Roja i një shoqërie Private të Sigurisë Fizike dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, janë arrestuar teksa tentonin të vidhnin një sasi nafte në automjete e gazsjellësit ‘TAP’.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë vunë në pranga shtetasit Arben Fama, 38 vjeç, (me detyrë roje në një Shoqëri Private të Sigurisë Fizike) si edhe Denis Nurin, 27 vjeç, banues në fshatin Voskop.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 7 në fshatin Polenë Fama, në bashkëpunim me Nurin, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një sasi karburanti, në mjetet e parkuara të gazsjellësit “TAP”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale:
“Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhja”.
