Publikohet video e aksidentit të tenistes Venus Williams që i mori jetën të moshuarit

DITA Online

 

Venus Williams ishte me jeshile kur hyri në kryqëzimin ku ndodhi aksidenti fatal që i mori jetën një të moshuari.

Video e aksidentit është shpërndarë nga policia ndërsa avokatët e tenistes së famshme po e përdorin si provë për të treguar që ajo është e pafajshme.

Williams u përplas me makinën  Linda Barson, burri 78 vjeçar i së cilës mbeti i vdekur.

Ajo u la e lirë nga policia për tu hetuar në gjendje të lirë.

“Bazuar në provat e gjetura gjatë hetimit në vazhdim është përcaktuar se automjeti i drejtuar nga Venus Williams hyri në mënyrë të ligjshme në kryqëzim në një sinjal qarkullues të gjelbër,” tha në një deklaratë Major Paul Rogers të PBGPD.

Bashkëshortja e të moshuarit që ishte në drejtim, deklaroi se kaloi semaforin me jeshil, e kundërta e asaj që ka deklaruar Williams.

https://www.youtube.com/watch?v=O23zUpPv9jU

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *