Kthehet nga Greqia për t’i qëndruar afër prindërve, bashkëshorti i 19-vjeçares, Elda Tanushi që tentoi të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm në kos e deklaroi se ishte përdhunuar nga vjehrri.
Xhaxhai i tij, Ilir Stafa dëshmitar në ballafaqimin mes dy krushqive, konfirmon për BalkanWeb se nipi i tij Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe deklaron se nuk do t’i kthehet më asaj.
Xhaxhai i Donaldit thotë me tu kthyer nga Greqia ai ka shkuar bari me lopë, punë të cilën e ka kryer edhe më herët, para se të martohej.
20-vjeçari, sipas xhaxhait ka deklaruar se bashkëshortja e tij nuk i afrohej, aq sa edhe raportet e tyre seksuale mund t’i numërojë me gishtat e dorës.
I riu, sipas tij edhe në ballafaqimin mes krushqve ngulte këmbë se Elda nuk ishte e virgjër dhe se për t’i hedhur atij hi syve, kishte hedhur jod në çarçafë, natën e parë.
“Pas diskutimeve me prindërit e vajzës, ata ngulën këmbë se e bija ishte e virgjër dhe faji i mbeti Donaldit sikur s’merrte vesh nga këto gjëra”,- tha xhaxhai i tij, Ilir Stafa.
Pas akuzave të nuses, që tani është kthyer në shtëpinë e saj Zallrec të Dibrës, prindërit e Donaldit hodhën akuza se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me një burrë të ve, i cili kishte edhe dy fëmijë. Një fakt të tillë e konfirmon edhe Iliri, xhaxhai i Donaldit.

gazetë për të ardhur turp kur e lexon!!
personazhe në ngjarje që o nga padituria o nga inati për njëri tjetrin,zbathin brekët në mes të sheshit!tregojnë gjërat më intime!ngjarje që dhe në gjykatë,kur je i detyruar ti thuash,nuk lejohet publik!!
me të vërtetë për të ardhur keq për këtë shtyp të pjerdhur që falë mungesës së vetdijes dhe të ligjeve për privatësinë,bën pallë!tall hajdarin në tërë kuptimin e fjalës!!