Austria i ka ndaluar hyrjen në vend ministrit turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci, i cili kërkonte të merrte pjesë në tubimin e organizuar në Vjenë me rastin e përvjetorit të parë të puçit të dështuar ushtarak në Turqi.
Për autoritetet austriake, prania e ministrit Zeybekci përbën rrezik për sigurinë dhe rendin publik.
Ankaraja nuk ka reaguar ende mbi këtë vendim, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara prej kohësh, e Vjena e ka kritikuar hapur Turqinë për reagimin e ashpër pas tentativës për grusht shteti.
Përpos kësaj, Austria nuk ka ngurruar të dalë hapur në mbështetje të ngrirjes së negociatave të saj të anëtarësimit.
Në muajin mars, Austria ia ndaloi presidentit Recep Tayyip Erdogan të bërit fushatë në territorin e saj, për referendumin që do të zgjeronte pushtetin e presidentit.
Javën që shkoi, për arsye të ngjashme me ato të cituara në rastin e Zeybekci, Holanda doli me deklaratën se zëvendëskryeministri turk, Tugrul Turkes, nuk është mirëpritur në atë vend.
Erdogan, nga ana tjetër është ankuar se nuk e lejuan të flase publikisht në Gjermani, kur ndodhej tani për samitin e G20-s.
Austria dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian kanë kritikuar fuqishëm Turqinë për veprimet e saj pas përpjekjes për grusht shteti, më 15 korrik të vitit të kaluar.
Plot 50 mijë vetë kanë përfunduar prapa hekurave dhe mbi 100 mijë të tjerë janë pushuar nga puna, nën akuzat se kanë lidhje me klerikun islamik, Fethullah Gulen, të cilin e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit.

gjithë farsa e grushtit të shtetit dhe e “terroristit gylen” nuk është gjë tjetër veçse një makinacion i të dyve,erdogan dhe gylen,për të zhdukur tërë krahun laik,qemalist!!
tërë kjo “urrejtje” e sulltanit të ri ndaj frymëzuesit të tij islamik,është thjeshtë një teatër,pak a shumë i hollë dhe shumë i fshehur,në fillimin e tij!!por sot 1 vit pas fillimit të këtij teatri po shihet shumë qartë se që të dy janë në një marrveshje të heshtur,por të qartë!!
tërë arrestimet që janë bërë ndër “përkrahësit e gylenit”nuk janë gjë tjetër veçse arrestime në radhët e kemalistëve,laikëve dhe kurëve!!
nuk e kuptoj përse erupa dhe amerika nuk flasin për këtë??
ndoshta ata kanë ritmet e tyre si shtete!kështu e bënë dhe me krijimin dhe furrnizimin e ISIS!!pavarsisht se të dhënat ishin të dukëshme,me të nxjerrë sytë,që erdogani ishte krijuesi,menaxhuesi dhe furrnizuesi i ISIS ata e mbajtën gojën të mbyllur për kohë të gjatë!!
të shpresojmë që këtë herë ta hapin më shpejtë!!
erdogani po shkatërron tërë atë punë gati 100 vjeçare që filloi mustafa qemali dhe e vazhduan breza të tërë pas tij!!