Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 17- vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.
Kallëzimi është bërë nga e reja, me inicialet E. R., 14- vjeçe, e cila ka deklaruar se shtetasi me inicialet F. Ç., ditën e djeshme rreth orës 06:30 të mëngjesit ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, ndërkohë Policia po punon ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia arreston në flagrancë për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, shtetasin:
– F. Ç., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 09.07.2017, Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, për arsye se ndaj tij, ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetësja E.R., 14 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se:
Më datë 09.07.2017, rreth orës 06:30, shtetasi F.Ç., ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të (me forcë).
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 100 dhe 22 të Kodit Penal.

“Vlonjati hyri në banesë ….”hajde titull hajde!!
njëlloj si shkruajnë italianët ose gërku:shqiptari hyri,bëri vrau preu”
por për fat të keq këtu jemi në shqipëri dhe shkruajmë për shqiptarët!!
lexojmë shtypin e huaj dhe kujtojmë se jemi duke shkruar për të huaj!!kaq shpejt dhe kaq shumë mund të indoktrinohemi nga të tjerët sa është për të pasur frikë!
ajo që ka ndodhur është e rëndë dhe duhet hetuar dhe dënuar me maksimunin e mundur,por të flasësh për vlorën,për një vajzë vlonjate dhe të shkruash me përçmim racor se “Vlonjati hyri në banesë”më duket pak si tepër idiote!!më sikur ta ket shkruar ndonjë ndyrësirë rraciste ose i mangët nga trutë!!