Imami “qeras” Aleksandër Frangajn me 400 mijë USD

anazapta

Është një fakt i ditur gjerësisht që kryeministri i vendit ka vendosur të bojkotojë emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan. Por nëse raportet e Berishës me Fevzon kanë pësuar luhatje, për pronarin e këtij televizioni, punët me qeverinë dhe me “thesin” e qeverisë duket se po shkojnë për mrekulli.  Aleksandër Frangaj u vu në qendër të kritikave të opozitës vitin e shkuar pasi u zbulua se i vëllai i tij, Eduard Frangaj, nëpërmjet një kompanie private kishte përvetësuar disa dhjetra miliona euro nga entet shtetërore për realizimin e spoteve televizive. Duket se presioni publik e ka bërë të vetën. Milionat vazhdojnë të rrjedhin lumë për Frangajt, vetëm se ka ndryshuar rubineti, fondet nuk kalojnë më nëpërmjet kompanisë së Eduart Frangajt, por nëpërmjet një kompanie të re, të krijuar në janar të këtij viti, e cila drejtohet nga një nëpunës i Aleksandër Frangajt.
Zoom

Faksimile e kompanise qe fitoi tenderin
Faksimile e kompanise qe fitoi tenderin

Kompania “Zoom Events” është krijuar në janar të vitit 2013, pra rreth gjashtë muaj më parë. Ajo është zyrtarisht në pronësi të zotit Eptan Lohja. Nga raportimet e thesarit të shtetit rezulton se kjo kompani vetëm në 2 javët e fundit, ka arritur të marrë rreth 400 mijë dollarë nga dy kontrata të ndryshme ekskluzive me Ministrinë e Mbrojtjes, falë dy urdhrave të firmosur nga vetë ministri Imami. Më datën 6 Qershor në thesarin e shtetit u dizbursua një shumë prej afro 19.4 milionë lekësh për këtë kompani. Ndërsa dje sërish thesari i shtetit ka bërë dizbursimin e një shume prej 20 milionë lekësh sërish për të njëjtën kompani të kontraktuar nga ministri Imami për “realizim spotesh” publicitare për këtë ministri. Siç e ka zakonin kjo ministri, zyrtarisht fondet kalojnë nga “repartet ushtarake” të cilat ndodh shpesh të jenë qëndra kulturore të ushtrisë.   Por kompania që zyrtarisht është fituese e tenderit, në fakt është një kompani që “ka vazhduar traditën” e furnizimit me miliona të zotit Frangaj, pasi pronari në letra i kompanisë, zoti Eptan Lohja është as më shumë e as më pak sesa vartës i zotit Frangaj. Madje ai është edhe një njeri që në bazë të të dhënave të Qendrës së Regjistrimit të Biznesit, rezulton anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të TV Klan, e të njëjtin funksion mban edhe në televizionin ABC. Mjafton fakti që zoti Lohja është anëtar i Këshillave Mbikëqyrës në këto televizione që ta kthejë të gjithë skemën e financimit të ministrit Imami në një “lojë të pistë”, kësaj here edhe me letra, për financim preferencial të medieve në pikun e fushatës elektorale.

Te dhenat zyrtare nga Thesari i Shtetit
Te dhenat zyrtare nga Thesari i Shtetit

 

Braçe: Imami ka “avulluar” 1 miliardë lekë për spote elektorale

Partia Socialiste ka denoncuar përmes dokumenteve një rast, sipas saj flagrant, ku Qeveria ka përdorur fonde publike për fushatën elektorale.  Denoncimi vjen vetëm pak ditë pas publikimit të shifrave që tregonin se financat publike kanë hyrë tashmë në krizë për shkak të rënies së të ardhurave dhe rritjes se shpenzimeve nga Qeveria.  “Të gjithë e kanë në vëmendje spotin politik te Ministrisë së Mbrojtjes dhe sot u them shqiptarëve që ky spot ka kushtuar 1 miliard lekë të vjetra; vetëm për një muaj fushatë elektorale, vetëm për një muaj fushatë të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami.  Paratë kanë dalë të gjitha nga buxheti i shtetit, i Ministrisë, nga buxheti i Qendrës Kulturore të Ushtrisë në datë 21 maj dhe pastaj janë transferuar në llogari të tjera për të financuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike, të Qeverisë të Partisë Demokratike”, thotë Braçe.

Te dhenat zyrtare nga Thesari i Shtetit
Te dhenat zyrtare nga Thesari i Shtetit

Kodi Zgjedhor, përkatësisht neni 84, e ndalon qartësisht përdorimin e fondeve publike për reklama, dy muaj para zgjedhjeve, duke lënë hapësirë vetëm për reklamat informative mbi procesin zgjedhor dhe njoftimet e tenderëve.  “Ky është një rast flagrant në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, në të cilin thuhet: Institucioneve publike në nivel qëndror dhe vendor, 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, u ndalohen reklamat, me përjashtim të atyre që i shërbejnë qëllimit të ndërgjegjësimit të zgjedhësve për aspekte të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara nga ligji'”, tha Braçe. Fondi 1 milionë dollarë ka dalë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në datën 21 maj dhe përmes një zinxhiri të shpejtë transaksionesh, që përfshin disa kompani private është shpërndarë në media. Por opozita thotë se dokumentet tregojnë një fakt më të rëndë, atë që gjysma e fondit është zhdukur nga transaksionet zyrtare. “Pyetja shtrohet: Po gjysma tjetër ku ka shkuar? Paratë janë paguar të plota. Çfarë po financon gjysma tjetër e këtij 1 miliardi lekësh? Dyshim i madh është që po financon edhe njëherë tjetër veprimtaritë politike të PD-së në një skemë të pastër rryshfetesh brenda për brenda të administratës së shtetit dhe familjes politike dhe mediatike të Sali Berishës”, tha Braçe.

Share This Article
48 Comments
    • Ky është një rast flagrant në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, po normale a eshte saliu ne mes sdo mend qe do te jet antilogjor cdo veprim per klanin , per 5 dite klani rilind

      • Sali gerdeci e ka mbushur vendin me frangaj, saliu e shkelzei se nuk eshte me saliu qe drejton ne kete vend po shkelzeni qe po ben dhe leket e cmendura me zarat e tij ne kurriz te shqipetareve po normale se ka babin dhe sa ta lejoj babi ai aq me keq do vazhdoje.

    • Tha Brace ne Parliament, dhe tani ja ku jane provat. Keta po bejn qef me leket tona more zoteri, e populli akom blen ushqim me liste. Eshte bere tama pushtet i perqendruar, dhe nje grusht njerezish perfitojne pa limit nga nderet qe i ben shteti.

      • Po ca zgjidhje do i japi EDI RAMA …..me thoni pak o njerez .Edi Rama nk ja ka idene se si drejtohet nje popull…ai eshte nje njeri qe e fundos akoma me shume vendin..ishte Edi Rama qe nk qe dakort me tunelin ELBASAN:TIRANE nje nga kryeveprat me te bukura ,qe ka hapur shume mundesi per popullin e ELBASANIT …..

    • pare xhepi ishin, sa per nje kafe, mos beni keshtuuuuu, se Klani po mos te ishte sala do ishte TV lokal me 10 punonjes ne total.

    • qerasje ?! duhet te kete pas ditlindjen se qeka cmim serrioz ky mesa po shof !! cjan keto gjera o njerez a ka gjykate ketu apo jo ?! se mesa po shof ketu qeka vidh e mos e vrit mendjen per gjykate se gjykata o me saliun dhe po ishte dhe hajduti me saliun cdo gje shkon vaj dhe asgje nuk e vret mendjen !! tmerrr duhet vene dore mbi keto vjedhje qe po bejn !!

      • Arben Imami si aktor i deshtuar, si minister i korruptuar, si politikan i mbaruar ama si hajdut eshte teper i dalluar.
        Frangaj nga ana tjeter eshte nje bandit qe e qellon me lajmet e Klanit gjithkend qe do Sala, ne vend te pistoletes. Gryka e Klanit drejtohet nga armiqte e Familjes dhe sulmon turpshem.
        Keta duhen hequr nga i pari tek i fundit sa me pare qe te jete e mundur!

      • lulezoi ne korrupsion dhe arben imami ee, po mire ka aktruar deri tani dhe ska faj , eshte skllav i nje diktature te poshter qe spo i le hapsira per asgje pervec kunder kunder cdo gjeje qe ka te bej me ligjin

    • Po se mos vetem kjo eshte vjedhja e ketyre, yyy sa kane te dokumentuara keto, pastaj cper ca vjedhje flasim kur kto kane vrar njerez ne mesi te dites.Prandaj e do kaq shume integrimin ky qe te zhduket jasht shtetit e mos ta gjeje kush, se per ti leverdisur nuk i leverdis se nuk vjedh dot me sa ka vjedhur me pare.

    • Ja pra se cfare eeshte ky pushtet qelbesirash qe dine vetem te vjedhin gjithcka qe munden. Imami ben me parate e shqiptareve sikur ja ka lene tezja, po ashtu si edhe pronari i tij Sali. Ne Shqiperi po vdes media e lire si pasoje e patronazhit korruptiv te qeverise Berisha dhe i bie qe te mbeten vetem ato TV qe thone ate qe do diktatori. Dmth duan ta bejne Libi dhe ketu, e te dale Zeni kampion vrapimi, Gita te drejtoje Banken e Shtetit (khe khe Familjes) dhe Sala ta beje veten kampion kombetar ne not.
      Mire qe Rilindja vjen per 5 dite, ndryshe keta nuk do te duroheshin dot me keto qe kane ndermend!

    • Milionat vazhdojnë të rrjedhin lumë për Frangajt, vetëm se ka ndryshuar rubineti, fondet nuk kalojnë më nëpërmjet kompanisë së Eduart Frangajt, por nëpërmjet një kompanie të re, të krijuar në janar të këtij viti, e cila drejtohet nga një nëpunës i Aleksandër Frangajt, hera e fundit qe qeraste le ti gezoj se ne burg do te shkoj

    • e ka te kote , le te japi miliona ai plera , su be njeher media tamamt por polituzura deri ne detaje, por kam hall cdo bej mbas 23 qershorit , do ti japi lajmet nga burgu se me ligj keto akte denohen apo mos ndoshta drejtesia eshte akoma ne gjume nga mbidozat e saliut?

    • nderkohe qe frangaj plera merr miliona me lek nga saliu, populli vuan per buken e goejs, ndrekohe qe frangaj merr milona arka e shtetit eshte 0 dhe po rritet cdo dite e me shume borxhi publik, sali ku jeton mor burre? pak lek ka frangaj, pak leke i ke dhene ne 8 vite?

  • E qeras maskarai po si, se fundaj parat e shqiptareve jane se mos i nxori gje nga xhepi..E hajt e votoi pastaj keta maskarenj..Voto Rilindjen ndale shkaterimin e metejshem te shqiperis.

  • ky eshte turp i madh!!!
    cjane keto hajdute e kriminel qe nje qerasje te rastit e kane 400mij euro???
    populli vdes per buke!!
    keta qerasin me kshu shifrash!
    do ju shpiem me shqelma pas dates 23!!!

  • Sa shume ligje ka thyer ky kryeminister, ti marresh te gjitha bashk i shokojn nja 50 vjet burg, vetem te hapesh nje gazete online do shikosh qe eshte fajtor per shume e shume gjera, por problemi me sa duket eshte se nuk e vertetonka dot gjykata se specialistat jane neper gazeta.

  • Pse sdele Saliu dhe jep shpjegime per kete gje ?! Se dele me ate lauren e thote per pasurin qe nuk deklaroj Edi Rama ku nderkohe un po lexoj disa shifra marramendese qe saliu dhe shteti po i fshehin dhe shife ca harxhojn keto njerez per nje fushate !! me ato lek do kishin bere shume gjera dhe do ishin hapur shum vende pune ku tashme ne do ishim shume mire e shum te lumtur , e jo te stresonim veten dhe te kishim halle qe ne femiri

  • PO kush drejton politikat Sander K… nje cop fshatar injorant cohuni o popull dhe votoni kunder ketyr e palacove se e moret ne qafe Shqiperin me kete indiferencen tuaj ndaj vrasjeve ne Gerdec ne Bulevard ndaj vjedhjeve te Sandrit me Compani cohunu votoni se neser do jete teper vone.

  • Kjo qe po te ndodh ne shqiperi nuk para ndodh ne cdo vend te botes por aman ne afrik eshte normale, dhe ne shtetin e pinguinave pak a shume, po skane lek sa ne ato,te behen leket e popullit rrush e kumbulla ne kete lloj menyre, ne mes te di tes ne thyerje te p[lot te ligjit, skandal eshte.

  • hahhah sa fakte te turpshme qe e bejne qeverine berisha te ndryre deri ne maksimum ne korrupsionin e reklamave ne menyre qe klani i aleksander frangajt ta mebshtesi ne maksimum ate,kjo esht etotalisht e padrejte dhe e denueshme

  • cdo shqipatr i dnon shuem shuem keto akte qe qeveria e slai berishes e konkretisht ministria mbrojtjes me arben imamin ne krye mundohen fh i japin para tv klanit te ndyre per ti bere reklame qeverise dhe kjo eshte e pa praneushme

  • Shikoni se si shperdorohen parat e shqiptareve per te kenaqur klientet e pushtetit. Ndaj vota jone shte vendimtare, ndaj ne duhet te votojme numrin 29 per te shporrur njehere e mire keta maskarenje qe shperdorojn parat e shqiptareve per te mbushur xhepat e tyre.

  • Kjo eshte nje shkelje flagrante e ligjit dhe duhet denuar, Imam balajdia nuk mund te qeras lilot e pushteti me parat e shqiptareve…Pasi e shkaterroi uhtrine ky maskrai tani si perapar ikjes nga pushteti po i kenaq pak klientet e tij me djersen tone…Turp duhet vene perpara pergjegjesis ky hajvan qe kemi per minister.

  • Kjo eshte e patolerushme, keta jane maskarent e pushteti qe e boshatisen arken e shtetit, i shkateruan pasurit kombetare e parat u’a shperndan klienteve te pushtetit…Ja pse ne duhet qe te votojme masivisht partine socialiste m 23 Qershore qe te ndalim rrugen e rrenimit te metejshem.

  • “”ku gjejne shesh bejen pershesh””

    kur nuk funksionojne ligjet, bejne krime te tilla qe duhet te denohen me burg…

    nuk behen keta lloj njerezish,..

  • Spotet e PD kane kosto marramendase, sepse kerkon peshqeshe frangaj se ka kqa vite qe i mbane ison ketij pushteti mafjoz..Kjo eshte e patolerueshme qe pervec ministrave te behet edhe frangaj miljarder me parat e shqiptareve.

  • Ushtaraket nuk kan me ushqim ne repart. Nuk kane uniforma. Kane tre vjete nuk marrin dieta. Kane tre vjete nuk marrin kompansimin per qerate. Kane tre vjet nuk marrin shperbilime dhe ndihme ne rast fatkeqesishe. Paguajne edhe ne Siptalin e tyre Ushtarake. Shtepite e pushimit te ushtarakeve menaxhohen nga kompani civile me cmime te njejta me hotelet private. Paguajn per emerime, transferime, gradime, misione ne Afganistan dhe ne NATO. Ska para? Jo vene ne drejtim ku mund te behet korrupsion, jo per mbeshtetjen e ushtarakeve.

  • parit aoscislaite i denon shume keto akte dhe zotohet se nuk do t endodhin me ne asnje rast shqipatret do e vot besojne ate ne 23 qerhor se kjo eshte krim shteteror me parate e tyre nj keq perdorim masiv i tyre….

  • shqipatret nuk mund te lejojne qe slai ebrisha dhe qeveria e tij famekeqe te shperdorejne me fondet publike dhe parate e tyr ekaq haptaz dh ekjo gje esht ehsume shume e frikshm per demokracine pra manipulimi i publikut

  • ne vend qe te kemi nje ushtri qe eshte pjestare e natos dhe krenare ku te perdori parate per te rritur kapacitetin ushtarek te vendit tone kjo ushtri sa vjen ena tyrperon dhe degjenereon imazhin e kompanise

  • Berisha po pergatitet qe te dale ne opozite. Depoziton para tek Sandri qe ta fuqizoje kur te jete pa pushtet. Ngrehina axhitative Klan duhet qe te punoje me pas me te njejtin rritem per Saliun, kur nuk do te kete me donacione. Por Berisha ne fakt i ben lloga

  • shqipatret duhet te bertasin dhe t eprotestojne kudner kesaj qeverie mjerane qe shperdoron kaq haptaz fondet e saj per ti kenaqur mediat prane saj qe i bejne publicitet dhe kjo eshte komplet e pa pranueshme

  • prandaj en 23 qerhsor te gjithe shqipatret duhet te mbeshtesin edi ramen dhe partine socialsite si e vemtja alternative per te mos shperdoruar me fondet e tyre si e vemtja alternative qqe vendi te zhvillohet pa konture korrupsioni e nepotike

  • Po Berisha ne fakt i ben llogarite gabim, pasi sandri eshte klloun i papare cirku. E nisi karieren e tij ne gazetari, pas studimit si skenograf, me ideale teresisht te majta ekstreme, si komunist dhe enverist fanatik, pastaj kaloi dhe u ngjyros roze per te ngrene pershesh me Tosin e nenes e Ilirin e skraparit. Keto tete vjet kaloi me salen dhe tani po pergatitet te kthehet ne gjirin e Rames. kjo kategori e specie njerezish qe punojne sot ne media nuk kane as ideale, as moral njerezor perveç fitimit galopant.
    Ne kete afer paska perzier edhe Eptanin qe i iku gjeli nga dritarja tek filmi “Ne shtepine tone”

  • sander burgaxhiu eshte nje nga ata antaret e Shoqates Kombetare te te Shke.dhyerve nga Salliu – me kryetar tos nanon ose me embel tos marmalata.

  • Arben Imami nuk e ka te nevojshme te qeras Aleksander Frangaj sepse ata jane miq me njeri-tjetrin. Plus qe nuk eshte as i korruptuar, ka frike te vjedhin sepse eshte fushat dhe kjo gje e demton ate.

  • Mjaft me shpifje o socialist te terbuar. Mjaft me trillime se nuk ju beson askush pas gjithe ketyre shpifjeve qe keni bereper Partine Demokratike, vecanarisht per Arben Imamin, te cilit sja mban te beje as cerekun e veprave lidhur me shpifjet qe i jane bere atij, per ta demtuar ne keto zgjedhje.

  • Shikoj se Aleksander Frangaj, është bërë leshlëshuar në kokë,dhe ajo i ngjan vende vende një kënete me kallamishte ku mesiguri brënda trurit,si brënda mocalit,si bretkosat në verën e vonë,zhurmetojnë mendimet e Frangajt per franga ari(euro)kryesisht!Tjetër vecori karakteristike që gjej tek ky gazetar i moshës sime,është braktisja totale e kollares blu që mbante dy vjet me parë, në kollare mavi,si ka qejfin të thotë Berisha kur shan gjer dhe me nëne Edi Ramën! Nuk besohet se kjo kollare është rastësi apo një tekë e vonë e gazetarit të rrahur dikur dhe mbuluar me franga ari(nuk di cberi me ate skafin e stermadh) gjer tek këto më të fundit “dhuruar”për spote nga Imami! Mund te marrë edhe ndonjë tjeter “frangë”,Frangaj, edhe këtë javë të fundit,pasi më pas do të jetë tepër e vështirë,jo se do të kembehet pushteti(Frangaj kembeu kravatën,bej kujdes te shohesh foton)por se do të ndryshojë totalisht modaliteti ku shteti i zgjebosur pasi u vjel taksat qytetareve, tua jap ato si franga ari,medjave si bëjnë sot me Frangaj!…Mediat duhet te mbahen jo nga parate e taksapaguesve qytetare,por nga ekonomia e tregut, bizneset private dhe reklamat e tyre…Frangaj kete e ndjen,sikurse duhet ta ndjeje edhe TVSH qe s’ka pse financohet nga shteti(Greqia eshte ne sherr per kete, por Samaras ka te drejtë) Frangaj e mendon këtë pasi kur sheh Berluskonin qe kanalet televizive i dalin me dificite të renda(ka 50 mijë puntorë) dhe eshtë ne tratativa për tja shitur Murdok, besoj se edhe Frangaj i shkon mendimi qe “piramiden”e tij proqeveritare,ta shes i ndihmuar nga ndonje shqiptar qe punon tek sheiku i Katarrit Al Thani qe ne të vertet ka projekte ambicioze ne jug te Shqiperise,aty ku europianet sipas gruas se tij te dyte,Mozah,(Al Thani ka shtate gra dhe 25 fëmijë-posedon skuadren e futbollit francez,PSZ,Valentino,Veriun e Sardenjes dhe magazinat e medha angleze) të zbresin në brigjet magjike të Jonit,dhe të gjejnë Katarin pa shkretetirat e tij të verdha!….Frangaj,me kokleshësine e tij tanime baltonore dhe me rezervate mushkonjash të shumta,ku shquhen Fevziu,Cani & Artani…kupton dizifektimin që po vjen shpejtësisht dhe perditë e me tepër sheh në kënetën e tij Klan ngordhjen morale të ketyre malarikeve gazetarë!..Për këtë katastrofë që (tani flas me seriozitet) po i vjen jo vetëm Frangajt,(kriza qe do suspacion rrotacionin e padiskutueshëm,do te thellohet gjer me 2017 dhe Italia kaloi sot 2040 mije miliard borxhin(Kliko sot Grillo,lexo M.Draghi)ka ndikim të rëndë edhe në Shqiperine tone të mjerë!…Kravata e Frangajt,nuk mund të shkojë me kravatën blu qe mban ende Fevziu apo njeriu me kater deshmore te luftes clirimtare,shkelmuar ata,Cani….Mavija e Frangajt është thjesht një simbolikë rrotacioni dhe këtu ka të drejtë,kurse këneta e së ardhmes së TV KLAN,mbetet,njellojë si leshrënia e kokës së tij me pllangat e pellgjeve ku zhurmojne brenda bretkocat!…

  • eshte qesharake kur degjon se jane shtruar 10000 km rruge qe po ti shumzojne me 3000000 euro per kilometer si mesatare do te kemi nje fon per rruget prej 30 miljard dollare te shtrire ne 8 vjet do te thote se per cdo vite eshte shpenzuar rreth 4 miljad euro ne vit kur viti me i mire buxhetor ka grumbulluar rreth 5 miljard dollare ose reth 4 miljard euro ne keteo kushte nga buzheti i shtetit nuk eshte planifikuar asnje kokerr leku per gjera te tjera por vecem per rruge d.m.th nuk jane planifikuar asnje euro per te ngrene apo per spitale se po te fusim dhe spitalet shkollat dhe ujsjlellsit del qe per kete 8 vjet qeveria te kete shpenzuar 40 miljard euro te gjitha keto tregojne se kjo qeveri e ka humbur sensin e mases dhe nuk di se cfare te thote por mjere ky popull se ne dore te kuj ka rene dhe e keqe e kaesaj nuk eshte qeveria por vete populli si te proverbi se nga i erdhi e keqja pyllit do te pyesnin te paret tane dhe nuk do te nguroni te thonin nga vetvetja sepse i dha bishtin sopates e cila e kerdisi pyllin me te prere.

  • Z.Rama dhe mediat e tij njihen per spiunazh dhe shpifes ekselent. Le te vazhdojne me ritualin e shpifjeve, PD dhe Sali Berisha ecin me Shqiperine Perpara, drejt zhvillimit dhe integrimit! Vazhdoni shpifni dhe spiunoni se fundja e keni ne gjak.

  • Zoti Edi Rama mban dhe mbron me dinjitet staturën e krye shpifësit të rëndomtë. S’ka surpriza…ai dhe komunistët e tij këtë prirje kanë; shpif, shpif se diçka do mbetet!

    • Edi Rama eshte ai qe bllokon kete vend per te hec perpara…!!Ai qe nk votoi 3 ligjet qe dhe vendi te heci me ritme me te larta ….Plani i partise demokratike ,do ta coje Shqiperine perpara!

  • Po eshte Saliu supershpifes, more shqiptarë!Perse nuk e nxjerr ku ka thene Rama per malesoret ne Laprake qe jane shpellar? Pa na tregoni ju “te ndershmit”jo komunuste(pika ju spiuna te sigurimit,komunistin stalinist keni Saliun)ku ka thene shpellar Rama?Ate e ka thene dikush tjeter dhe vetem per Berishen ne shpellen e te cilit duket jeni dhe ju gogj gomarit!…Jepni proven qe Rama ka thene shpellar?Perse shpif i shpifuri karaduzi i shpelles, Berisha! Shpetoni femijet nga ai se ju do vdisni me damken e spiuneve!

    • EDI RAMA nk ka ca ti treegoj ketij populli!Qe ai qe pati BASHKINE E TIRANES per 11 vjet dhe nk beri asgje….Vetem mbushi xhepat e vet dhe popullin e la me nje ane duke mos menduar per to…kY eshte Edi Rama nje njeri pa moral,pa dinjitet dhe mbi te gjitha nje njeri pa arsye……Votoni nr 44 per nje Shqiperi sa me te zhvilluar.Perpara!!!!!

  • Turp qè ekziston njè gazetè e tillè e bashkè metè ata qè quhen gazetarè.
    Tè pyesin e tè informohen pèer 20% e atij tè gjatit.
    Nga viti 1998 deri mè 2005 Tirana u mbush melagje tè reja e pa asnjè rregull urbanistik.
    Me tè drejtè se 20% vetèm njè herè bèhet né jetè.
    Sot pashè titullin kryesor tè gazetès.
    “xxxxx meriton plumbin” – titull qè bèn thirje per dhunè e terorisèm.
    KJO ESHTE GAZETA “DITA” – TURP, TURP E PRAP TURP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *