Një turiste ne Zvicër ka rrezikuar seriozisht jetën mëngjesin e sotëm, teksa ka përfunduar në lumin Rhine.
26-vjeçarja ka qenë duke bërë një selfie kur ka humbur ekuilibrin dhe ka përfunduar në lumë.
Rrymat e ujit e kanë spostuar rreth 1 km, duke e nxjerrë në një lartësi rëre. Nga aty ajo ka mundur të ngjitet mbi një gur të madh dhe më pas është marrë që aty nga një helikopter.
Patrulla e policisë së Churit e gjeti gruan krejtësisht të lagur mbi gur por pa lëndime.
Pas ekzaminimit mjekësor, turistja u kthye në vendbanimin e saj.

