Futbollisti më i pasur dhe më i mirë në botë, Kristiano Ronaldo, pak ditë më parë u bë sërish baba, i dy binjakëve.
Ai përdori embrionet e ngrira dhe nënë zëvendësuese për të krijuar binjakët e tij të përsosur.
Binjakët u krijuan në një laborator dhe më pas u zhvilluan dhe lindën nga një nënë zëvendësuese.
Ky fakt është konstatuar në dokumentet e Gjykatës së Lartë të Kalifornisë, San Diego, ku një pjesë e mbiemrit të Ronaldos, dos Santos Aveiro, ishte shkruar gabim.
Ronald ka tre fëmijë, dy binjakë dhe një djalë, të gjithë të lindur nëpërmjet një nënë zëvendësuese në Kaliforni, pasi ligji nuk e lejon një gjë të tillë në Portugali.
Avokatja Stefani Kabalero, thotë se Kristiano Jr. është vëllai biologjik i binjakëve. E dashura e tij 23-vjeçare Xhorxhina Rodriges, besohet gjithashtu të jetë tani vetë shtatzënë. Thashetheme pa fund rrethojnë me mister ndërkohë orientimin seksual të Ronaldos, por ai nuk e ka identikuar asnjëherë nënën e binjakëve
