Selami flet për artikujt për Enverin: Çmim që pagova për mbijetesë

Gazeta Dita

Kandidati për kryetar i PD-së, Eduart Selami ka folur ditën e sotme në një intervistë në “Vizion Plus” për një artikull të tijin, ku fliste me superlativa për estetikën e Enver Hoxhës.

Selami u tregua i drejtpërdrejtë kur u pyet nga gazetari lidhur me këtë çështje, duke thënë se është një pjesë e jetës së tij që nuk mund të ndjehet krenar dhe një çmim që ka paguar për mbijetesë.

I druheni sulmeve? Kanë dalë në media disa artikuj gjatë kohës së komunizmit?

Po e di, kam qenë pedagog. Nuk i druhem sulmeve.

Ajo është një pjesë e jetës sime për të cilën unë nuk jam krenar. Është një çmim që unë kam paguar atëhere për mbijetesë.

Shumë njerëz zgjodhën rrugën e konfrontimit, unë jo. Por koha tregoi që unë e vrava frikën shumë shpejt

Share This Article
7 Comments
  • E vrave friken kur/ kur ra komunizmi nga ata qe s’paten frike dhe ti zure shpejt e shpejt kolltukun si gjithe berishianet dhe ramanoshet. Gjarperinj te tere. Mjere vendi ku keni lindur!!!

  • U dirigjove nga ish sigurimi,dhe i cove deri ne fund porosite,por doli nje malok akoma me spiun se ty,dhe ta morri llokmen.Kujtoj ate zagarin e Berishes qe e kishte badikar,qe shkruante kur i vajtem Selamit tek dhoma,per ta mre me vete ne qender ku do grumbulloheshin studentet, i the nuk vi se po beje omlete me veze,hahahahah Pra akoma se kishe vrare friken,qe te vrafte zoti,mor deshtak,se te kishe pak aftesi do kishe bere emer ne Amerik.

  • nuk je aq emocional, sa te kishe frike ose te ishe aq trim pro, ose kunder enverit . me dukesh, as mish as peshk . une si “socialist”, ty do te te doja, ne krye te pd-se…… qe te mos beje zullum . ps; se shpejti duhet te shpallim …….s’duhet te kete me parti “klasore” . ç’do formacion politik, duhet te kete ne program…… mireqenjen e popullit . klasat, ose kastat; prodhim historik, i mendjeve diabolike .

  • Vellai juaj ishte oficer sigurimi ne ushtri, babai juaj ishte komisar batalioni (grupi) ne ushtri dhe ju kishit frike?! Kush i ha keto profka, o Selami? Ju mbrojtet graden shkencore per estetiken e Enverit ne fjalimet e tij dhe nuk bete thjeshte nje shkrim, skunder na thua tash. Edhe tashti nuk po tregohesh i sinqerte. Pse ke qene sigurims, randaj dole gjoja rival i Bashes, si puna e Maqo Lakrorit me Edi Ramen.

  • TE NJEJTEN GJE PO BEN EDHE TANI.

    SHERBEN SI FASADE PER ZGJEDHJE, ESHTE

    CMIMI I TIJ PER MBIJETESE NE KUSHTET E

    TANISHME.

    BISHTI I QENIT, BISHT QENI MBETET.

    HAHAHAHAH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *