Vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi e cila ka parashikuar edhe krijimi i organeve të reja si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka sjellë një ngerç në shumë institucione. Një prej tyre është edhe Gjykata e Lartë, e cila praktikisht ka një numër të lartë anëtarsh të cilëve u ka përfunduar mandati. Por në sqarim të saj kjo gjykatë ka bërë me dije për se pavarësisht përfundimit të mandatit anëtarët do të qëndrojnë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre.
Pesë gjyqtarëve që u ka përfunduar mandati 9 vjeçar si anëtarë të Gjykatës e Lartë, do të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve.
Njoftimi është bërë nga vetë Gjykata e Lartë, e cila i ka bërë me dije publikut për ecurinë e veprimtarisë e saj në kushtet ku ende nuk është krijuar Këshilli i Lartë Gjyqësor që do të bëjë edhe emërimin e anëtarëve të rinj.
Gjykata e lartë sqaron se gjyqtarëve Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Andi Çeliku, u përfundon mandati në datën 28 korrik 2017.
Për këtë qëllim, në datën 29 qershor 2017, trupa Gjyqësore e Gjykatës së Lartë, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit 9 vjeçar në këtë detyrë, për secilin prej tyre.
Por në në bazë të nenit 139/5 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhës”.
Aktualisht Gjykata e Lartë ka 14 gjyqtarë nga 19 që parashikon ligji, prej të cilëve 7 u ka përfunduar mandati.
Dhe nëse ata nuk pranojnë të qëndrojnë në detyre deri në zëvendësimin e tyre atëherë mbas 28 korrikut kjo gjykatë do të mbesë me 8 anëtarë nga 19 që parashikon ligji, pra 11 më pak ndërkohë që janë në pritje të gjykimit 18.000 dosje.

Perzeni ata Mafioze .Me mire me pase mangut se sa te kesh si Fullanka qe shpetoi Like Floririn nga “Litari”.
hahaha, 18 mije dosje ne gjykaten e larte, e kuptoni sa qesharake situata.Sikur cdo dite te shqyrtohet nje dosje nga keto pa ardhur te tjera duhen reth 60 vite hahahaha.Nuk e dij se sa serioze mund te jete puna e kesaj gjykate.Tani e kuptoj cdo te thote krijim kaois per te bere korupsion.