Ndonëse jo kandidat për kreun e PD-së ashtu siç u paralajmërua, Astrit Patozi po i bën oponencë të fortë Lulzim Bashës.
Sot madje deputeti demokrat që nuk do të jetë në parlamentin e ardhshëm shpërthen në kritika ndaj Bashës në lidhje me fushatën për të marrë edhe një herë drejtimin e PD-së, duke i thënë se i ka bërë demokratët gazin e botës.
Patozi shkruan se ndërsa përfaqësues të PS-së iu marrin mendimin njerëzve pasi iu kanë marrë votat, Basha u kërkon votat, pasi u ka marrë mendimin.
STATUSI I PATOZIT
KËTË MUND TA KISHE KURSYER LULZIM BASHA
Na ke bërë, realisht, gazin e botës. Sikur të mos mjaftonin talljet e fushatës me barsoleta tepsie dhe me çunin e mirë, që donte të pinte dy nëna apo loja me ngjyrat dhe simbolet tona.
Tani në lajme po shohim përditë drejtues dhe deputetë të Partisë Socialiste, që u marrin mendimin njerëzve, pasi u kanë marrë votat, dhe kryetarin tonë, që u kërkon votën atyre, pasi u ka marrë mendimin.
A thua se ne kemi fituar dhe Edi Rama ka humbur në këto zgjedhje. Këtë, të paktën, mund t’ia kishe kursyer demokratëve Lulzim Basha!

Bir Selmani nenes ke te …q. me pare.