Zgjedhjet, Arvizu takohet me Alfred Pezën

anazapta

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, u takua dje me kandidatin socialist në zonën e Peqinit, Alfred Peza. Gjatë takimit u diskutua rreth ecurisë së deritanishme të fushatës dhe incidenteve që janë shënuar herë pas here.

“Sot zhvillova një takim URGJENT me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, në Fier. E informova për ecurinë e fushatës zgjedhore në rrethin e Peqinit dhe për incidentet që nga djegia e posterit tim elektoral, grisjen e flamujve dhe një incident shumë të rëndë të ndodhur pas mitingut tim elektoral në qytetin e Peqinit, ku ishte edhe kryetari i PS, Edi Rama. Biseduam edhe për pritshmëritë e zgjedhjeve të 23 qershorit”, shkroi dje Peza në profilin e tij në FB.

 

Share This Article
2 Comments
  • Boll me me keto njoftime qe s’perbejne asnje lajm.Ç’fare eshte Arvizu ne keto zgjedhje?Kush eshte roli i tij primar ne kete vend?E ka sfiduar Salen keto dite e na eshte bere si i ndjeri Larja ne ekranin tone.A do marr perseri pjese ne nxjerrjen e rezultatit dhe a do kete pjesmarrje ne numerim!E pakuptueshme!Se fundemi n.q.se eshte i dashuruar me kete vend jepini nje hapesire ne ekranet tona e te na mesoje si gatuhet.Jam i mendimit se do kete shume interes.Rrofte rrep.e bananeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *