Selami: Nuk jam i befasuar nga humbja. Totalitarizmi e mundi PD

Gazeta Dita

Kandidati për kryetar të PD-së si dhe deputeti në largim Eduart Selami ka folur sot për mosmarrëveshjet e tij me kreun e ngrirë të opozitës Lulzim Basha dhe vendimin e tij për t’iu futur garës.

Përballë gazetares Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Selami tha se nuk është i befasuar nga humbja e PD-së. Ai deklaroi se ka marrë pjesë në fushatë dhe ka mbështetur kandidatët pavarësisht se nuk ishte në listën e kandidatëve për deputetë.

Selami u shpreh se ndodhet në garë për tu dhënë shansin demokratëve të zgjedhin vizionin e ri. Sot, sipas tij PD është më pak demokratike se asnjëherë në 27 vite.

A e prisnit rezultatin e PD?

E kam thënë që ishte humbje e thellë por jo surprizë. Trajektorja e përkrahjes së PD-së ka kohë që ka shkuar në drejtimin e gabuar. Ndaj e kam ngritur zërin lart. Mendimi im është që pavarësisht nga humbja e thellë nuk jam i befasuar.

Ju nuk reaguat pas listave të Bashës, edhe pse u latë jashtë?

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte koha për fushatë jo për analizë. Kur shpallet një listë, kur vjen një listë atëherë është shumë vonë për të bërë këtë gjë. Kam bërë dhe fushatë, kam mbështetur kandidatët tanë.

Ju thoni që keni marrë pjesë në fushatë, ku konkretisht?

Ishte pak e shkurtër por unë kam qenë dhe jam i caktuar tek njësia 2 në Tiranë. Për shkak të ligjit që është, që mendoj se duhet ndryshuar, është i tillë që mund të lëvizin deputetët. Nga kontaktet që pata me miqtë e mi gjithmonë habitesh nëse fiton kundërshtari.

Ju kur e vendosët që do merrnit pjesë në garë? Ishte spontane apo e menduar?

Ishte e menduar patjetër, në kuptimin që vij për të dhënë një kontribut. Kam qenë gati për të kandiduar dhe në zgjedhjet e kaluara. Por kam biseduar me zotin Basha dhe kam parë tek ai një

Share This Article
1 Comment
  • Shtyj rrota rroten,tiq rrota rroten.PD i ngjan nje qerre ,qe Berisha i ka therur qete,i ka bere pasterma.Rrotat i ka varur si relike tek vila Argites,hostenin e perdor per te ndukur qerrexhijte.,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *