Fotoja e Diego Costa-s që çmendi 2 milionë turq dhe theu një rekord botëror

Gazeta Dita

Sulmuesi i Chelsea është bërë subjekti i një çmenduri të vërtetë në Instagram në tre ditët e fundit pasi thjesht postoi një foto bashkë me shokun e tij Petros Araujo duke tërhequr shifër rekord komentesh – dhe të gjitha i sugjeronin të transferohej te Besiktas.

Fotoja me Petros – një mesfushor brazilian i cili iu bashkua Sao Paulos nga Real Betis muajin e kaluar – ka tërhequr plot 1.8 milionë komente që prej mëngjesit të së shtunës me shumicën e tyre që thjesht shkruajnë “Eja te Besiktas”.

Po të krahasonim, fotoja më e komentuar në Instagram është ajo e Selena Gomez me 1.1 milionë komente në gusht të 2016. Por me shumë mundësi ëndrra e tifozëve të Besiktas për ta parë Costa-n me fanellën e ekipit të tyre të zemrës nuk ka për t’u bërë realitet pasi pritet që ai të rikthehet tek Atletico Madrid.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *