Chelsea, 80 milionë për Moratën

DITA Online

 

Që Alvaro Morata dëshiron të largohet nga Reali i Madridit, ky nuk është një lajm i ri, por skuadra që do të paguajë shumën e kërkuar nga Los Bancos për kartonin e tij duhet t’i garantojë vendin e titullarit.

E ardhmja e sulmuesit spanjoll, i përfolur edhe për një transferim të mundshëm në Serinë A në radhët e Milanit, me shumë mundësi do të jetë në Angli, por jo te Manchester United.

“Djajtë e Kuq” në fakt vetëm pak ditë më parë zyrtarizuan Romelu Lukakun, duke hequr dorë nga Morata, por për spanjollin ka interes serioz edhe nga Chelsea i Antonio Contes.

Sipas As, “blutë” e Londrës janë gati të shpenzojnë 80 milionë euro për 24-vjeçarin, që te Reali mbetet zgjedhje e dytë për sulmin.

Morata ka admirimin e Contes, insistimi i të cilit ishte vendimtar për kalimin e futbollistit te Juventusi në vitin 2014.

Gjithsesi në atë kohë trajneri i lindur në Lecce mori drejtimin e Italisë dhe nuk pati mundësi të punonte me spanjollin.

Morata për momentin ndodhet në qendrën stërvitore Valdebebas në kryeqytetin spanjoll, por me shumë mundësi nuk do të udhëtojë me Realin për miqësoret e verës, në pritje të udhëtimit drejt Londrës.

Chelsea është gati t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare spanjollit, që do të ishte zëvendësuesi ideal i Diego Costa.

Shuma prej 80 milionë eurosh (plus bonuse) pritet të ndryshojë mendjen e klubit spanjoll që të lërë të lirë Moratën, pasi Real Madrid synon 90 milionë euro.

Tashmë fjala e fundit i takon trajnerit Zinedine Zidane, nëse do të pranojë këtë transferim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *