Deklarata dashurie që shprehen në distancë! Realiteti mbetet shumë larg, jashtëzakonisht larg, por të paktën, në botën fantastike të rrjeteve sociale, ai po vesh fanellën e AC Milan.
Luka Modric, mesfushori i Real Madrid, ashtu si ka ndodhur në të kaluarën, ka shfaqur një sinjal se mund të jetë futbollisti i ardhshëm i Milan. Tifozët kuqezi kanë nisur të ëndërrojnë pasi kanë parë kroatin duke bërë “like” te një fotomontazh që e tregon me fanellën kuqezi.
Eshtë Milan në mendimet e Modric, prej kohësh, ashtu si dëshmon fotografia e famshme në “Twitter” ku mban mes duarve një trofe dhe ka të veshur tutën e klubit kuqezi.
Në të kaluarën, kroati, i lidhur nga një kontratë me Real Madrid deri në 30 qershor 2020, kishte venë një “like” në fanellën e re të Milan dhe te një foto e postuar nga grupimi i tifozët kuqezi ”Curva Sud”.
Thjesht një pëlqim në rrjetet sociale, që ndonjëherë nuk do të thotë asgjë, ndonjëherë thotë gjithçka. Modric është një ëndërr për tifozët kuqezi.
