Ronaldo, baba krenar! “Fenomeni”, ka postuar në “Instagram” një fotografi të djalit të tij Ronald Nazario da Lima, i grumbulluar nga kombëtarja U-18 e Brazilit.
Djali i ish-sulmuesit të Inter, që aktualisht është 17 vjeç, do të marrë pjesë në një turne në Jeruzalem, “Maccabiah Games”, dhe ka qenë vetë Ronaldo që ka bërë të ditur lajmin: “Një përqafim të veçantë për djalin tim Ronald Lima, që është pjesë e Brazilit U-18. Fitore, Brazil!”
Djali i Ronaldo-s mban mbi shpinë një trashëgimi shumë të rëndë, duke qenë se në moshën e tij i ati u shpall kampion bote si pjesë e kombëtares së Brazilit që luajti në “USA 94”.
Ronald Nazario da Lima duket se është një tjetër djalë arti që provon të luajë në nivelet më të larta. Pak ditë më parë, PSG zyrtarizoi kontratën e parë si profesionist për Weah jr., djali i të famshmit George Weah, që ashtu si Ronaldo ka fituar “Topin e Artë”.
