Kur nuk voton, nuk ke të drejtë të psherëtish

anazapta
gazeta dita cover

Ata që ftojnë për të mos shkuar në qendrën e votimit, apo për të vajtur atje e për ta prishur fletën e votimit bashkohen në dëshirën për një tërmet shkatërrimtar dhe shërues në botën e politikës shqiptare paskomuniste.

Që të dy propozimet janë të parealizueshëm. Se, fv, a mund të rrijnë pavotuar liderët e partive që paraqiten për t’u zgjedhur? Po familjet e tyre, shokët, miqtë, shtabet e tyre elektorale. Vetëm badigardët e kryeministrit plotësojnë votat për një deputet. A mund të bojkotojnë votimin të punësuarit e Berishës dhe të Metës? Po ata që janë larguar nga puna para tetë vjetësh dhe drithërojnë tani që ta rifillojnë veprimtarinë e tyre të paguar aty ku e lanë? A mundet pra en bloc populli shqiptar t’u tregojë derëdaljen klasës aktuale politike. Natyrisht, jo.

Bojkotimi I pjesëshëm, nuk bën gjë tjetër veçse favorizon qëndrimin në pushtet të një formacioni politik nga më të degraduarit në historinë kombëtare. Prandaj nëse ky popull i stërlodhur dëshiron që të shërojë një shtet të sëmurë rëndë, duhet të vrapojë drejt kutive të votimit, të votojë në mënyrë sa më korrekte, pa lënë mundësi që vota të lexohet turbull apo të interpretohet pavlefshmërisht.

Të dy koalicionet madhore krijuan këto ditë idenë e dy ndërmarrjeve gjigande të punësimit. Punësim, punësim, punësim! Kjo flet qartë që po ftohen të votojnë shtresa shoqërore barkthata, apo shtresa shoqërore sot të ngopura, por që nesër i tremben urisë.

Varfëria e ideve në fushatën e udhëhequr nga Sali Berisha e bënte atë  monotone dhe përsëritëse të premtimeve të pambajtura. Retorika e tij ishte e dalëboje, mashtruese dhe të vetmet shkëndija gjallërimi ishin romuzet që i hidhte kundërshtarit, të cilit i trembet. Në dy muaj fushatë ai i quajti bashkëbisedim fjalimet e tij të pandërprera përpara të mbledhurish që kishin urdhër të mos pushonin asnjë çast brohoritë. I vetëdijshëm që në thelb qeverisja e tij tetëvjeçare ishte mjerane, ai radhiste shifra mashtruese që nuk ngrohnin njerëz, të cilët porositë për t’u dukur të ngrohtë i kishin marrë që pa ardhur para mikrofonit të demagogut të ngjirur. Berisha ndoqi një vijë logjike të dukshme: të tregonte se sa i keq do të jetë Rama, po t’i zerë vendin. Ish njësoj sikur të thoshte copë “ju betohem, ai do të jetë më i keq seç isha unë!”

Personalisht do të votoja për FRD-në e zotit Bamir Topi, i cili daç me të kaluarën prapa liderit të PD-së, daç me kufizimet konfliktuale, me të cilat e rrethuan ata që e vunë në krye të shtetit, nuk i ka shfaqur ende vlerat e tij reale. Edhe në pastë njerëz që nuk e njohin, apo që nuk e kanë dëgjuar gjatë shpalosjes së piksynimeve në fushatën e tij korrekte, pa fanfara dhe fishekzare, më shumë se sa do të votojnë Topin, ata do të antivotojnë Berishën. Dhe Berisha antivotimit i trembet. FRD nxjerr për votim apo përmban në potencialin e radhëve të veta, njerëz që kanë dhënë prova të dinjitetit dhe besnikërisë ndaj kanuneve të demokracisë, si zoti Topi vetë, apo zotërinjtë Oketa, Biberaj, Gumeni, Krasniqi dhe plot të tjerë. Votuesit që deri tani mbështesnin Berishën, që u ish afishuar tërë këta vite si antikomunist dhe si shërues i plagëve të regjmit të Hoxhës, (gjë që rezultoi një gënjeshtër madhore), kanë rast të provojnë FRD-në, këtë formacion, që është nga më të shëndetshmit, aspak i ngjashëm me ikanakët dhe ardhanakët dhjetoristë që formuan përkohësisht parti dhe fraksione karikatureske.

Kur vjen fjala te të majtët, Partia Socialiste ka të drejtën e saj të plotë të kandidohet në udhëheqje të koalicionit sfidues që do të marrë në dorë punët e vendit. Ajo ka rastin t’i kundërvihet edhe Berishës edhe ish liderit të saj butaforik Nano, që importoi mafien shtetërore dhe që pastaj ia la trashëgim nxënësit të tij më të etur, Sali Berishës. Përvoja kryesisht pozitive e Ramës në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, me siguri do të jetë në dobi të vendit. Njerëzit besojnë që qysh në start vetë përbërja e ekipit të tij qeveritar do të jetë një dallim i madh për mirë. Zgjedhësit e mbarë vendit le të urojnë që Rama të japë një shëmbull fisnik në braktisjen e politikës të spastrimit të njerëzve të punësuar me stilin “ikni ju se erdhëm ne” dhe që dëbohen me fjalën magjike “reformë”, aq të lodhur nga stërshqiptimi në tërë këta vite. Le të jepet një shëmbull i bukur i trashëgimisë së përvojës të këtyre njerëzve edhe pse me gjasa të punësuar me porosi partie. Koalicioni i fuqishënm opozitar duhet mbështetur masivisht në të mirë të gjithëve, bile edhe në të mirë të atyre që vazhdojnë për inerci e marrin Sali Berishën për antikomunist e votojnë verbërisht për të. Pastaj e majta ka edhe ajo shumë njerëz që i patën kthyer kurrizin votimeve dhe këtë radhë edhe ata duhet të nxitojnë drejt kutive.

Ndryshe le të mos ankohen e le të mos mallkojnë veten që lindën në këtë hise të globit tokësor.

Por të gënjyerit më të shumtë dhe dezertorët e panumurt të votimeve kanë qenë ata që e panë PD-në e ditëve të para, si një diell. U mbushën me shpresa se dielli do të ndrinte për pronarët e grabitur dhe do të ngrohte të goditurit politikë të regjimit enverian. Janë ata të mashtruarit e shumtë të Prijësit të Rremë, Sali Berishës. Shumë arsye, që nuk e kanë vendin t’i sqarojmë këtu, i mbajnë ata larg votimit në favor të të majtëve, dhe as të majtët ndofta nuk presin prej tyre. Por ju, të zhgënjyer të dashur, mund të shkoni  dhe të antivotoni Saliun dhe kupolën e tij! A ju kujtohen vitet premtues 1991 dhe 1992, kur për PD-në tonë votonin qytetet dhe PPSh-së i kishin mbetur fshatrat dhe zonat e thella? Treguesi i degjenerimit berishian sot është i qartë. Ato fshatra e ato zona, tani janë të vetmet që u japin vota klaneve të PD-së, kurse qytetet nuk duan të dëgjojnë më për të. Shkoni drejt kutive dhe ju dhe dënojeni për Mashtrimin e Madh! Vetëm pa votuar mos rrini!  Berisha me të vetët lutet e përgjërohet që ju të mungoni edhe këtë herë.

E po, po nuk votuat… Po nuk votuat, mos u ankoni dhe mos mallkoni më veten që lindët në këtë vend!

Kryetares së një parlamenti sakat, si ky që u mbyll, më duhet t’i marr hua një përcaktim të saj, atë që ajo ka thënë se “PD-ja nuk është gjë tjetër veçse Sali Berisha”. Është një nga të vërtetat shumë të rralla që ajo zonjë ka nxjerë nga goja e saj e papërmbajtur.

E pra këtë radhë udhërrëfyesi i saj duhet larguar me votë sa më të dukshme. Nuk jam aspak i rrëmbyer nga mërira, por qetësisht kam dëshirë të hedh dy tri penelata mbi portretin e tij politik.

Sali Berisha është shtetari postdiktatorial që më shumë se kushdo ka hyrë forcërisht në fatet e shtresave, grupeve dhe individëve të kohës së tij. Asnjë si ai nuk ka qenë i pranishëm si hije, në mbrothësitë apo vështirësitë e jetëve të sejcilit prej nesh. Mjerisht shumë dëme i ka sjellë ai shoqërisë, duke rrënuar ekonominë dhe vlerat njerëzore të shqiptarëve. Ka shpërdoruar pasuritë, ka mbjellë përçarje të frikëshme me çështjet e pronave, ka favorizuar të huajt në dëmtim të atdheut dhe në këmbim të favoreve për veten. Ai nuk është thjesht komunist, se mes armatës së zezë dhe fanatike, Shqipëria ka parë dhe komunistë me ndjenja të holla e me fytyra njerëzore. Sali Berisha është më keq se komunist, – është enverist i pastër! Është enverist në stilin e propagandimit të begatisë. Është enverist në paranojën e tij. Porsi Enveri, “veprat e pesëvjeçarëve” i ndërton në vetën e parë. Porsi ai ngazëllen pamasë kur e gjen veten në vargjet dhe tingujt çiftelikë të rapsodëve. Ky njeri ka trashëguar nga Enveri urrejtjen ndaj shtresave dikur të përmbysura. Urrejtja e shpjegon sjelljen dhe mashtrimet që u bën atyre në përmbushjen e nevojave dhe detyrimeve shtetërore. Ai më shumë se kushdo, ka trashëguar dhe përdor logjikën e “fajësisë nga prejardhja”. Të gjithë e dijnë se sa abuzon ai me “bllokmenët” dhe “bijtë e etërve” edhe kur vetë dhe shokët e tij më të afërt, sot, i ka nga pëpëshistët fanatikë dhe bile anëtarë të KQ. Për rivalin e tij kryesor, ai, përdredh dhe spërdredh të thënmen, se është nip i daj’ Spiro Kolekës. Kjo nuk është tamam-tamam ashtu, por atij kështu i vjen për mbarë dhe i nevojitet ky mekanizëm enverist. Vetëm me këtë shëmbull, njëzetre vitet me etiketën e demokracisë e bëjnë turpin mal: edhe sikur Edi Rama të ishte biri i Kolekës, demokrati Sali, nuk duhej të merrej me të. Rama, si edhe vetë gërnjari kryeministër, qëndron i mbështetur mbi të kaluarën vetjake. Ndërsa Rama-bebe, nuk e kishte në dorë të lindëte fv, në oborrin e Spiro Kolekës, Berisha, burrë i formuar tek të dyzetat, i përkëdhelur e rritur goxha kohë në Perëndim, kërkonte me ashk e me ngulm, vetë(!), të hynte në shërbim të Oborrit të Spiro Kolekës! O paturpësi uluritëse!

Dhe hyri. Që atëkohë, deri më sot jeta e tij është një pabesi e zgjatur pafund. Pabesinë e shfaqi ndaj Kolekës, vëllezërve Hoxha të barkës në Drilon, ndaj Hysni Kapos, Ramizit e Nexhmijes, ndaj të burgosurve, punëtorëve, familjeve të shpronësuara, studentëve, Leka Zogut, ministrave dhe deputetëve të tij, themeluesve të partisë, ndaj nesh, njerëzve që punuam tok me të, e pastaj, ndaj tropojanëve patriotë  dhe gjithë shqiptarëve që deshin një ndryshim të madh. (Jo këtë ndryshim që ai shkruan qesharakërisht mbi foltore!)  Ai takon mijëra dhe mijëra njerëz çdo ditë dhe nuk u tregon atyre se si i fyen ata me gënjeshtrat e tij. Gënjeshtrat janë fyese gjithsesi, por ato bëhen poshtëruese sidomos kur gënjeshtari nuk e vret mendjen e nuk lodhet që t’ua rrisë cilësinë dhe të mos i shpjerë aq ngjitur me të vërtetat. Njerëzve të urritur ai u thotë që janë të ngrënë. Udhëtarëve të troshitur e shkundur nga gropat mbi të cilat kanë udhëtuar të vijnë e ta dëgjojnë, u thotë që rrugët e vendit janë zili e Europës. Të sëmurëve që u rrijnë larg spitaleve ngaqë nuk kanë para për të dhënë nën dorë, u thotë se shqipot kanë sistemin shëndetësor më të mirin në botë!… Këtej deklaron se vendi që administron ai, ka 80 mijë të papunë dhe pas pesë minutash premton 250 mijë vende pune! A mos do të importojë të papunë grekë dhe maqedonas për 170 mijë vendet që do të tepërojnë?! Mallëngjehet para memorialit të themeluesit të PD-së dhe nënkryetarit të saj, Azem Hajdarit, dhe nuk shpjegon përse e pat luftuar dhe cilësuar hapur atë Azem, agjent të Sigurimit të Shtetit!

Një nënkryetar tjetër të PD-së, Bamir Topin, e ve në krye të Republikës, e njeh si Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pastaj ia harron këto cilësi dhe e quan njeri që do të përmbyste shtetin! E harron dhe këtë akuzë marroke dhe e fton në koalicionin e 23 qershorit! (E fton që shtetin ta përmbysin të dy?!!! Nuk e sheh vallë se e ka përmbysur vetë tashmë, pa ndihmën e Bamirit?!)

Kryeministri aksidental i Shqipërisë gënjen dhe gënjen pa pra… Pa u lodhur, se për t’u skuqur nuk prêt më njeri! Ai nuk shpjegon fantazinë e stilografëve-thika dhe çadrave-pistoletë, që do të hyjnë në letërsinë artistike të Ballkanit dhe Europës. Ai nuk shpjegon përse e pat shkurajuar UÇK-në dhe delegacionin e saj të Rambujesë. Nuk na dëften ku-e-kur është shprehur kundër embargos që OKB-ja i pat vënë Jugosllavisë, dhe ku-e-kur na e ka bërë të ditur këtë qëndrim, me të cilin përligji furnizimin e pandërprerë të Millosheviçit me karburantë. Ai nuk shpjegon asnjë gënjeshtër, ngaqë në takimet që bën me ministrat, me grupin e deputetëve dhe me zgjedhësit, ka vënë pyetjet nën embargo. Ai flet dhe këtij ia ve emrin bashkëbisedim. Ai flet dhe mendon që duke folur u ka dhënë përgjigje pyetjeve, të cilat tërë gjenijtë i dijnë që më parë. Këtë quan bashkëbisedim ai. Jo më kot ai nuk del në debat me kundërshtarët, siç në tërë botën është zakon në vigjilje të votimeve. Nuk del se aty nuk e ushtron dot embargon e pyetjeve dhe bashkëbisedimin e tij të famshëm. Edhe kur e ftojnë në televizion, ai jep përgjigjet pa ia bërë askush pyetjet dhe largohet. Pyetjet ia formulojnë më vonë. Vrasin mendjen që ato të shkojnë me përgjigjet që ai sapo ka dhënë dhe ia montojnë në hapësirat e përgjigjeve.

Ka 22 vjet që me ne ai nuk bisedon asnjëherë. Vetëm bashkëbisedon!

Ai duhet të jetë gënjeshtari më banal i tërë kohërave në tërë rruzullin tokësor. Ja, vetëm për këtë ai duhet ndëshkuar në kutitë e votimit. Mjafton kjo! Votimit nuk ka nevojë t’i shtohen edhe krimet në ekonomi dhe të vrarët që i faturohen direkt atij. Me to le të merret drejtësia më pas.

Të gjithë duhet të votojnë. Edhe ata që do ta lexojnë këtë shkrim me dhëmbë të shtrënguara dhe me zemërim të thellë. Ata e duan dhe do të votojnë në favor të Berishës, të parit të vendit. Ashtu le të bëjnë! E shoh me respekt votimin e tyre për të dhe sinqerisht i shtyj edhe ata drejt kutive.

Por shtyj sidomos ata që e shohin votimin me mosbesim. Në mosbesimin e tyre, a mos vallë duan të thonë, se është e kotë, ngaqë kryeministri u a vjedh votën, siç e ka bërë zakon? Kjo është e vërtetë dhe ka shumë të ngjarë të përsëritet. Megjithatë, o shqiptarë të mirë, ju duhet të votoni! Le të vjedhë! Në vend të njëqind votave, njëmijë apo tetëdhjetëmijë votave, është më mirë që Sali Berisha të vjedhë një milion! Është mirë që ai ta shohë se sa e do populli vërtetësisht!

Votoni, votoni, votoni! Po nuk votuat, ditshi Zotin, mos u ankoni më!

Share This Article
35 Comments
  • Nuk kam c’fare te shtoj me teper.Por do mundohem te shtoj dicka.23 Qershori eshte beteja perfundimtare e Shqiptareve me Sali Berishen.Ne kete beteje Shqiptaret nuk mund te humbin.

    • S besoj se ka gje me te rendesishme se te votosh, te japesh vullnetin tend, te vendosesh per te ardhmen tende, te ardhmen e femijeve te tu, per prespektiven e mire. Ndaj dhe une them Votoni qe te mund te kerkoni neser nga ataq e nxorret per tju sherbyer ato sherbime qe ju takojne. Kjo eshte ne frymen e kushtetutes, kjo eshte me e rendesishmja qe ne kemi per jeten tone

      • VOTA ESHTE E DREJTE E CDO SHQIPTARI DHE ME 23 QERSHOR CDO SHQIPTAR DUHET TE SHKOJ DHE TE VOTOJE SEPSE VOTA DUHET HEDHUR GJITHMONE DHE MOS E SHIT VOTEN SEPSE PO SHET NJE TE DREJTE TENDEN.

      • Te gjithe duhet te shkojme dhe te votojme dhe kur te votojme te kerkojme gjithmone te bejme zgjedhjen e duhur duke votuar partine qe na ofron nje te ardhme me te mire dhe me shume bindje kesaj rahde duhet te votojme Partine Socialiste sepse eshte e vetmja parti qe mund ta ndryshoje vendin tone.

      • VOTO VOTO VOTO DHE MOS U NDAL NGA ASGJE DHE NGA ASKUSH SEPSE ESHTE NJE E DREJTE E SECILIT NGA NE QE TE SHKOJME DHE TE VOTOJNE DHE CILEN PARTI TE VOTOJME DHE KESAJ RADHE DUHET VOTUAR NUMRI 29 NUMRI I CLIRIMIT NGA E KEQJA QE NA KA MBULUAR, MOS HARRO VOTO DHE VOTO MIRE, VOTO PARTINE SOCIALISTE.

      • ME 23 QERSHOR VOTO PARTINE SOCIALISTE PER NJE RILINDJE SHQIPTARE NESE DON NJE TE ARDHME ME TE MIRE DHE NESE DESHIRON TI JAPIM FUND KETIJ RRENIMI.

      • MOS HARRO ME 23 QERSHOR VOTO NUMRIN 29 NUMRIN E SHPRESES PER NEJ TE ARDHME ME TE MIRE PER NE DHE PER FEMIJET TANE, VOTO PARTINE SOCIALISTE SEPSE ESHTE E VETMJA PARTI QE NA JEP SHPRESE PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE.

        • CDO VOTE VLEN!
          ME 23 QERSHOR EDHE NESE NUK E KISHE NE MENDJE PER TE VOTUAR, COHU EDHE TI O SHQIPTAR E VOTO
          VOTO PER NDRYSHIMIN E JO PER RRENIMIN E METEJSHEM TE VENDIT QE PO BEN SALI BERISHA
          NDESHKOJE KETE NJERI ME VOTE
          VOTO PS DHE NR 29!

        • Nese vendos te votosh,

          Ti i Zhgenjyer nga ai njeriu qe aq bukur e pershkruan Pellumb Kulla, pra ti qe nuk e hedh voten kurre per PS-ne,

          VOTO FRPD

          Voto BAMIR TOPIN…

          Bamir Topi, eshte e vetmja kuti ku duhet ta hedhin te Djathtet e vertete…

          Edhe ata qe e duan dhe u vjen keq per emrin e PD-se, por nuk duan Sali Berishen,

          V
          O
          T
          O
          N
          I

          FRPD-ne,

          Bamir Topin!

          Bamir Topi sjell qetesi, urtesi, drejtesi…

          Eshte padyshim vota qe nuk sjell zhgenjime…

          Kjo eshte e sigurt.

      • VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI VOTONI
        Te votosh sot do te thote te clirohesh perfundimisht nga e keqja.Votoni dhe merrni me vete nje njeri qe nuk ka votuar me pare sepse kjo eshte mundesia jone e vetme per te ecur perpara.

    • ME 23 QERSHOR DO TE SHKOJME MASIVISHT DHE DO TE VOTOJME PARTINE SOCIALISTE E CILA ESHTE E VETMJA PARTI QE NA JEP SHPRESE PER NJE TE ARDHME ME TE MIR.

      VOTO NUMRIN 29 VOTO RILINDJEN

    • Te votosh eshte nje e drejte e cila te jepet dhe qe gjithsecili prej nesh duhet ta praktikoje.Vota ne demokraci eshte instrumenti me ane te se ciles vullneti yt e i shumices te marra se bashku sjellin ne krye nje qeveri te denje per to.Prandaj edhe sot vendi ka nevoje urgjente per rotacion dhe vota e gjithsecilit prej nesh vlen dy fish.Te shkojme te votojme te flakim tej kete regjim mbytes.

      • njerez votoni per ke te keni qejf per ke tju doje zemra per ke ju duket ju me e drejte sepse gjithsecili ka mendimin e tij por e rendesishme eshte te votoni!!!

    • nqs nuk votoni nuk keni te drejt te flisni, nqs nuk votoni nuk keni te drejt te beni asgje vecse te ulni kokat para padrejtesis dhe korrupsionit, nuk keni te drejt te kerkoni as te merrni, duhet te votoni per vet dhe per familjen tuaj

    • Te gjithe ne zgjedhje ti japim goditjen finale Saliut qe po na keqqeveris prej 8 vitesh.Nuk mundet me te mbajme ne shpine zgjedhën e Saliut.Ti japim fund njehere e mire me vote.Prandaj te gjithe ne zgjedhje me 23 qershor te mos qendroje askush ne shtepi.

    • Ai duhet të jetë gënjeshtari më banal i tërë kohërave në tërë rruzullin tokësor. Ja, vetëm për këtë ai duhet ndëshkuar në kutitë e votimit. Mjafton kjo! Votimit nuk ka nevojë t’i shtohen edhe krimet në ekonomi dhe të vrarët që i faturohen direkt atij. Me to le të merret drejtësia më pas

    • Mos mendo për ato që ke dëgjuar në këto 8 vjet.Sot të takon ty të japësh kontributin tënd.Secili nga ne ka më shume fuqi sec mendon.Secili nga ne jep kontributin e tij të padukshëm porrnkonkret për të mirën apo të keqen, për të drejtën apo të gabuarën.Kontributi ështe i vogël por real.Gjëja më e gabuar është të mos votosh.Ju do të thoni që cdokush bën atë që dëshiron por ka një nen që na e kërkon votën.Të votojmë si të duam, kë të duam por jo të ngelemi jashtë duke mos votuar e duke na marrë turma përpara.Ju do të thoni në këto kohëra të vështira ti na thua tarnrespektojme politiken ?! JO.Unë nuk ju them ta respektoni politikën por ta Doni atë.Të mos kesh interes për politikën do të thotë të mos kesh interes përrnjetën, për mënyrën sesi do ta organizoni atë në paqe,harmoni e me punë.Vota është i vetmi mjet për të shprehur vullnetin tuaj.Ti që sot ke herën tënde të parë kape rastin, mos i lejo të tjerët të të mbyllin gojën por merre mundiminrntë lsëh shenjën tënde aty ku secili nga ne e ndjen vehten të lirë e mbi të gjithë të tjerët!

    • Votimi eshte detyrim qytetar pa votuar nuk kemi te drejte perfaqesimi e keshtu nuk kemi te drejte te ngreme zerin.Te shkojme ne votime te shprehim vullnetin tone.Votoni Votoni Votoni.

  • Nuk dua qe te bej koment;vetem dua qe te golidarizohem me thirrje:Votoni pashi ate Zot se ndryshe nuk mund te shtyhet me!!

  • Une do te votoj sepse duam nje shqiperi me te mire, sepse dua punesim perpmes meritokracise, u8ne do te votoj sepse dua shqiperin e Rilindur….une do te votoj numrin 29.

  • Me 23 Une dio te shkoj ta hedh voten time, do te shkoj te votoj sepse dua qe te vendos vete per venten e jo te vendosin te tjeret per mua, une do te shkoj te votoj per Skuadren e Rilindjes, sepse dua me shume punesim per rinne shqiptare, duan pune per vete, fundja dua ate qe me takon dhe qe shteti ka per detyre te ma jape, dua punesimin.

  • 23 Qershori , eshte clirimi i Shqiperise nga Serbia ! Eshte realisht nje dite lirie ! A do te fuse Serbi tanket ne loje per “mbrojtjen” e pushtimit ? Po komandanti Serb Sali Berisha ne cilin tank do te hypi ?

  • o pullum o
    saliu nuk ka te krahesuar me asnje lloj diktatori
    minimalja asnje diktator nuk ka falur troje te atdheut te tij fqinjeve qe ti ndihmojne per te qendruar ne pushtet
    te vetmit jane ahmet zogolli dhe esat toptani

  • ste vjen turp i thua rugacit te shqiptareve perpara …historia do ta nxije ate per keto qe i ka bere njerezve ..e pe emisionin tek vizion plus se kush eshte e cka punuar per ta mbajtur pushtetin larg nga njeres si ju e do ta shikoni se ku do perfundoje ata qe mbrojne dhe perkrahin ate jane llumbi kombit

  • Zoti Kulla. Pasi e lexova shkrimin tuaj, nisa te bej nje koment. Por… jemi ne Shqiperi dhe dritat ma lane ne mes komentin. Ndaj po e filloj prape. Te jem i sinqerte, megjithe respektin per ju, por shkrimi juaj kalon ca probleme shume tangent. Nuk ma do mendja, sot ne vitin 2013, ne Shqiperi problemi i krijuar te vertitet vetem dhe rreth nje personi, qofte ai dhe Sali Berisha. Saliu eshte nje diktator qe erdhi ne kete stad duke kaluar disa shkalle, duke u mbeshtetur ne disa “parmake” dhe natyrisht “pislleqet” e krijuara nga ai nuk jane me gjurme, por togje plehrash, te cilat duhen pastruar. Pa dashur te lendoj kend, aq me pak ju, qe jeni nje mjeshter i fjales dhe skenes, une qe po hedh ndonje mendim, po shkruaj si nje anonim, jo ne emrin tim, nje paradoks per nje vend qe kerkon te quhet demokraci. Pra fjala e lire per njeriun e thjeshte, nuk eshte aq e lire dhe e thjeshte, sepse siç thote populli, te vjen nga nuk e pandeh, mbi te gjitha hallet qe kemi. E ne kete fare demokracie nje kontribut te konsiderushem kane dhene dhe ata, qe me daljen nga vatha e Saliut, u bene moderator dhe antiberishist me teper se ata qe ne keto vite te sudimit te Saliut jane endur rrugeve te papune, te veshtiresuar per mjetet e jeteses. Natyrisht jo te gjitheve u eshte dhene mundesia te shkojne ne Amerike, Kanada, France apo Gjermani., qe analizen e gjendjes ne Shqiperi ta bejne nga pozitat e nje vezhguesi nga larg. Nuk besoj se kane ndonje te drejte morale te madhe, kushdo qofshin, qe kane gezuar ofiqet e Sali Berishes, sideputet, kryetar grupi parlamentar, nenkryetar i keshillit te lare te drejtesise, minister dhe zv/kryeminister dhe as me teper te zgjedhur president me votat te blera. Jo per te hequr paralele, por thjesht per ilustrim ka nje thenie te bukur i madhi Sh.Musaraj “Ç’beje zotrote, bej efendi, kur ube leftoja per Shqiperi?!” Keta zoterinj qe rrjeshtoni ju dhe qe kerkojne voten e shqiptareve per te qeverisur ndryshe, i kane bere fresk dhe i kane mbajtur iso bemave te Saliut, kur ishin nen ombrellen e pushtetit te tij. Ju thoni qe Rama duhet te beje nje gjest fisnik, ne raport me qendrimin e tij ndaj administraes aktuale. As me pak dhe as me shume, ju thoni qe per t’iu ruajtur akuzes se revanshit, nu duhet bere spastrim ne administrate. Kjo do te ishte shume normale per nje shtet normal dhe gjate nje rotacioni simbolik dhe te natyrshem. Por kurrsesi jo per Shqiperine. Administrat aktuale, nga piramida ne baze eshte nje administrate e mbushur jo vetem me militante partiake dhe te paafte, servile dhe puthadore, nje lloj mashe per te trazuar thengjijte e berishes. Nese do te shkohej ne linjen e arysetimit tuaj, atehre nuk ka nevoje as per sllogane Rilindje, lufte kunder korrupsionit e me the te thashe, biles as per rrotacion. Kesaj i thone ata qe u hodhen ne rruge nga Berisha dhe berishizmi, le te rrine aty se vendet ne administrate do t’i mbajne ata qe solli berisha, pavarsisht se edhe ne kete fushate zgjedhore ata jane pjese e falangave te berishes per te baltosur opoziten dhe popullin opozitar. Epo kur Drejtosi i shkoles se policise,bene propogande ne favor te partise qe e ka vene ne ate detyre ,ç’mbetet per te thene per te tjeret, qe nuk kane ndonje pengese te madhe ligjore sa i perket mbeshtetjes s partise se tyre?! Pa u pastruar administrata shteterore, nga piramida ne baze nga militantet dhe mitingashet, pa u rikthyer te aftet dhe ata qe dine te punojne jo per partine por per shtetin, as qe mund te thuhet se u larguam apo u distancuam nga berisha dhe berishzmi.

    • Ore VezhguesF cfare thua me qafsh?! C’hyn ketu Musaraj dhe c’lidhje ke ti me frazat e Musarajt?! “Ç’beje zotrote, bej efendi, kur ube leftoja per Shqiperi?!” E ke per vete ti? ke luftuar ndonjehere kunder Berishes e nuk te ka ndjekur njeri pas?! Le qe kush je ti VezhguesF njehere?! Si mund te kesh luftuar ti kur edhe ketu, nga frika del me pseudonim! Ti thua qe nuk e ka fajin vetem Berisha dhe e kane dhe te tjeret… As per ta mos voto. Ti thua qe ka faj edhe Kulla? As per Kullen mos voto! Ti po ben listen e atyre qe kane te drejte te flasin tani? Ty ta kane ngarkuar? Apo t’u tek per te shkruar edhe shkrova nja dyzet rreshta. Po pse nuk i lexove a derezi? T’i kishe lexuar para se t’i postoje, mbase nuk do t’i postoje fare. Se nga shprehjet dukesh qe mund te kuptoje e cfare thua vete. Dhe kur ta kuptoje qe qe budallallek…

      • O Bashto, pardon Bashkua, njesoj eshte! E di si eshte puna? Musaraj, eshte ai qe u ka vene festen atyre, bijte e te cileve, pasi hengren dhe pine me Berishen, kerkojne te na bejne te moderuarin.. Kaq per kete, nese nuk je i qarte, mund te perdor dhe ndonje gozhde me te trashe. Kur komentoj ketu, nuk kam ndermend t’i marr doren njeriu, aq me teper nje bashtoje qe kerkon te me jap mendje. Kush jam une? Ç’i hyne ne pune zotnise sate, apo je pjese e falangave te berishes dhe ke nevoje per ndonje resto. Trupeshk, kerkon te me besh te zgjuarin, apo avokatin, por te kujt? Natyrisht qe nuk e ka fajin vetem berisha por, berishizmi, pjese e te cilit duhet te jesh dhe ti, me gjithe topçinjte, qe deri dje i lepite menderen atij krimineli. Je tamam bashto, se ata futen keshtu si fandi spathi, per tu dukur se mund te thone diçka.

      • O Bashko,
        O te qafsha per broçkullat qe ke ne koke!
        Vezhguesi F ngre nje problem kapital per Demokracine e vertete!
        Nje nga te keqijat me te medha te Shkerdhatokracise së Saliut eshte administrata e politizuar deri ne K o c k ë ,…o te qafsha o Bashko!….
        Dhe ndertimi i administrates se re, jo sipas kritereve partiake, por sipas aftesive profesionale dhe me nje devotshmeri qe ti sherbejne Shqiperise dhe jo Partise, eshte alfa e çdo shteti te vertete demokratik!
        Prandaj kerkohet nje T e r m e t i vertete , per te ndertuar dhe pastruar administraten!
        Vezhguesi ka plotesisht te drejte ndersa ti di vetem te rrotullosh gjuhen si te doj menderja, te tjerresh fraza e te grish sallate, o Bashko, o te qafsha !….
        …..dhe keshtu direkt dhe indirekt mbron nje nga sharlatanizmat me te urryera te Sharlatanit qe di vetem te shkaterroje shtetin e vertete dhe te mbroje shtetin e kusareve te klanit te tij primitiv.

  • te votosh eshte detyre dhe e drejte por ne kushtet konkrete pjesmarja ne votime behet e detyruar per ti hapur rruge jetes te ndalur .Sa per Topin e te tjere qe i kane bere hosana
    per 20-vjet Saliut duhet te mendohem pasi ai flet vetem me heshtje.

  • nje shkrim shume shume fantastik ky qe ua ben nejrezve te qarte qe ne momentin qe ti nuk shkon per te votuare humb tagrin per te kerkuar te drejat e tij sepse nuk ka marre pjese reale ne zgjidhjene ektij problemi

  • qeveria dueht t ezgjidhejt nga te gjithe dhe kjo eshte shume shume e qarte dhe e kuptueshme kjo e ben njeriun q enuk voton qytetar t epa denje t epopullit t etij qyetar te pa organizuar te popullit te tij dhe te pa vemendshme per t evotuar ti dueht e vendosesh

  • Në një mëndje me … @ Vëzhguesin F.

    Nuk mund të flasim për Ndryshim dhe Rilindje në se bëjmë puthadorët se mos na mërziten votuesit e berishës pas 23 qershorit! Nuk ka asnjë kuptim vajtja në votime në se qenka puna për HEZITIME në VENDOSJEN E LIGJIT pas 23 qershorit! Nuk mund të ndërtosh shtet mbi ata që e mbështesin sot në administratën shtetërore! Këta që punojnë sot në administratën shtetërore, janë më keq se vetë saliu. Sepse saliun e dimë të gjithë, e njohim tashmë, ia dimë bëmat, ia dimë GËNJESHTRAT, MASHTRIMET, PËRRALLAT, FJALORIN BANAL, KRIMET, URDHRAT PAS SHPINE, etj. Në fund të fundit ai është veçse një individ.
    Po këta nëpunësit e administratës së tij, që janë me qindra-mijra nuk na shohin ne shqiptarëve të tjerë, ushtrinë e të papunëve që shtohet çdo ditë dhe ata çfarë bëjnë veçse brohorasin saliun?! Pra bëjnë sehir dhe shyqyr larg derës së tyre!
    Nuk panë ata se si u vranë njerëzit më 21 Janar dhe çfarë bëjnë ata, brohorasin saliun?! Dhe shyqyr larg derës së tyre!
    Nuk panë ata shtëllungat e këpurdhës së shpërthimit të Gërdecit dhe çfarë po bëjnë ata, po brohorasin saliun?! Dhe shyqyr larg derës së tyre, se predha nuk i ra në oborrin e tyre dhe nuk vrau fëmijën e tyre!
    Nuk shohin ata se si konkurset në administratën publike zhvillohen sa për të plotësuar protokollet, sepse vendet zihen që përpara me urdhër partie, ndërsa këta vazhdojnë e brohorasin saliun?! Dhe shyqyr se si do kishte ndryshe vënde pune për ta?!
    Nuk shohin këta nëpunës dhe drejtora se si po i ngjisin shkallët e karrierës së tyre në kurriz të qindra e mijra specialistëve që kanë mbaruar shkollat me djersë dhe jo me diplloma të blera apo të rinjve të shkolluar e specializuar jashtë, po që këtu në vendin e tyre si qas njeri tek dera dhe i shohin dhe me habi bile, ndërsa këta akoma vazhdojnë e brohorasin për saliun?! Dhe shyqyr se po të mos ishte saliu si do bëheshin drejtora pa shkollë!
    Nuk shohin këta nëpunës e drejtora se kur troket në zyrat e tyre, nuk merr asnjë përgjigje pozitive veçse një përcjellje sepse i ke bezdisur, ndërsa këta vazhdojnë e brohorasin për saliun?! Natyrisht, larg derës së tyre, se përndryshe ku do gjenin punë tjetër?!
    Nuk ishin prezentë këta nëpunës e drejtora kur u vodh hapur fare dhe në prani të të huajve VOTA e 2011, me një pretekst sa qesharak aq dhe donkishotesk se gjoja “nuk mund të pranohet një rezultat me 10 vota diferencë?!Dhe çfarë bënë këta, u vërsulën të gjithë si të çakërdisur o burra të rregullojnë rezultatin, se iu ikën privilegjet! Sa për pjesën tjetër të popullit punë e madhe, larg derës së tyre për ta rroftë berisha!
    Dhe natyrisht, sot në botën moderne lavdia dhe mirëqënia ndërtohet në kurriz të të tjerëve që nuk qenkan aq të aftë sa të blihen si ty, sa të shiten si ty, sa të vrasin si ty, sa të brohorasin si ty, sa të lëpihen si ty, sa të vjedhin si ty, sa të bëjnë çdo gjë tjetër vetëm të jetë larg derës së tyre!
    Të gjithë këta njerëz që sot votojnë për saliun, që regjistrojnë me celular dhe kërkojnë pa pikën e turpit edhe votën tonë, nuk e meritojnë më të punojnë në administratën shtetërore!
    Sepse statusi i nëpunësit civil, që ata e kanë lexuar kur kanë dhënë konkursin (nqse e kanë lexuar) thuhet se nëpunësi civil i administratës shtetërore duhet të zbatojë të gjitha detyrimet që i lindin nga ky status, pa u angazhuar në mjedisin e punës me veprimtari politike apo të tjera jashtë objektit të punës! E pra sot ky status është shkelur me të dyja këmbët nga vetë kreu i shtetit dhe e gjithë administrata e tij!

    E pra, e gjithë kjo makineri shtetërore e shkalafitur, me njerëz militantë, pa pikën e intelektit qytetar, që sheh, që e di dhe e kupton fare mirë se pjesa më e madhe e popullsisë nuk ka zgjidhje për të vazhduar një jetë normale, pa pretenduar ndonjë luks si të tyrin, nuk bën gjë tjetër veçse brohoret saliun dhe i bën karshillëk pjesës tjetër të popullsisë!
    Shikoni si janë katandisur Ministritë, Policia, Chez, ujsjellësi, Gjykatat, etj. etj. Kudo të shkosh për një problem, nuk merr përgjigje po nuk pate një të njohur. Nuk ka më një zyrë që të funksionojë si e tillë dhe ku të marrësh një përgjigje sipas kompetencës. Gjithçka bëhet vetëm sa për sy e faqe, sepse zgjidhje nuk gjen askund!
    Sa për Votën, natyrisht që të gjithë do të votojmë. Edhe në se kishim një hezitim për shkak të zhgënjimeve të përditshme në këtë shtet pa shtet, sot më shumë se kurrë edhe pjesa tjetër që z.Kulla i quan shtresa shoqërore barkthata, do të votjnë me siguri sepse nuk ka rrugdalje tjetër. Sa për “shtresat shoqërore sot të ngopura, por që nesër i tremben urisë” që z. Kulla u thotë të votojnë qoftë dhe për berishën, unë do tu thosha të mendoheshin për një moment kur ta hidhnin atë votë. Sepse Vota e tyre sot, do të kontribuojë të ardhmen e SHQIPËRISË NESËR. Një të ardhme kundër krimit, mashtrimit, manipulimit, padrejtësisë, papunësisë, mosfunksionimit të shtetit.
    Një të ardhme jo për individë të caktuar, por një të ardhme për fëmijët e nesërm!

  • Te pakenaqur jane vetem ata dembele qe presin qe shtepine tu a rregulloje Sala. Demokracia jua dha te gjitha lirite tani vazhdoni vete, mos prisni nga shteti. Edhe jashte shtetit rruget jane te hapura, vetem te jeni te zotet……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *