Paris Saint-Germain ka paraqitur një ofertë prej 44 milionë stërlinash për portierin e Real Madrid, Keylor Navas. Klubi francez është një nga klubet që janë të interesuar për shërbimet e portierit 30-vjeçar.
Sipas sajtit spanjoll “Don Balon” gjigandët e Francës janë të prirur për të nënshkruar me Navas pasi menaxheri Unai Emery e shikon si tepër të rëndësishëm 30-vjeçarin për të zgjidhur çështjen e portës dhe tani PSG ka dhënë një ofertë prej 44 milionë sterlina për gjigandët e La Liga-s.
Navas ka qenë në radarë të disa klubeve pasi ai shkëlqyer për Real Madridin dhe kombëtaren e tij gjatë dy viteve të fundit. Lojtari i Costa Rica-s luajti 41 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat, duke pësuar 50 gola si dhe e mbrojti portën të paprekur në shtatë ndeshje.
Por Navas dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe shpreson se menaxheri Zinedine Zidane do ta aftësojë atë të vazhdojë me kampionët e Ligës së Kampionëve.
