Rriten çmimet e konsumit, inflacioni i afrohet objektivit

Ornela

Çmimet e konsumit shënuan një rritje me bazë vjetore prej 2.2% në muajin qershor, ndërkohë që në maj ky tregues ishte 2%. Ky ndryshim i afrohet objektivit të Bankës së Shqipërisë për të pasur një inflacion vjetor prej 3%.

Instituti i Statistikave raportoi se, inflacioni në qershor është ndikuar kryesisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, duke zënë peshën kryesore në çmimet e konsumit.

Ky grup ka shënuar një rritje prej 5.1% dhe brenda vetë kësaj kategorie çmimet e frutave u rritën me 16.8% dhe 12.1%.

Rritja ka vazhduar më tej me grupin e mallrave dhe shërbimeve me 3.35%, për të vazhduar më e moderuar me disa grupe të tjera si qira, energji, lëndë djegëse, pije alkoolike dhe duhan, transport, etj.

Nga ana tjetër, në qershor ka vazhudar rënia e çmimeve për veshjet dhe këpucët, me një bazë vjetore prej 2.5%. Me ulje janë edhe grupet e mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake dhe shëndetit.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri. Ai mat ndryshimet relative të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga familjet për konsum vetjak dhe llogaritet duke përdorur strukturën e konsumit final të familjeve shqiptare.

Burimi kryesor i informacionit për shpenzimet është Anketa e Buxhetit të Familjeve.

Share This Article
2 Comments
  • NE 10,000 VJETE HISTORI NJEREZIMI TE NJOHUR

    VETEM KETO 10 VITE KA FILLUAR TE FLITET SE RRITJA E CMIMEVE ESHTE GJE E MIRE.

    HAJD DALT PER HAJR.

  • NE 10,000 VITE NJEREZIM, VETEM KETO 10 TE FUNDIT RRITJA E CMIMEVE PO SHIKOHET SI NJE GJE E MIRE.

    HAJD DALT PER HAJR.

    DHE LESHOJINI KOMENTET NE KOHE, O REDAKSI E PJERDHUR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *