VIDEO/Mes pasionit dhe profesionit, balerinë e fizikante në të njëjtën kohë

Gazeta Dita

Meritt Moore është një vajzë që studion për mjekësi por ndjek pasionin e saj për kërcimin në të njëjtën kohë. Ajo është gati për tu diplomuar në Universitetin e Oksfordit për Fizikë Kuantike.

29-vjeçarja është gjithashtu kërcimtare profesioniste dhe ka qenë pjesë e trupës së Baletit Kombëtar, trupës në Boston dhe Zurich.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme për një shkencëtar që të eksplorojë artin sepse duhet të mendojë rreth koncepteve në këndvështrime të ndryshme. Kjo i nxit njerëzit drejt imagjinatës dhe krijimtarisë,” – tha ajo për BBC.

Meritt i ka ushtruar këto dy pasione për 10 vite. Ajo filloi të kërcente në moshën 13-vjecare dhe studionte fizikë në Harvard.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *