Divjakë, babë e bijë i rrëmben uji, vdes 40-vjeçari

DITA Online

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Divjalë, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëmbyer nga rrjedha e ujit.

Sipas informacioneve të para, rreth orës 10:30, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”, shtetasin E.B., 40 vjeç, banues në Krutje dhe vajzën e tij të mitur 7 vjeçe, duke u larë i ka marrë rrjedha e ujit nga pakujdesia.

Menjëherë ndërhynë shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty, arritën të shpëtonin vajzën e tij të mitur.

Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *