Kukësi është mundur me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Dinamos të Moskës, në takimin miqësor të zhvilluar në Austri në kuadër të përgatitjeve për turin kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Dinamo Moskë-Kukësi 6-0
1’ Beqiraj, 8′ Sapete, 67′ Lutsenko, 73′ Temnikov, 80′ Kuzmin, 84′ Teminikov
Formacioni titullar i Kukësit
Koliçi, Hallaçi, Shameti, Sorran, Rrumbullaku, Lena, Zeqiri, Guri, Kale, Emini, Pejiç.
PJESA E PARE
Kukësi e mbylli pjesën e parë në disavantazhin e dy golave. Ndryshimi në cilësinë e dy skuadrave është parë që në fillimin e ndeshjes, pasi verilindorët pësuan një gol shumë të shpejtë, që në sekondën e 37, kur Beqiraj dërgoi topin pas krahëve të Koliçit.
Sapete arriti të dyfishonte shifrat pas një tjetër pavëmendje të prapavijës së verilindorëve në minutën e 8 të ndeshjes. Kampionët e Shqipërisë u munduan të reagonin pas pësimit të shpejtë të dy golave duke krijuar disa raste, por pa arritur të ngushtonin diferencën.
PJESA E DYTE
Një pjesë e dytë katastrofike për kampionët e Shqipërisë. 4 gola të pësuar në harkun e 15 minutave dhe një mbrojtje qe dukej sikur ecte në zonën e portierit Koliçi. Lojtarët e Dinamos e kishin mjaftë të thjeshtë ta dërgonin topin në rrjetë edhe pse luanin ndaj një skuadre që pretendon të kalojë turin e dytë në Ligën e Kampionëve./panoramasport/
