Për zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kritikuesit e zotit Basha duhet të përballeshin me të në garë për kreun e PD-së dhe jo jashtë saj.
E ftuar në Ora News, ajo tha se vetëm duke u bërë pjesë e procesit mund edhe të fitosh garën por jo duke e parë nga televizori.
Zhupa: Nëse ka njeri që nuk beson se anëtarët më të thjeshtë mund të jenë ata përbashkuesit, ata që e dinë mirë ku u pikon çatia, atëherë nuk mendojnë për bashkim. Bashkimin e përjashtojnë vetë apriori dhe pa parë kushtet.
Nëse do të mendonin që njëri nga kandidatët, qoftë këta që janë qoftë dikush tjetër do të kishte një platformë më të mirë se Basha apo Selami, zgjedhja e duhur do të ishte brenda garës.
Vetëm brenda garës mund të fitohet gara. Duke e parë garën nga televizori me siguri nuk do ta fitosh garën dhe me siguri do të mbetesh gjithmonë duke e parë garën nga televizori. Gjithësecili që ka një platformë, që ka një ide duhet të ishte bërë pjesë e garës.
Por asnjëherë nuk është vonë. Edhe tani kanë mundësi të thonë fjalën e tyre, të lobojnë tek anëtarësia dhe njerëzit e PD që pjesë e ideve të gjithësecilit të bëhen platformat qoftë të Selamit apo Bashës që janë duke zgjeruar ditë për ditë aktivitetin e tyre si kandidatë të PD.
Astrit Patozi u vëtëpërjashtua nga zgjedhjet, thotë Zhupa, duke shtuar se Kryesia nuk kishte arsye pse ta skualifikonte.
Zhupa: Zoti Patozi ka shprehur nga selia e PD dëshirën dhe vullnetin për tu futur në një garë por në mbledhjen e Kryesisë ne nuk na ka ardhur kandidatura e Patozit sepse është tërhequr.
Nëse ai do të kishte sjellë kandidaturën patjetër që do të kishte qenë një nga kandidatët sepse nuk kishte asnjë arsye pse Kryesia të skualifikonte një kandidat si Patozi. Ai u vetëskualifikua për arsyet e tij të cilat më mirë se i shpjegon vetë ai nuk kam pse ti shpjegoj unë, mendon në mënyrën e tij dhe është i lirë.
Zëdhënësja e PD deklaron se dorëheqja e Bashës nuk do ti shërbente procesit.
Zhupa: Një dorëheqje nuk do ti shërbente procesit aq më tepër që tani është koha kur dalin rekomandimet. Dorëheqja nuk kërkohet për përgjegjësi për humbjen, ato Basha i ka mbajtur, do ta gjykojnë anëtarët. Basha bëri një marrëveshje që të garantonte më shumë kushte për votën e lirë.
Në një muaj Ministrat teknikë bënë maksimumin por nuk mund të kishin shkopin magjik që të shkatërronin të gjitha paratë e drogës që ishin akumuluar në 3 vite e gjysmë nga kjo qeveri, gjithë kriminelët që funksionin si kordinatorë lokalë të PS në degë të caktuara, që të hiqnin çdo lloj implikimi të administratës publike.
Brenda PD-së, Basha deri më sot nuk ka bërë asnjë lloj lincimi, asnjë lloj përjashtimi, asnjë lloj marrëveshje okulte për hequr njërin apo për të vënë tjetrin.Vetëm bashkimi është mënyra më e mirë sesi mund të arrijë të forcohet PD.

Medet ne dore te kujt ka mbetur opozita e shurufllave te Saliut!
ME KETO SHURUFLLA QE SPJEGOJNE HUMBJEN E ITHTAREVE ME VJEDHJE DHE KANABIS, PD-JA E SALIUT NE ZGJEDHJET E ARDHESHME KA PER TE QENE VETEM NJE KUJTIM I HIDHUR
Do Zoti per t’u krijuar nje opozite te re, me inteligjente, me puntore dhe pa spiuna te Sigurimit te Shtetit.
Ku e ka gjete Pd-ja kete larasken ?