Pas përvojës negative në stolin e Inter, Frank de Boer, është gati të niset me skuadrën e tij të re, Crystal Palace.
Trajneri holandez, në një intervistë për “The Times”, ka përshkruar të gjithë karrierën e tij dhe nuk ka munguar një koment për përvojën te ziklatërit.
“Në fushat e stërvitjes të të gjithë botës duhet të ketë të shkruar, nëse nuk ke dështuar, nuk ke mësuar asgjë. Mbi të gjitha, duhet të dështosh në një moment, për t’u bërë edhe më i fortë.”
“Pronarët donin që futbollistët e Inter të qëndronin të mbyllur në pikën e grumbullimit për një javë të tërë, për shkak të ndonjë humbjeje. E bënë disa herë dhe ne humbëm edhe ndeshje tjetër”
“Mua dështimi më ndodhi te Inter dhe e ndjej që kam dalë prej andej një trajner më i mirë, – tha De Boer, i cili kur u pyet për Suning, pronarët e klubit zikaltër, deklaroi. – Kam respekt për ta, por kultura e tyre në Kinë është e bazuar te shpërblimet dhe dënimet.
Pronarët donin që futbollistët e Inter të qëndronin të mbyllur në pikën e grumbullimit për një javë të tërë, për shkak të ndonjë humbjeje. E bënë disa herë dhe ne humbëm edhe ndeshje tjetër.”
Në lidhje me marrëdhënien me vëllanë Ronald, ai shtoi: “Në fushë kishim një marrëdhënie që nuk mund të shpjegohet.
Mjaftonte gjuha e trupit për ta kuptuar. Kur në moshën 35-vjeçare shkuam të luanim të dy në Katar, i bërtisja në ndeshje dhe në stërvitje. Donte të driblonte tre kundërshtarë, donte të mbante topin, nuk fitonte asnjë kontrast, nuk e pasonte kurrë topin prapa dhe nuk stërvitej si duhej.
Pas çdo ulërime timen mjaftonin 30 sekonda dhe ishim prapë shokë të ngushtë. Ai është miku im më i mirë.”
