Aksident në Manëz, 1 vdes, 3 plagosen

anazapta

Një persona ka mbetur i vdekur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur sot paradite në Manëz (Durrës). Sipas policisë, një automjet është përplasur me murin rrethues të një banese në afërsi të urës së Shkafanës. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur. Policia ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti i rëndë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *