Energjia nga dielli, qeveria garant për blerjen

Gazeta Dita

Që vendi të mos përballet në periudhë thatësirash me koston e lartë e të blerjes së energjisë nga importi, qeveria po nxit diversifikimin e burimeve për prodhimin e energjisë, për të zbutur varësinë 100 % nga uji.

Ministria e Energjisë thotë se për shkak të klimës, rendimentin më të lartë e ka energjia diellore. Kërkesat e para për prodhues deri në 2 megavat ose sa një hidrocentral i vogël kanë mbërritur.

“Ministria ka regjistruar mbi 10 subjekte për dhënien e autorizimeve në mënyrë të përshpejtuar. Nëse procesi vijon normalisht, fillimi i vitit që vjen ose në këtë kohë vitin tjetër do ti kemi të instaluara”, tha Entela Cipa, Ministria Energjise dhe Industrisë.

Për këto investime, qeveria garanton blerjen e energjisë me një cmim që do të përcaktohet nga ERE. Ndërsa për investime më të mëdha ofrohet dhe asistenca teknike e financiare e Berzh.

“Kalojnë përmes ankandit, berzh do të asistojë 60 % të investimit, bëhet fjalë për 30 50 mega”, thotë Cipa.

Më shumë kohë do të kërkojnë investimet e para në prodhimin nga era sic është parku eolik në Tepelenë. “Është pak më e vështirë sepse kërkon matje për 1 deri në 2 vjet për llogaritjen e erës”, thotë ajo më tej.

Ndërsa brenda vitit 2020 kur dhe nis punën gazsjellësi Trans Adriatik, qeveria synon të gjendet investimi për të vënë në punë TEC-in e Vlorës përmes gazit natyror.

Share This Article
2 Comments
  • E din se c`fare ka ndodhur ne shqiperi. Berisha ka lidhe nje kontrat me monopolistet Evropian qe deri ne vitin 2012 shqiperia nuk do te kete asnje ngritje te veprave energjitike. Po perse mendoni juve.?
    Per te ngel shqiperia e varur per gjithcka nag bota. Berisha e sabotoi cesjtjn energjitike ne nje kohe qe kishim du ndermarrje te fuqishme ajo e Drinit dhe ajo e Banjos qe vepronin ne vepra te medha energjitike.Keshtu ajo e Drinit do te bente Skacicen ndersa e Banjos do te perfundonte Benjon dhe do te punonte ne Lukunen e Vjoses.!
    Berish i shkatrroi te dyha dhe sote shqiperi shkon dhe ben ndonje H/C ne perrenje atje ku nuk ka pike uje.
    Prandaj shpresoi qe Edi Rama ne ket mandat te dyte do ti kthej syte nga veprat energjitike ku shqiperi ka resurse ne vepra energjitike ujore, Ate djellore dhe mulli te Eres.!
    Vepreet energjitike e kthjen shpensimin menjeher pas sapo perfundon vepra ajo prodhon energj.! Keshtu qe shqiperia do ta marre veten shume shpejte ne ket fushe.!

  • GARANTE ME PARATE E KUJT????!!!!!!!

    AH, HARROVA, POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE

    HEROIK NUK DO TE PAGUAJE GJE, SEPSE ESHTE

    I VARFER.

    FLINI TE QETE SE PAGUAN BUXHETI I SHTETIT.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *