Kylian Mbappe është lojtari i momentit. Sulmuesi francez është përfolur shumë për një transferim te kampionët në fuqi të Europës dhe Spanjës, Real Madrid.
Për 18-vjeçarin interesohen edhe Arsenal dhe PSG. Por çfarë efekti do të kishte transferimi i sulmuesit të Monaco në “Bernabeu”?
Sipas ekspertit të futbollit europian, Garaham Hunter, kalimi i Mbappe te madrilenët do të pasohej nga largimi i sigurt i Gareth Bale, i cili mund të vendosë të kthehet në Premier League.
“Los Blancos” janë vënë në gjurmët e francezi që nga koha kur ai ishte vetëm 14 vjeç dhe Zinedine Zidane synon ta bëjë ata pjesë e repartit të tij sulmues.
Nëse Real do të arrijë të mposhtë konkurrencën e Arsenal dhe PSG, atëherë Bale do të sakrifikohej për t’i hapur vend yllit të Monaco.
Ndërkohë, ky do të ishte një lajm i mirë për Manchester United, me Mourinho dhe Woodward që duan ta marrin Bale në “Teatrin e Ëndrrave”.
Gjithsesi, shumë do të varet nga lëvizjet e Cristiano Ronaldo-s, me yllin portugez që ka befasuar klubin spanjoll duke kërkuar të largohet këtë verë.
Largimi i mundshëm i CR7 do të krijonte fondet e duhura për të siguruar Mbappe, i cili do të bëhej blerja më shtrenjtë në historinë e futbollit.
