Xhamitë janë vëndet e shenjta e të bukura të besimtareve të fesë Islame. Ato gjenden në të gjithë planetin tonë. Më poshtë po ju rëndismin disa prej xhamive më mbreselënëse në botë:
1.Xhamia El Haram, Meke. Kjo eshte xhamia me e madhe, me e vjeter dhe vendi me i shenjte ne Islam, te cilin gjate pelegrinazhit vjetor te Haxhit e vizitojne deri ne dy milione pelegrin
2.Xhamia e Gurit, Jerusalem. Kubeja e Gurit gjendet ne nje zone te Jerusalemit te vjeter, te quajtur Mali i Tempullit; ajo mbulon nje shkemb per te cilin, disa muslimane dhe dijetare besojne se eshte vendi prej ku Muhamedi u ngjit ne qiell.
3.Xhamia Blu, Stamboll. Ndonese emri i saj zyrtar eshte Xhamia e Sulltan Ahmedit, kjo xhami me shume njihet si Xhamia Blu per shkak te 20 mije pllakave blu te punuara me dore, me te cilat jane te dekoruara muret e saj te brendshme.
4.Xhamia Shah Faisal, Islamabad. E perfunduar ne vitin 1986, kjo xhami ne forme te çadres se Beduineve, qe gjendet ne pjesen perendimore te Himalajeve, eshte xhamia me e madhe ne Pakistan.
5.Xhamia Sulejmanije, Stamboll. Sulejmani i Madherishem, apo sulltani qe ka mbajtur fronin e Perandorise Osmane per kohen me te gjate (44 vjet), eshte varrosur se bashku me gruan e tij, Haseki Hurrem Sulltanne kete me te madhen xhami ne Stamboll qe mban emrin e tij.
6.Xhamia e Madhe Sheikh Zayed, Abu Dabi. Ne kete xhami ne te cilien ka vend per 40 mije besimtare gjendet qilimi me i madh ne bote. E veçante tjeter e kesaj xhamie eshte ndriçimi unikal i mureve te jashtme te saj, i cili behet me i erret ose me i ndritshem varesisht nga fazat e henes.
7.Xhamia Nusrat Djahan ne Kopenhagen. E ndertuar ne vitin 1967, kjo eshte xhamia e pare ne Danimarke, vend ky ne te cilin 4% e popullsise eshte muslimane.
8.Xhamia e Madhe e Kordobes, Spanje. Fillimisht kjo kishte qene nje kishe e krishtere e ndertuar nga Vizigotet, diku rreth vitit 400 te eres sone, e cila gjate mesjetes ishte shnderruar ne xhami islame dhe pastaj me vone, perseri eshte kthyer ne kishe. Muslimanet jane duke kerkuar nga Vatikani qe edhe ata te mund te luten perseri ne te.
9.Xhamia e Madhe e Burses, Turqi. Xhamia e Burses me njezet kube eshte nje nga shembujt me te mire te kaligrase islame ne bote.
10.Xhamia Qolsharif, Rusi. E ndertuar ne shekullin e 16-te, kjo xhami me e madhja ne Rusi qe kryesisht eshte nje muze, u rindertua ne vitin 1996, meqe ishte shkaterruar nga Ivani i Tmerrshem gjate nderhyrjes ne Kazan. 11.Xhamia e Kristalte ne Malajzi.
E ndertuar ne vitin 2008 me material çeliku, qelqi dhe kristali, kjo xhami eshte e veçante me dizajnin e saj te pergjithshem mahnites. 12.Xhamia e Puchong Perdana, Malajzi. Bukuria e kesaj xhamie qe duket sikur noton mbi uje padyshim se le pa tekst.


e ne fakt eshte pak çudi .krijohen gjera te bukura dhe fjale te bukura, per te promovuar realitete….. primitive .