Mediat italiane zbulojnë goditjen e Partizanit në merkaton e kësaj vere. Eshtë “Tuttomercatoweb.com”, që njofton se “Partizani i Tiranës, ekipi shqiptar që ka si konsulent merkatoje Luciano Moggi, sipas informacioneve të mbledhura nga stafi ynë editorial, e ka mbyllur praktikisht akordin me sulmuesin Milan Basrak, i lindur në vitin 1994, që sezonin e kaluar ka veshur fanellën e Catanzaro”.
Po kush është ky futbollist? Milan Basrak ka lindur më 24 dhjetor 1994, është një futboll zviceran, por me origjinë serbe, i cili luante së fundi për Catanzaro 1929 në “Lega Pro” italiane.
I lindur në St.Gallen, Basrak ishte anëtar i ekipeve rinore të Zemun, Vojvodinës dhe Yllin e Kuq të Beogradit.
Ai bëri debutimin e tij të lartë për Zemun, në ndeshjen e fundit të Ligës së Parë Serbe, sezoni 2010-2011, kundër Novi Pazarit dhe shënoi një gol të vetëm për të tijtë në atë ndeshje. Më vonë ishte me Vojvodinën dhe Yllin e Kuq të Beogradit.
Në Ligën e Parë Serbe, sezoni 2013-2014, ai gjithashtu bëri 1 paraqitje për Inđinë. Sezonin 2014-2015 kaloi në Bosnjë Hercegovinë, ku luajti për Radnik Bijeljina dhe Radnicki Lukavac.
Në verën e vitit 2015, ai mbante veshur fanellën e Metalac Gornji Milanovac. Në verën e vitit 2016 u transferua në Itali dhe nënshkroi me Catanzaro.
