Licensohet bursa e parë shqiptare me kapital privat nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Në vendimin e bordit të AMF vlerësohet se bursa shqiptare do të forcojë besimin e investitorëve dhe rrisë mundësinë që kompanitë dhe qeveria të gjejnë financa afatgjata për projekte të cilët nuk mund të kreditohen nga bankat.
Albanian Stock Exchange, ALSE është bursa e parë shqiptare me kapital privat e licensuar në vend nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Vendimi është miratuar më 3 korrik, ndërsa Shoqëria ka një kapital të regjistruar
50 000 000 lekë.
Shoqëria do të ketë tre aksionerë, Banka Credins me 42.5% të kapitalit, Banka Amerikane e Investimeve me 42.5% të kapitalit dhe shoqëria AK Invest me 15%.
ALSE do të operojë në tregun e letrave me vlerë, titujt dhe instrumenteve të tjerë financiarë, realizmin e platformave të tregtimit shumëpalëshe edukim, promovim dhe dhënien e informacionit grupeve të interesuara për veprimtarinë e kapitalit.
Shoqëria “Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE” sh.a. do të përdorë sistemin elektronik të quajtur “Quick Trade”, i cili përdoret edhe nga Bursa e Lubljanës në Slloveni, si edhe nga Bursat e Shkupit, Sarajevës, Banja Lukës dhe Malit të Zi.
Ky sistem mund të kryejë deri në 100,000 transaksione në ditë. Në vitin e parë të aktivitetit, transaksionet e Bursës do të përqendrohen në tregtimin e titujve të qeverisë, si edhe të aksioneve të shoqërive të dala nga privatizimi.
AMF vlerëson se në tregun shqiptar, krijimi i bursës është aktivitet progresiv për ekonominë e vendit dhe se ky vendim tregon nivelin e pjekurisë që ka arritur tregu financiar shqiptar duke sjellë mundësinë që kompanitë dhe qeveria të gjejnë financa afatgjata për projekte të cilat bankat mund të mos i kreditojnë, rritjen e kompanive duke shitur aksionet e tyre tek aksionerë të tjerë dhe po ashtu shton besimin e investitorëve e transparencën në treg.
Krijimi i bursës në Shqipëri do t’u japë mundësi investitorëve të vegjël të përfshihen në tregun e letrave me vlerë në mënyrë transparente.

Ky eshte lajmi me i rendesishem nga Shqiperia nese doni ta dini, por shifni si kalon, kjo tregon mungesen e kultures se medias persa i perket ekonomise, mund te mbushen gazetat se ctha Patozi e nje tjeter e jo te analizohet deri ne fije cfare do te thote te krijosh bursen shqiptare, Wall Street shqiptar, e kuptoni tani.