Dritan Dajti: Pas 23 qershorit do të hap “kutinë e Pandorës”

anazapta

 

Dritan Dajti thotë se pas 23 qershorit do të hapë “kutinë e Pandorës”. I akuzuari për vrasjen e katër efektivëve të policisë tha në seancën e sotme gjyqësore se pas datës 23 qershor do të flasë për krimin që kreu katër vjet më parë në Durrës.

“Po më detyrojnë të hap ‘kutinë e Pandorës’, por të vërtetën për krimet do e tregoj vetëm pas 23 Qershorit”, tha Dajti.

“Nëse merreni me të afërmit, iu bëj të ditur se me kë keni të bëni. Më quajnë Dritan Dajti!” tha ai duke reaguar kështu pas shoqërimit që policia i bëri një seancë më parë, një të afërmi të tij.

Një i afërmi i Dritan Dajtit është ndaluar një javë më parë menjëherë pas daljes nga gjykata. Ndalimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në disa vepra kriminale të ndodhura në Tiranë.

Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale që cilët tentuan ta arrestonin.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk ka ndonje ndryshim nga vrasesi Berisha,i cili ndodhet jasht dritare e te burgut kurse ky,brenda!Mund te ndodh qe te dy te jene ne nje qeli,por une do deshiroja qe Berisha te perballet me Dritan Dajtin edhe para kamerave!Te tregojne te dy pse vrane shqiptare!Nuk eshtë me shume vrases Dritan Dajti se Sali Berisha,dhe kjo do të vertetohet shume shpejt!..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *