Ja pse Napoli mund të fitojë titullin në Itali

Gazeta Dita

Vera e nxehtë e këtyre ditëve nuk i ka demoralizuar tifozët e futbollit, të cilët po ndjekin me shumë vëmendje lëvizjet e skuadrave të zemrës në merkato.

Mes goditjeve të bujshme, operacioneve të dështuara dhe surprizave, kampionët kanë filluar të kthehen në Serinë A.

mes kuriozitetit, statistikave dhe emrave, çdo klub mban nën vëzhgim edhe lëvizjet e rivalëve direkt. Në Itali ekziston ndjesia se dikush mund të befasojë Juventus-in në sezonin e ardhshëm.

Në krye të listës së ekipeve që mund ta realizojnë një gjë të tillë është Napoli i Maurizio Sarri-t. Në një merkato që deri tani nuk ka dërguar shumë lojtarë ë ekip, “axurrët” duket se janë favorit për të luftuar me Juventus-in. le të zbulojmë përse.

Motivim i duhur dhe shumë siguri

Për dikë nuk është një gjë e mirë të kesh shumë siguri në vete.

Por për lojtarët e Maurizio Sarri-t, i cili ka arritur të krijojë një lodër pothuajse perfekte, duhet bërë një arsyetim më vete. Humbja e Juventus-it në Kardif ka shtyrë Napoli-n të japë më shumë.

Juventus nuk është e pathyeshme. Loja e “axurrëve”, në krahasim me atë të kampionëve të Italisë, ka treguar se është më e lubrifikuar dhe kompakte.

Një armë kjo që mund të jetë vendimtare në sezonin e ardhshëm.

Napoli mund të mbështetet te një organikë më të gjerë dhe mbi të gjitha mbi lojtarë që, të blerë vitin e kaluar, sot janë gati për t’u aktivizuar në çdo moment, si të ishin forca të freskëta, gjatë kampionatit. Diawara, Rog dhe Maksimovic do të jenë blerjet e vërteta për sezonin e ri.

Insigne i ri

Fakti që Lorenzo Insigne, sezonin e kaluar, ka filluar të bëjë fenomenin nga 19 nëntori, dita kur ka realizuar golin e tij të parë të sezonit me fanellën e Napoli-t, në transfertë kundër Udinese-s, lë një shije pak të hidhur në gojë.

Veçanërisht sepse, me 18 golat e realizuar në Serie A, ka qenë shumë i vlefshëm për Napoli-n në fazën e dytë, në luftën për vendin e dytë, që është humbur për shkak të disa barazimeve të tepërta.

Por “Lorenzihno” është treguar gjithsesi i aftë edhe taktikisht, duke ndezur aksionet sulmuesve të shtatshkurtërve të Napoli-t, që, fillimisht, është menduar se do të dështonte pa Milik.

Një mendim që ka ndryshuar pas shpërthimit të “bomberit” Mertens. Domethënë, një element shumë i rëndësishëm në skemat e Sarri-t, që mund të jetë akoma i rrezikshëm kundër mbrojtjes bardhezi.

Milik, arma më shumë

Mund të kenë qenë të shumtë ata që kanë menduar se çfarë do të ndodhë me Milik pas shpërthimit të Mertens.

Në të vërtetë është më shumë një problem bollëku për Sarri-n, i cili do të ketë në dispozicion një alternativë shumë të vlefshme në sulm. Polaku, që në ndeshjen e luajtur kundër Sassuolo-s, në fundin e sezonit të kaluar, ka realizuar një gol që ka qenë si një ogur për kthimin e tij si protagonist.

Sarri mund të mendojë ta aktivizojë në Europë, duke shfrytëzuar eksperiencën e tij në skenën ndërkombëtare dhe duke e ruajtur Mertens për kampionatin.

Moduli i lojës

Shumë e kanë përkufizuar Maurizio Sarri-n si një trajner që është i paaftë të ndryshojë modulin.

Si një teknik që nuk ka guxim të bëjë një ndryshim vendimtar gjatë ndeshjes dhe që nuk ka besim te lojtarët e stolit. Skema 4-3-3 duket si një markë fabrike që do të ishte një krim të ndryshohej.

Por, duke mbajtur në mendje Milik dhe blerjet e reja, si Ounas dhe ndoshta Berenguer, Sarri mund të studiojë disa module të ndryshme loje.

Mbrojtja me katër lojtarë duket se është e paprekshme, me përjashtim të një skeme të mundshme 3-5-2 me Insigne dhe Callejon në krahë, që do t’ia linin Mertens dhe Milik detyrën për të shënuar.

Në këtë rast do të sakrifikoheshin dy mbrojtësit e krahut, me Maksimovic që do t’i bashkohej Albiol dhe Koulibaly në mbrojtje.

Mentaliteti i ri i klubit

Shfryrja e bërë në transmetim direkt, në përfundim të ndeshjes së parë të luajtur në Champions League kundër Real Madrid nga ana e presidentit De Laurentiis, ka nxjerrë në dukje një tjetër aspekt të cilin napoli duhet ta ndryshojë: imazhi i klubit.

Por, duke parë daljet e fundit publike të presidentit, duket se diçka ka ndryshuar pas atij episodi. Me pak fjalë, po flitet për një Napoli më të pjekur që ka filluar të mendojë edhe për këtë lloj rritjeje.

Fjalët e thënë nga lojtari si Albiol, i cili ka thënë në fundin e sezonit të kaluar se, në rast se grupi do të qëndronte i bashkuar, skuadra do të luftonte për titullin, tregon se ky objektiv është gjithmonë dhe më i gjallë në mendjen e lojtarëve napolitanë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *