Studiuesi Moikom Zeqo fiton çmim në Istog të Kosovës

Ornela
Moikom Zeqo

Ish-deputeti socialsit në vitet 1992-1996, ministër kulture në 1991, shkrimtari dhe poeti Moikom Zeqo, fiton çmimin “Teuta” në manifestimin letrar “Muzat e Alpeve 2017” që po mbahet në Istog të Kosovës. Në kuadër të manifestimit të përvitshëm Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve ndan edhe çmimin letrar “Teuta”.

Laureatë paraprakë të këtij çmimi ishin shkrimtarët e mirënjohur shqiptarë dhe malazezë: Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi dhe Mirash Martinoviq.

Ndërsa sivjet çmimi letrar “Teuta” shkoi për njërin ndër personaliteteve të kulturës shqiptare, profesor Moikom Zeqo.

Ky aktivitet mbyllet me datë 6 korrik dhe brenda programit të sivjetshëm janë: historiku i “Teutës”, biografi e shkurtër e laureatëve të Çmimit për Vepër Jetësore “Teuta” si dhe homazh për dy laureatët e ndjerë Dritëro Agolli dhe Ramiz Kelmendi.

Do të mbahen edhe kumtesa mbi temat: “Krijimtaria studimore e Dr. Ibrahim Rugovës”, “Letërsia shqipe dhe roli i saj historik” dhe “Feminizmi, bota dhe kundërbota e tij” si dhe promovim i librave dygjuhësh: “Svi moji-Të gjithë të mitë”, me autor Zuvdija Hoxhiq (Berisha), “Këngët e përgjërimit-Zavjetne pjesme”, me autor Lulzim Tafaj, si dhe “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, përkthim dhe botim i ri nga Anton Nikë Berisha.

Moikom Zeqo është autor i veprave poetike e studimore, të cilat fillojnë maratonën e madhe të postmodernizmit shqiptar, që në vitet 70-të të shekullit që lamë pas.

Share This Article
1 Comment
  • Faleminderit autoreve te ketij nderimi te Istokut te Kosoves, bere te madhit dhe te mirit Akademikut Mojkom Zeqo,nderim jo vetem per te.
    Shendet e penen PENE si gjithnje, te nderuarit Moikom Zeqo..
    Guri Naimit D,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *