Prof. asoc. Jonela Spaho
Çdo jetë njerëzore vjen me një destin në këtëjetë.Çdo studiues dhe artist është një profet modern, që vjen për na dhënë ne qënieve humane dimensionet e mendimit, gjykimit dhe hapësirat shpirtërore, sepse, sipas Nolit, “Arti dhe shkenca e ngrenë njeriun në shkallën e perëndisë”. Dhe një jetë është kaq pak për të thënë gjithçka, por dhe aq shumë për të mbushur çdo çast të saj me krijim.Këtë përjetova kur mora në dorë edhe biobibliografinë e prof. Nasho Jorgaqit.
Njihemi herët me profesorin, që kur unë isha studente e tij dhe ai një studiues i afirmuar, nje pedagog me emër që ne studentët e admironim.Nje pedagog që kishte flakur tej skolastikën e kohës dhe qësillte natyrshëm erën e ndryshimit në auditoret tona të varfra, por shumëtë etura për dije. Prof. NashoJorgaqi zhvillonte lëndëne letërsisë midis dy Luftrave. Gjithë-gjithë vetëm 3 dekada, pak autorë, por një periudhë shumë intriguese, ku ne studentët e fillimviteve 90 mësuam për herë të parë për Fishtën, Konicën e Mit’hat Frashërin; vështruam në një optikë të re Kutelin, Lasgushin e Migjenin, duke shijuar magjinë e veprave të tyre. Prof. Nashoja, për ta bërë lëndën sa më interesante, sillte fakte të guximshme nga jeta e këtyre personazheve madhore të letrave shqipe, që sigurisht kishin dritëhijet e tyre.
Libri që universiteti “Fan S.Noli” përgatiti dhe mbështeti për botim është një dhuratë modeste, por kuptimplote për këtë personalitet shumëplanësh, që të habit teksa sheh sa sa thellëka hulumtuar, sa shumë e ka pasuruar traditën tonë studimore kritike dhe sa shumë ka guxuar e arritur. Për këtë mjafton një vështrim i shpejtë mbi biobibliografinë e tij.Dhe të mendosh se si është e mundur kaq shumë punë, kaq shumë pasion, kaq shumë kërkim, që nuk rresht e vazhdon përsëri e përsëri, me nje këmbëngulje të admirueshme.
E takoja shpesh profesorin, por mundohesha t’i fshihesha vështrimit të tij hetues, kur më pyeste: “Çfarë ke botuar?”, “Çfarë po shkruan?”,”Pse nuk boton?”. Habitesha kur më thoshte se punonte me 3-4 libra njëherësh dhe, akoma më shumë, kur, në një interval kohe jo fort të gjatë nga takimi i herës së fundit, më dhuronte 2 librat e porsabotuar, cka natyrisht me jepte kënaqësinë e leximit të një vepre të mirë, por më bënte të ndjehesha dhe fajtore për kohën e pashfrytëzuar sa duhej.
Puna e tij në këtë biobibliografi kap një hark kohor 15-vjecar dhe përfshin disa fusha studimore: monografi, artikuj kritikë, shpalime historike, antologji, gjurmime, portrete, udhëtime letrare etj. Kjo gamë e gjerë është diktuar nga dhuntitë dhe interesat e tij të gjera shkencore. Siç shprehet vetë prof. Jorgaqi, “Kërkesat dhe nevoja për të dhënë në auditor leksione me nivel të lartëdhe me burime të reja, më ka bërë t’i përkushtohem punës hulumtuese, bibliografive etj. Një punë e tillë më ka futur në histori, të njoh përmes dokumentesh figura, ngjarje, rrethana, pikëpamje dhe mentalitete, debate dhe konflikte, që i kanë shërbyer studimeve të mia. Ka ndodhur të dialogoj me të dhëna dhe ide nga më të ndryshmet të etapave historike, sidomos të periudhës 1912-1944. Kështu kanë lindur librat e mi studimorë, duke filluar nga “Silueta letrare”, “Estetika e fjalës shqipe, “Poetika e dokumentit”, “Për Fan Nolin e të tjerë”, “Portrete dhe gjurmime”, “Profile dhe probleme letrare” etj. Krahas studimeve, për vite me radhë jam marrë dhe me mbledhjen dhe përgatitjen e veprave të zgjedhura ose të plota si ato të F. Nolit, F. Konicës, L. Skëndos, M. Kutelit, H. Stërmillit, G. Palit, M.S. Gurës etj. Një punë kjo që më ka ndihmuar ta njoh krijimtarinë e tyre në gjerësi e thellësi dhe të shkruaj studime mbi ta. Nga kjo pikëpamje jam përqendruar te autorë madhorë si Noli, Konica, Kuteli, por dhe Stërmilli, Pali etj”.
Studimet e prof.Nasho Jorgaqit rrokin thuajse gjithë hapësirën gjeografike dhe shpirtërore të botës shqiptar, duke u përqëndruar kryesisht në proceset e zhvillimit kulturor dhe elitar të shqiptarëve gjatë shek. XIX-XX, e veçanërisht midis dy Luftrave Botërore.Tradita letrare e kombit, ky ka qënë “obsesioni” i tij, me synimin për të mos u shuar ajo nga memoria kolektive, sepse, sic thotë edhe Shën Agustini, “Themeli i shpirtit është kujtesa”.
Tematikadhe struktura e veprave të tij përshfaq një dimension të larmishëm.Atij i takon merita për gurët që ka vendosur në themele të kulturës sonë kombëtare, duke na paraqitur në kohë të ndryshme vepra studimore të një lloji të veçantë e me interpretime substanciale. Nasho Jorgaqi është dhe mbetet një ndër studiuesit më të kompletuar, i cili ia ka ngritur statusinhistorisë së letërsisë. Me punë insistuese, sistematike, misionare, ai i ka cuar më tej studimet e fushës, cka meriton të çmohet dhe admirohet nga kombi shqiptar si një intelektual i dimensioneve të larta, i cili i ka dhënë vulë identitare artit, kulturës e letërsisë sonë.Dhe kur ndodh që kombinohet shkencëtari i ndërgjegjshëm e rigoroz me njeriun e ndjeshëm dhe artistin,portreti plotësohet dyfish dhe veprat pasurohen dyfish e bëhen dyfish më interesante.

Me stilin e tij të veçantë, me ambicien e tij krijuese, gjithmonë në kërkim të identitetit të vet, e ka bërë tejet interesante jetën, krijimtarinë letrare dhe studimore të tij.“Studimet e Nasho Jorgaqit – sipas Jorgo Bulos – janë pjesë e përpjekjes së inteligjencës së kombit për ta mbrojtur shoqërinë e sotme shqiptare dhe brezin e ri nga erozioni i kujtesës dhe përçmimi i traditës, pa harruar se nuk është e kaluara që tërheq shoqërinë prapa, por e ardhmja që e shtyn atë të shohë përpara për të projektuar zhvillimin e vet. Ai është mjeshtër i rrëfimit dhe studimit, vjershëtar, tregimtar, novelist, romancier, eseist, biograf i talentuar dhe i paepur, midis të mundshmes dhe të pamundshmes, ku veprat e tij karakterizohen nga lirizmi dhe shpalosja e ndjenjave të holla njerëzore, brenda një kornize përgjithësisht reale, duke e radhitur kështu në elitën e autorëve më të njohur dhe më të dashur për lexuesin e sotëm. Sot për sot veprat dhe krijimtaria e tij shumëdimensionale e dallojnë si zotërues të ndjeshmërisë, diturisë, dhe inteligjencës, që ka ditur të ruajë dhe vazhdon të ruajë integritetin profesional. Ai është shkrimtari që i përket dy epokave, asaj të historisë moderne shqiptare e të letërsisë së realizmit socialist, si dhe të letërsisë postkomuniste, e cila ka sjellë vepra me temat dhe frymën e shoqërisë sonë demokratike, një transformim krejt i natyrshëm dhe i motivuar ideo-artistikisht. Ai ka gjallëruar kulturën letrare si një paramodel dhe është bërë udhërrëfyes i shkencës së letrave.Dhe pikërisht si një mjeshtër i shkrimit shkencor dhe artistik, ai studion, qëmton e hulumton deri në detaje ngjarje e dukuri letrare e kulturore në kohë të ndryshme, ndërsa hedh dritë edhe mbi letërsi dhe autorë të panjohur”.
Biobibliografia merr përsipër ta pasqyrojë gjithë këtë pasuri letrare dhe studimore duke e ndarë në 6 kapituj, ku përfshihen: bibliografia e veprave(libra, krijime letrare botuar në shtyp, publicistikë), vepra në gjuhë të huaj, studime, artikuj shkencorë dhe hulumtime, vepra të paraqitura për botim, përkthime, studime mbi letërsinë e huaj dhe mendime të kritikës e lexuesve. Në fund të biobibliografisë janë vendosur promovime të veprës në shtyp, opinione,mbresa dhe një album i qëmtuar me kujdes e domethënie, që synon të stampojë dy dashuritë e tij të mëdha: familjen dhe kulturën shqiptare.
Nasho Jorgaqi është një personalitet i vlerësuar lart nga njerëz mëndjendritur e shpirthapur dhe pse ndonjeherë i anatemuar pa tëdrejtë nga njerëz, që edhe tranzicioni i gjatë nuk i transformoi asfare, por i la në vogëlsinë e tyre. Tek e fundit, kjo është sfida e studiesit të madh, të lërë pas hijet dhe të vrapojë tek drita, pa pyetur per vitet që ikën e sytë që lodhen nga leximi, sepse shpirti mbetet gjithmonë i ri. I tillë është shpirti i një studiesi që nuk plaket, që nuk vdes, sepse ai krijon që të sigurojë pavdeksinë duke rrokur dimensionin gjithëkohor.
Ka shumë cilësime dhe vlerësime të njerëzve të njohur të letrave shqipe për Nasho Jorgaqin, por është prapë shumë pak për të njohur studiesin dhe shkrimtarin e vërtetë. Duke lexuar këtë biobibliografi të krijohet ideja se çdo sekondë e jetës është shfrytëzuar maksimalisht për të prodhuar jo vepra në seri dhe për konsum, por vepra që ne studiuesve të letërsisë na hapin kaq dritare, që iu japin dritë leksioneve tona dhe zgjerojnë diapazonin e njohjeve të studentëve.
Kjo biobibliografi është një ndihmë e paçmuar për studiuesit e letërsisë shqiptare me komoditetin që krijon në kërkimin shkencor, një lloj ky që ka munguar shumë në studimet letratre. Nëse do të ndaleshim te vepra e tij në këtë shkrim të shkurtër, do tëishte e pamundur t’i përmendnim të gjitha, sepse të gjitha janë të realizuara në llojin e tyre. A nuk është “Jeta e Fan Nolit” më e realizuara në këtë zhanër në letërsinë shqipe, një punë çerekshekullore, e cila të habit jo vetëm me morinë e fakteve, të dhënave, informacionit, por më tepër me mënyrën se si sistemohen ato e vijnë natyrshëm në një vepër, që më tepër si dokument interesant të rrëmben me mjeshtërinë e rrëfimit, një volum që nuk të lodh dhe nuk do që të mbarojë, një kryevepër e letërsisë biografike.
Askush më parë nuk e kishte zbuluar Nolin në dimensionet e tij të vërteta, në të gjitha fushat e angazhimit të tij. Kjo është një vepër, që, siç shprehet historiani Arben Puto, do të hyjë në të njëjtën radhë me biografitë e mirënjohura botërore. Ajo është dhe do të mbetet një homazh madhështor për një njeri madhështor, sepse të tillë e bëri vepra e tij në dobi të shqipërisë”. Libri, sipas Jorgo Bulos, nuk na sjell vetëm pamjen e një jete, por na sjell dhe mesazhin e një jete kushtuar polemit të vet.
A nuk është botimi i veprës së Kutelit, Konicës, Mit’hat Frashërit, H.Stërmillit etj.një punë që askush nuk ka rritur ta realizojë sot, kur studiesi është i lirë nga çdo pikëpamje dhe ka kaq shumë mundësi?! E pra, Nasho Jorgaqi i përket atij brezi intelektualësh, që punonte me shkrimin e tij të imët derisa dora i mpihej, në një kohë kur nuk ekzistonte kompjuteri dhe interneti, kur kërkimin duhet ta bëje në arkiva, me orë pafund, duke iu rënë jo vetëm vendeve, por kontinenteve mbanë, për të mbledhur, siç mbledh bleta nektarin, materialin e nevojshëm. Më pas vijonte një punë po aq e madhe për t’iu qasur studimit, për të sistemuar të dhënat, për t’i analizuar dhe për të sintetitzuar argumentin shkencor. Kjo vepër, e shkruar në pjesën e saj më të madhe në kohën e censurës më të keqe, vjen sot aktuale, e universalizuar, sharmante si zonjat e një kohe të vjetër, plot nur e fisnikëri sfiduese ndaj pseudomodës, që kërkohet të aplikohet ndonjëherë me ngulm në shkencën tonë letrare, pa marrë parasysh specifika të procesit dhe historiografisë sonë.
Kjo është një vepër që nuk i është nënshtruar asnjë kallëpi studimor dhe politik.Nuk di asnjë vepër të Nasho Jorgaqit që të jetë flakur tej nga koha. Kudo citohet vepra e tij, gjithkush i referohet, çdokush mbështetet atje, kur do të hulumtojë në letërsinë shqipe, sepse në çdo vepër të tij ai nuk sjell vetëm një personalitet, një çështje, një zhbirim, po sjell mesazhin e një jete, një kumt aktual mbikohor. Veprat e tij konfirmojnë jo vetëm dinjitetin e autorit, por dinjitetin e nje brezi të tërë studiuesish, të cilët janë të paktë vërtet, por ia kanë dalë të përmbyllin me sukses nisma të tilla shkencore me vështrim tërësor.
Në zhanrin e memuaristikës, e pikërisht te “Koha e kujtimeve”, autori nas sjell protagonistë të kulturës shqiptare në përmasat njerëzore, të jetës së përditshme, ku gjeniut i duhej të bashkëjetonte me shtrëngesën, varfërinë dhe braktisjen. Një libër elegant ky me mënyrën e të treguarit, model i të parit nga një këndvështrim shkencor i ngjarjeve dhe i rrethanave. Kësisoj, përcillet memoria e brezave si pjesa më artistike e bukurisë dhe e historisë njerëzore.Një libër që, siç thotë një studiuese, ka ardhur jo thjesht si nevojë e brendshme për rrëfim, por si nevojë për ekzistencën e kujtimeve që kapërcejnë individin.Se historia e një njeriu nuk është thjesht dhe vetëm historia individuale, por pjesë e një historie më të madhe. I mrekullueshëm dhe plot fakte befasuese, në një rrëfim të ngrohtë e intrigues, i strukturuar me mjeshtëri, sic thekson dhe Prec Zogaj, “I shkruar nga një dorë e stërvitur, ku dridhjet e moshës dhe tëmallit administrohen nga sensi i përgjegjësisë për lëndën. Një libër në të cilin ai nuk flet vetëm për takime të mirëfillta, por për takime shpirtërore dhe kulturore”
Edhe romani “Dashuria e Mimozës” ishte një sfidë.Një libër që me latimin e hollë dhe lirizmin dehës,larg dogmave e kallëpëve të realizmit socialist, theu tabu për kohën kur realiteti shpalosej me të vërtetën tragjike.Studiesi Aurel Plasari e vlerëson atë me të drejtë si një vepër e ndërtuar mbi trekëkendëshin klasik në letërsinë e përbotshme, të cilit realizmi socialist i ruhej si djallit.Dhe pikërisht ndërtimi i një skene origjinale mbi këtë trekëndësh e ka bërë romanin e Nasho Jorgaqit që t’i bëjë ballë kohës.
“Dashuria nën qerpik” është një mozaik perlash, që trazojnë çdo shpirt me lirizmin e thellë, me një dhembje lirike që të prek, siç thotë shkrimtari Nasi Lera. Kushdo që do të lexonte prozën lirike të Nasho Jorgaqit, jo vetëm që do të kalonte disa çaste të bukura, por dhe do të fisnikërohej, në këtë kohë kur kemi nevojë të jashtëzakonshme për t’u fisnikëruar shpirtërisht e për të kuptuar njëri-tjetrin.
Dhe, së fundi, të ndalemi te haiku japonez, që autori e sjell në variantin shqiptar, në disa nga botimet e tij. Te haiku,brenda tri vargjeve jepen stacione të gjendjeve shpirtërore. Është cilësuar si më i ndjeshmi ndër librat artistikë të Nasho Jorgaqit, i cili pasurohet nga përvoja dhe filozofia e moshës, por edhe nga aftësia e sintetizimit të mendimit në një strofë të vetme.Te haiku ka shumë dimension njerëzor, një filozofi filtruar nën prizmin e përvojës së gjatë jetësore,e shkrirë kjo në një lirizëm brilant dhe emocionues. Ai lexohet me nje frymë, të mbetet gjatë në mëndje dhe, sic thotë një studies, të lumturon me mendimin se poezia s’ka të bëjë fare me moshën, por është dëshmi e pasurisë dhe e rinisë së përjetshme të njeriut, që ka gjithmonë aftësinë t’u thotë gjer në moshën e nderuar njerëzve të tjerë diçka të bukur. I nevojshëm, mëse i nevojshëm, për kohën ku jetojmë,dy temat kryesore të tij janë dashuria dhe bukuria, të dyja shpëtimtare të botës: “Më ndih, o zot, / më shumë se të këqijat, / të mirat e njërëzve të shoh”, sepse “Ku tjetër, / veç në zemrën e njeriut / fillon mbretëria e qiejve”. Zemra e njeriut dhe zemra e studiesit, të dyja bashkë të çojnëte kulminacioni njerëzor, sepse të ndash jetën mes vetes dhe të tjerëve, ja cfarë është fisnikëria. I tillë, fisnik i përjetshëm, do tëmbetet prof. Nasho Jorgaqi, të cilit i urojmë jetë të gjatë dhe vepra të tjera.

E turpshme per te te fsheh faktin e te qenurit spiun ufff dhe keto studime si qoka hipokrizi