Komisioni i Disiplinës në FSHF do të mblidhet së shpejti për të zyrtarizuar ekipin kampion të sezonit 2015-2016. Vendimi i Etikës për t’i hequr titullin e atij sezoni klubit të Skënderbeut detyron tashmë Disiplinën për të shqyrtuar çështjen.
Megjithatë, burime konfidenciale të “Panorama Sport” në institucionin e futbollit tregojnë se vendimi që do të merret, duke u bazuar edhe në rregulloren e Kodit të Etikës dhe Kodit të Disiplinës Sportive, është shpallja kampion e Partizanit si ndjekësi më i afërt i Skënderbeut atë sezon.
SHPËRBLIMI 100 MILIONË LEKË
Menjëherë pas vendimit të Disiplinës, FSHF-ja do t’i bëjë një shkresë zyrtare klubit të Skënderbeut, duke u bazuar në nenin 16 të Kodit të Disiplinës Sportive, ku parashikohet zmbrapsja e trofeve.
“Klubit që i kërkohet ose i urdhërohet kthimi i trofeve duhet të kthejë mbrapsht të gjitha përfitimet e marra, veçanërisht shumat e parave të përfituara, si dhe objektet simbolike (medalje, kupa), citohet në nenin që bazohet FSHF.
Më konkretisht, Skënderbeu duhet të kthejë brenda 7 ditëve nga njoftimi i FSHF-së shumën prej 100 milionë lekësh shpërblim që ka marrë nga institucioni i futbollit si ekipi kampion i sezonit 2015-2016. Menjëherë kjo shumë do të ekzekutohet nga zyra e financës në FSHF për të kaluar në llogari të Partizanit.
UEFA DHE PREMIO 260 MIJË EURO
Pas vendimit të Disiplinës për t’i dhënë titullin e sezonit 2015-2016 klubit të Partizanit, FSHF-ja është e detyruar të njoftojë UEFA-n për verdiktet e organeve juridike të kësaj lidhur me çështjen e ekipit kampion.
Në edicionin e kaluar, UEFA dënoi Skënderbeun me një vit mospjesëmarrje në Kupat e Europës, duke i zëvendësuar korçarët me Partizanin në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.
Mirëpo, shifra prej 260 mijë eurosh që UEFA jep çdo vit për skuadrat kampione që nuk arrijnë të kualifikohen në fazën e grupeve të Champions-it, nuk është dhënë gjatë edicion
Pra, këtë shifër nuk e ka përfituar as Skënderbeu dhe as Partizani që mori pjesë në Champions. Tashmë, me të kuqtë që janë në pritje për t’u zyrtarizuar kampion të atij sezoni, gjithçka mbetet në dorë të UEFA-s nëse do të shpërblejë Partizanin.
260 mijë euro janë një shifër e konsiderueshme, për më tepër kur bëhet fjalë pë
r klubet shqiptare. Megjithatë, çdo gjë varet nga interpretimi që UEFA do t’i bëjë kësaj çështjeje. Në këtë situatë, FSHF-ja del jashtë loje dhe vendimi i takon vetëm qeverisë së futbollit europian.
PRETENDI
MET E KLUBIT TË KUQ
“Partizani është kampion i Shqipërisë për sezonin 2015- 2016 dhe unë nuk e kam vënë asnjëherë në diskutim. Si mund të marr pjesë një ekip në një aktivitet me kampionë pa qenë i tillë!? Presim titullin dhe premiot nga FSHF-ja”, ka thënë trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i cili ishte ndër të paktët që parashikoi vendimin e Komisionit të Etikës.
Tashmë në klubin e kuq janë të pritje të vendimit. /PanoramaSport/
