Pushuesit dynden në bregdet, bllokohet sërish trafiku, ja zonat problematike

Gazeta Dita

Sërish situatë e rënduar nga trafiku në rrugët shqiptare që të çojnë në bregdet. Përveç paradites së sotme, lëvizja drejt zonave bregdetare dhe anasjelltas është kthyer në një makth për pushuesit edhe gjatë pasdites.

Policia bën të ditur se prej orës 17:00 ka filluar të rëndohet trafiku. Kështu qarkullimi është problematik në rrugën e Gjirit të Lalzit ku ka shumë lëvizje dhe ngarkesë. Gjithashtu edhe në hyrje të Tiranës ka trafik por policia thotë se situata është nën kontroll.

Lëvizja e makinave është tepër e ngadaltë edhe në Lezhë, Shkodër e Velipojë ku trafiku është me kilometra të tëra. Ndonëse policia rrugore po monitoron situatën, lëvizja është pothuajse e pamundur.

Share This Article
3 Comments
  • NUK DI PER KETO POR SEGMENTI MBROSTAR-LEVAN, NE FIER, MBETI PA BERE PER 5 MILION DOLLARE.

    ESHTE PER TE MALLKUAR VETEN AI QE DO TE NGECI NE KETE SEGMENT GJATE MUAJVE TE PLAZHIT.

    SHOKU EDVER, KA HARXHUAR 30 MILION EURO PER QENDREN E FIERIT, HARXHIME KOMPLET PA MEND, ME PALMA E BETON PA LIDHJE FARE DHE
    NUK U BE SEGMENTI I BYPASS TE FIERIT.

    MEGJITHATE MIRE JA BEN KETIJ POPULLI.

    NE LISTEN E KERKESAVE NDAJ KAPOVE TE VETE.

    PUNESIMI DHE EKONOMIA ISHIN ANDEJ NGA FUNDI.

    PUDROSJA DHE GRIMIMI KRYESONIN ME DIFERENCE TE MADHE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    INJORANT DHE PERTAC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *