Turqi, urdhërarreste për 72 profesorë. Përdorën aplikacionin e Gulenit

Ornela

Turqia ka lëshuar mandatarreste për 72 pjesëtarët e stafit pedagogjik të një universiteti, sipas asaj që njofton media shtetërore këtë të hënë, mes të cilëve edhe një ish-këshilltar të udhëheqësit kryesor opozitar që zhvilloi një miting masiv të dielën, për të protestuar kundër spastrimit që është përvijuar prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti vitin e kaluar.

Urdhërarrestet u lëshuan si pjesë e një hetimi ndaj lëvizjes së klerikut islamik që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, i cili akuzohet si truri i përpjekjes së dështuar për puç 15 korrikun e vjetshëm, raporton agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.

Kemal Kilicdaroglu, udhëheqës i partisë laike CHP, tha përpara një turme të madhe ditën e dielë se, Turqia po jetonte nën diktaturë dhe u angazhua të vijojë sfidimin e qeverisë, pasi përmbylli marshimin 25-ditor nga Ankaraja drejt Stambollit.

Policia, ndërkohë, njofton se deri më tani ka arrestuar 42 prej pedagogëve të Universitetit fetar “Bogazici” të Stambollit, si dhe Universitetit “Medeniyet”, që ndodhet në anën aziatike të qytetit më të madh të Turqisë.

Sipas burimeve policore, 8 nga 72 mandatarrestet ishin për stafin akademik të “Bogazici”-t, mes të cilëve edhe akademiku i shquar Koray Caliskan, i cili ka punuar në të kaluarën si këshilltar vullnetar për Kilicdaroglu. Pjesa tjetër, 64 vetë janë nga Universiteti “Medeniyet”, 19 prej të cilëve profesorë të Fakultetit të Mjekësisë, shton më tej “Anadolu”.

Të gjithë këta dyshohet se janë përdorues të aplikacionit të mesazheve të koduara “ByLock”, që sipas qeverisë përdoret nga ndjekësit e Gulenit.

Share This Article
1 Comment
  • gjithë farsa e grushtit të shtetit dhe e “terroristit gylen” nuk është gjë tjetër veçse një makinacion i të dyve,erdogan dhe gylen,për të zhdukur tërë krahun laik,qemalist!!
    tërë kjo “urrejtje” e sulltanit të ri ndaj frymëzuesit të tij islamik,është thjeshtë një teatër,pak a shumë i hollë dhe shumë i fshehur,në fillimin e tij!!por sot 1 vit pas fillimit të këtij teatri po shihet shumë qartë se që të dy janë në një marrveshje të heshtur,por të qartë!!
    tërë arrestimet që janë bërë ndër “përkrahësit e gylenit”nuk janë gjë tjetër veçse arrestime në radhët e kemalistëve,laikëve dhe kurëve!!
    nuk e kuptoj përse erupa dhe amerika nuk flasin për këtë??
    ndoshta ata kanë ritmet e tyre si shtete!kështu e bënë dhe me krijimin dhe furrnizimin e ISIS!!pavarsisht se të dhënat ishin të dukëshme,me të nxjerrë sytë,që erdogani ishte krijuesi,menaxhuesi dhe furrnizuesi i ISIS ata e mbajtën gojën të mbyllur për kohë të gjatë!!
    të shpresojmë që këtë herë ta hapin më shpejtë!!
    erdogani po shkatërron tërë atë punë gati 100 vjeçare që filloi mustafa qemali dhe e vazhduan breza të tërë pas tij!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *