Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, siguroi se asgjë nuk shkoi e humbur pas dasmës së tij, pasi arriti ta dhuronte ushqimin e mbetur dhe pijet për bamirësi, sipas drejtorit të Bankës Ushqimore të Rosarios, Pablo Algrain.
Po kush ishin ata futbollistë, që zbritën në Rosario javën e kaluar, për të qenë të pranishëm në ditën kur Messi u lidh në martesë me partneren afatgjatë, Antonella Roccuzzo? Bëhet fjalë për Neymar, Luis Suarez dhe Gerard Pique, Dani Alves, Sergio Aguero, Cesc Fabregas, Angel Di Maria, Xavi dhe Carles Puyol, midis yjeve për të festuar martesën, e quajtur “dasma e shekullit” nga mediat lokale.
Kishte shumë ushqime dhe pije të mbetura, megjithëse nuk shkoi asgjë e humbur falë pesë herë fituesit të “Topit të Artë” dhe gruas së tij.
“Gjithçka arriti në dyqan dhe ne po e kontrollojmë atë,” – tha Pablo Algrain. – Ne ende nuk e dimë fare se sa ushqim ka. Iu shpjeguam organizatorëve të dasmës se ne mund të pranojmë pije dhe ushqime të buta, por jo pije alkoolike.”
Aktualisht Messi është muajin e mjaltit me nusen dhe fëmijët e tij, pas nënshkrimit të një kontrate të re me Barcelonën, që e lidh 30-vjeçarin me gjigandët e La Liga-s deri në vitin 2021.
