Shaban Memia: Pse Basha më kujton Zani Çaushin

DITA Online

 

Zërave kritikë ndaj Lulzim Bashës i është shtuar së fundmi edhe Shaban Memia, funksionar jetëgjatë i Partisë Demokratike dhe njëherazi një nga organizatorët në terren të opozitarizmit të saj në vitet e vështira 1997-2005.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Memia thotë se Lulzim Basha po linçon demokratët dhe se rruga e vetme për daljen nga kjo situatë është zbatimi i statutit dhe ndjekja e vendimeve institucionale.

Sipas tij Lulzim Basha ka operuar me metodën “o me mua, o kundër meje”, çka ka çuar në përjashtime faktike.

Ish-deputet i PD-së ka pohuar se kërkohen armiqtë e brendshëm, pa gjetur shkaqet e humbjes.

Ai shtron pyetjen meqë metodologjia e përfaqësuesve të organeve të diktaturës të katapultuar në strukturat e PD-së konsiston në krahasimin e rezultateve të PD-së nga një palë zgjedhje në një tjetër dhe jo në diferencën me kundërshtarin, si nuk e përmend askush faktin që PD-ja në Tiranë ka marrë 21.978 vota më pak se në vitin 2013?

Lidershipi ka shkuar sipas tezës fatale për fatin e PD-së ‘Rroftë Berisha!’, dhe kjo për interesa të caktuara, ‘Poshtë berishistët’, jo si lidhje ideore, por si historik. Kjo tezë të kujton deklarimet e Zani Çaushit të vitit 1997, që deklaronte për mediat e huaja se ‘Jo vetëm Berisha, por gjithë berishianët duhet të vdesin me turp’”, – ka thënë ndër të tjera, Memia.

Memia apelon për shëndoshjen e partisë përmes bashkimit të energjive dhe respektimit të statutit të PD-së, duke filluar që me procesin e afërt zgjedhor për kreun e ri të PD-së.

Sipas tij, “‘avokatët’ e disfatës e kanë dëmtuar Bashën, i cili ka nevojë të shkëputet nga servilët dhe lëpirësit dhe t’i bashkohet lëvizjes për shëndoshjen e PD-së, si kusht për kthimin e saj në pushtet për realizimin e misioneve historike në funksion të vlerave dhe parimeve të së djathtës moderne evropiane”.

Mendoj se është jetike të fillohet nga shëndoshja e partisë, duke u kapur fort pas pikave që na bashkojnë dhe jo pas atyre që na ndajnë, si dhe duke respektuar statutin e demokracinë e brendshme, e kjo pikë së pari në procesin zgjedhor partiak që kemi përpara.

Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2013, përveç deformimeve të tjera, në listën për Anëtar të Këshillit Kombëtar kanë konkurruar njëherësh nëna dhe vajza.

Nuk janë të paktë demokratët që, pavarësisht këtyre fenomeneve, janë vetësakrifikuar për motive politike, nuk kanë bërë flirte me kundërshtarët, nuk kanë bërë presione, nuk kanë folur, por në rrethanat kur u mohohet e drejta për t’iu dhimbsur familja e tyre politike, e cila gjendet në ditën më të zezë që nga themelimi, tashmë radha është e tyre”, thotë ndër të tjera Memia.

Share This Article
4 Comments
  • Dhe kush flet kryekrimineli i Tiranes,ndersa kryekeimineli
    i Shqiperise mbetet qoftelargu i Vicidolit,armik i betuar i
    shqiptareve,tradhetari me i madh i kombit shqiptar …..!!!

  • Kush ju vërsul dhe me cilin urdhër i hapi depot e armatimit e municionit të ushtrisë ky Shaban tapia ,që mbushi thasët me armatime dhe iku te shpia e PD-së !….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *