Astrit Patozi i ofroi 6 kushte kreut të “ngrirë” Lulzim Basha që të futej në garën për kreun e PD-së, por ky i fundit i refuzoi.
Ishte ky veprim që ta bënte Patozin të shprehej se kryetari i ngrirë Basha i kishte ofruar një pazar për garën, por që ishte refuzuar nga Patozi.
Kjo deklaratë e fortë, është komentuar edhe nga “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i PD-së, që për një kohë të gjatë ka patur për kryeredaktor edhe Astrit Patozin.
Në një shkrim të titulluar “Garancitë statutore e gara e barabartë nuk janë Pazar”, gazeta e PD-së nuk ngurron të fshikullojë ashpër ish-kryeredaktorin e saj duke u rreshtuar në këtë mënyrë me Bashën në garën për kreun e PD-së.
PJESË NGA SHKRIMI I PUBLIKUAR NË RD:
Insinuata aspak të denja dhe të pista janë hedhur në tregun mediatik nga Astrit Patozi në lidhje me negociatat me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Ristani për dialogun mbi gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për kushtet e barabarta të garës në PD në respekt të Statusit të partisë. Pasi nuk ka mundur të arrihet gjuha e përbashkët, Patozi i ka konsideruar këto negociata të Ristanit si ofertë për pazar nga Basha. E turpshme kur hidhen në tregun mediatik dhe kundërshtohen si të rreme nga pala tjetër.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka hedhur poshtë deklaratat e Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi “pazar” që ai të mos e sfidojë.
Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negocimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.

organizatë kriminale,s’ka emër tjetër !