“Nuk e arrini BE-në as për 30 vjet”

Gazeta Dita
epa05939188 US Deputy Secretary of State for Europe and Asia Hoyt Brian Yee (C) talks to the journalists in front of the US Residency in Skopje, the Former Yugoslav Republic of Macedonia, 01 May 2017. After the incident in Macedonian parliament on 27 April when protesters stormed the assembly, US Deputy Secretary of State for Europe and Asia Hoyt Brian Yee arrived in Macedonia for a two days visit to talk with Macedonian top officials. EPA/GEORGI LICOVSKI

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Yee, vlerësoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të arrijnë mesataren ekonomike të Bashkimit Evropian as për 30 vjet.

“Prioritet numër një duhet të jetë përparimi ekonomik. Shumica e vendeve të rajonit kanë rritje vjetore prej 3 ose 4%, por edhe me këtë rritje ose edhe me 6% nuk do të arrijnë mesataren e BE-së në tri dekadat e ardhshme”, tha Yee për javoren beogradase Nin.

Ai tha se SHBA nuk e mbyll njërin sy ndaj politikanëve të korruptuar në Ballkan, porse për zgjedhjen e tyre përgjegjës janë qytetarët.

Yee tha se një prej faktorëve më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në, sepse kudo që është vepruar së bashku “ka pasur përparim”.

“Përpiqemi që bashkë me partnerët tanë të arrijmë qëllimet e përbashkëta”, tha Yee, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, SHBA ka dëshmuar se dëshiron që vendet e Ballkanit të bëhen më të qëndrueshme, më të zhvilluara dhe më të sigurta.

Share This Article
6 Comments
  • Jo vetem nuk e mbyll nje sy,po i byll te dy syte amerika,qe pasurite tona kombtare te kallojne ne duartee cheney and co….
    ylli ne ngritje a nuk ishte produkti qe keta na shiten per mall te mire, po ai burr shteti qe shkateroj shqiperine? Nuk di gje kishe ky per korruptionin e tyre prej Gerdecit ku njerezet e Cia se kishen jo vetem gishtin po krejt krahune trupin te zhyter aty,.aq sa ne mes te nates edhe ambasada hap dyerte per Mediun,..
    Na lodhet me experimentat ne dem te shqiptareve,keto votime per shembull si mundeni me thane se shqiptaret i votuan kur 56pq te shqiptareve nuk morren hic pjese ne zgedhje,dini ju kr eshte mjaft

  • Perrala me mbret po na tregon ky chinua nga pertej Atllatinkut. Keq me vjen, por faktet jane kokeforta. Keni 27 vjet qe po mbyllni syte ndaj politikaneve te korruptuar. Jane bere sheike me fonde te vjedhura publike, dhe ju e dini shume mire kete, bile e dini me precision se ku i kane asetet. Sa per zgjedhjen nga populli, populli zgjedh ata qe emeroni dhe mbeshtesni ju. Kur u pyet ndonjehere populli qe ti bej vete listat e atyre qe detyrohet te votoje? Please don’t insult our intelligence.

    • o lili e crusader
      po ua thotë fare thjeshtë:”për zgjedhjen e tyre përgjegjës janë qytetarët.”!!
      nuk mund të jetë amerika për brekët që vesh ti,përgjegjëse!!
      ne si popull,me një ndjenjë të tmerrshme inferioriteti,mendojmë se vetëm të huajt bëjnë dhe mund të bëjnë diçka për të na vënë në rrugën e drejtë!!
      po të bësh një llogari të thjeshtë do të shohësh se kanë ardhur shumë zyrtarë perëndimor në shqipëri për të zgjidhur problemet tona,sesa shqiptarë të ngritur në demostrata kundër politikës së qelbur shqiptare!!bile ne po e mbështesim hapur,po shesim veten për një krodhe bukë!!ne po mbrojmë grabitësit tanë!!

  • EU ka dy lloj shtetesh,ato me para dhe te zhytura ne borxhe cdo shtet pa perjashtim,dhe blloku Lindor qe hiqen si kokoshat se bejne punet vari qillot ne Evropen perendimore,Ky indokinezi po kujton se Shqiperia do 30 vjet te kape gabelet e Bullgarise,Evgjitet e Rumanise dhe njerezit e eger te Polonise dhe vendeve balltike e ka gabim ata jane me keq se ne,Keto vende u futen ne Be per arsye gjeopolitike.Anglia do te dale nga Evropa se e qelben barbaret Polak dhe Lindor,Kur jetoja ne Angli ne vitet90 ishte nje shtet qe i huaji nuk kishte probleme,sot te urrejne te gjithe fale Polakeve dhe majmuneve te Lindjes njerez te eger me gjithe kuptimin e fjales.Polaket mire qe jane egersira por nuk duan te mesojne as gjuhen e atyre qe i ushqen.Me kujtohet nje shofer Grek dikur qe na thoshte se kur shkonte ne Poloni ne vitet 80 i thyej loqja nga kurvat e lindjes,ne qeshnim ne ato kohe dhe thoshnim qe egzagjiron,Do ti qe paska pasur te drejte.Ne si Shqiptare jemi pak si komb dhe kemi klime te mire me nje plan te mire dhe te paguajme te gjithe taksat dhe te vendosim rregull ,mireqenia jone do i kaloje shume vende te BEse.Ky indokinezi ja fut pordhes dhe na shet Demokracine e tyre qe akoma vriten ne rruge.

  • ju doni “kim jong-un”, po te kete te pakten, potencialin berthamor te kines . kur deshet ju, me planin “marshall”, ringritet europen nga germadhat, ne nje kohe rekord, por ketu, doni te ngrini xhami me 4 minare, kur ne menduam se do hiqnit dhe ato qe kishe lene enveri, ne mes te tiranes, ose ne vende kryesore te disa qyteteve te shqiperise . edhe nje gje tjeter; kthimi i “prones ish pronareve “, si krimi me i rende, pas 50 vjet prone kolektive, u kalua pa veshtiresi dhe pa asnji debat, thua se edhe ai qe kishte pas nje pellemb truall, kishte po aq fitim, sa ish “pronaret “, qe kishin pase me qindra ha toke e truall . nderkohe mijra familje me kontribut te jashtezakonshm ne komunizem, po qe s’ishin fshatar, te perfitonin nga ligji 7501, ose nuk ishin “ish pronar”, ngelen pa prone, pra ekonomikisht u denuan me vdekje . ata, qe jane nga kto lloj familjesh, te pa pronesuar qofte dhe minimalisht, do te donin, qindra kim jong-un, po sejcili me nga nje rakete berthamore, me rreze…. te gjate veprimi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *