I zhgënjyer dhe i acaruar: kështu përshkruhet trajneri italian i Chelsea nga shtypi anglez. Shkaku kryesor që ka shtyrë teknikun të humbë durimin me drejtuesit e skuadrës, ka qenë transferimi i Romelu Lukaku (jepet për i sigurt nga mediat sportive ndërkombëtare) te Manchester United i rivalit Jose Mourinho.
Sulmuesi i Everton, me një të kaluar te klubi londinez, ka qenë në vendin e parë të listës së kërkesave të Antonio Conte-s, i cili ka qenë vazhdimisht në kontakt me Lukaku-n dhe me të cilin kishte filluar të studionte skemat dhe planet taktike për sezonin e ardhshëm. Domethënë, një merkato anonime deri tani e Chelsea, që duhet të bëjë përballet edhe me lamtumirën me polemika të Diego Costa.
Për më tepër, klubi londinez nuk po arrin të mbyllë as blerjen e yllit të Monaco, Tiemoue Bakayoko, dhe për Virgil van Dijk të Southampton, ndërsa Juventus duket se ka mbyllur çdo derë për Alex Sandro.
Për këtë arsye, shkruajnë në Angli, Conte është i detyruar të kthejë sytë nga dy ish-lojtarë të Juventus si Alvaro Morata dhe Fernando Llorente, pa harruar edhe sulmuesin e Torino-s Andrea Belotti.
Edhe pse, duket se një sulm për Alexis Sanchez do të dështonte, për shkak se Arsenal ka bërë të ditur se nuk kanë ndërmend ta shesin kilianin në Premier League. Me pak fjalë, janë krijuar të gjitha kushtet për një krizë mes Conte-s dhe Chelsea-it.
