Një portret i paautorizuar për Gramoz Ruçin

DITA Online

 

Nga Xhevdet Shehu

Një lexues i rregullt i DITA-s online që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe që mbase jo krejt rastësisht e kam mik në Fejsbuk, më shkruante para pak ditësh kështu:

“Mora vesh se Gramoz Ruçi do të bëhet kryetari i ri i Kuvendit. E tha Edi Rama këtë në një intervistë. Mirëpo, unë kam një kuriozitet që dua të ma shuani ju të gazetës ‘DITA’: A është kjo zgjedhja e duhur? Sepse nuk e njoh fare Gramoz Ruçin dhe për më tepër thuajse nuk e kam parë në ekranet e televizioneve aty në Tiranë. Ka nga ata që thonë se ai përfaqëson krahun ekstremist në PS, disa e quajnë ministër të kohës së diktaturës. Por rezultati surprizues i PS-së më 25 qershor dhe sidomos në qarkun e Fierit ku zoti Ruçi doli deputet më kanë bërë të mos jem i bindur në ato që më kanë thënë për të, por edhe nga ato që shkruhen në disa rrjete sociale. Sidomos këto komentet në rrjetet sociale më duken të njëanshme dhe nuk i besoj…Mund të ma sqaroni këtë, mbase me anë të një portreti për figurën e tij….”

Po, iu përgjigja, do të shkruaj unë se cili është ai që do të jetë Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

“Njolla” në biografi e Gramozit

Shumë pyesin se si ka mundur të mbijetojë një ish-komunist, madje “fanatik” sikurse e etiketojnë Gramozin disa?

Mendoj se Gramozin nuk e komplekson aspak e kaluara. Dhe ja sepse:

Gramoz Ruçin e njoh prej afro 27 vjetësh, pikërisht në kohën që regjimi komunist kishte marrë rrokullimën dhe Gramozi u shfaq si një nga prurjet e reja në udhëheqjen e partisë. Ai erdhi nga Tepelena ku dy vitet e fundit kishte qenë sekretar i parë i partisë të rrethit. Ishte 39 vjeç kur erdhi në Tiranë. Madje në fillim të vitit 1991 ai ushtroi për rreth dy muaj e pak detyrën si ministër i Brendshëm. Pikërisht atëherë ndodhi ngjarja  e 2 prillit në Shkodër. Gramozi, si ish-ministër i Brendshëm në atë kohë, doemos që do të ishte ndër të akuzuarit kryesorë për atë ngjarje. Për të kuptuar situatën reale duhet me doemos të vendosemi në kohën e duhur për të cilën bëhet fjalë, kur Shqipëria ishte në një kaos thuajse total. Unë e kam ndjekur atë gjyq… Dhe dëshmoj se shumëkush priste që Gramozit t’i hidheshin prangat aty, në sallën e gjyqit. Natyrisht ishte një moment i vështirë për të në atë kohë, por Gramozit nuk iu gjend asnjë fakt që ta penalizonte dhe ta çonte pas dyerve të burgut. Qëndrimi i tij në sallën e gjyqit ishte burrëror. Dikush hodhi një këpucë kundrejt Gramozit. Por atij nuk i bëri përshtypje, duke ditur shumë mirë ku gjendej dhe mbase e arsyetonte edhe atë sjellje brutale dhe të papërmbajtur të ndonjërit si emocionale përballë një ngjarjeje tragjike. Sepse ai, më mirë se kushdo tjetër mbase e dinte të vërtetën, dinte autorët dhe ekzekutorët e masakrës…

Në të vërtetë ata që ia kujtojnë këtë pas 27 vjetësh, gabojnë dhe zhvlerësohen vetë. Ata që e kontestojnë Ruçin duke e implikuar atë në ngjarje mendoj se nuk kanë të drejtë. Gramozi e ka shpjeguar vetë këtë disa herë, por meqë erdhi fjala, po ju them: Ky gjyq është zhvilluar kur Partia Demokratike ishte në pushtet dhe ngjarja ishte fare e freskët. Por asnjë argument apo akuzë nuk qëndronte kundër Gramozit dhe ai doli i pafajshëm nga ajo histori. Kaluan vite dhe Berisha erdhi sërish në pushtet e qëndroi për 8 vjet kryeministër i vendit dhe, me gjithë nivelin e gjykatave dhe të gjykatësve në favor të Berishës, nuk guxoi askush ta riakuzonte Gramozin.

Fakt është se që nga viti 1991, Gramoz Ruçi nuk ka mbajtur asnjë post shtetëror, nuk u bë më pas kurrë ministër, pavarësisht se partia e tij ka ardhur disa herë në pushtet dhe ai mund ta ishte zgjedhur apo emëruar lehtësisht në poste të tilla. Ai ka qenë në vijimësi deputet, kryetar i grupit parlamentar dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste. Kaq.

(Një parantezë e vogël: Për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm në 21 janar 2011 akuzohet edhe ministri i Brendshëm i Berishës në atë kohë, Lulzim Basha, aktualisht kryetar i PD-së, madje dhe vetë Berisha. Por as atëherë dhe as pas gjashtë vjetësh nuk u bë as përpjekja më e vogël për të gjetur autorët. Madje edhe tani bëhen përpjekje që ai gjyq të mos zhvillohet asnjëherë…)

***

I dashur mik, prandaj unë mendoj se ju keni të drejtë që nuk i besoni disa rrjete sociale që e akuzojnë Gramozin si “kriminel”, si përfaqësuesin e vijës së ashpër, madje staliniste në Partinë Socialiste. Duhet të kini parasysh një gjë: Të gjitha partitë që u krijuan apo u modeluan pas vitit 1990 ishin produkt i ish-Partisë së Punës. Nisur nga ky fakt, shkrimtari ynë i shquar Dritëro Agolli, ndërsa i shikonte ish-komunistët si kryetarë të partive të ndryshme që krijoheshin me shpejtësi në atë kohë, tha: “Të gjitha partitë tona kanë lindur nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës”. Disa vazhduan të qëndrojnë në të njëjtën llogore të krahut të majtë, duke bërë një reformim të natyrshëm sa të vetes, aq dhe të partisë ku u bënë pjesë, të tjerët kaluan matanë, duke u bërë të mosbesueshëm. Gramoz Ruçi është një nga ata që nuk i ndryshoi asnjëherë bindjet e tij të majta, ndaj dhe ka mbetur për më shumë se një çerek shekulli një nga shtyllat e Partisë Socialiste. Gramoz Ruçi është mbase personazhi më emblematik i tranzicionit shqiptar.

Pse e them këtë? Sepse, më kërkove o mik të shkruaj për Gramoz Ruçin, por ai është e pamundur të shkëputet ai nga politika. Ai është politikan, një figurë publike dhe figura e tij është e lidhur pazgjidhshmërisht me politikën, me PS-në dhe me të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve. Kanë rrjedhur shumë ujëra gjatë këtyre viteve dhe kanë ndodhur kaq shumë ngjarje…

Për shkak të formimit, devotshmërisë, por edhe të karakterit të tij. Se kush e bëri këtë zgjedhje unë nuk e di. Mbase Ramiz Alia apo edhe Nexhmije Hoxha? Por kjo mendoj se ka pak rëndësi pas kaq vitesh. Kishte dhe të tjerë relativisht të rinj që ishin përzgjedhur për të vazhduar me devotshmëri kauzën e Partisë së Punës, por që me fishkëllimin e parë kaluan ylberin dhe u bënë ca “demokratë”, ca “republikanë” e ca “ballistë”… Erdhën si erdhën punët, Gramozi qëndroi aty ku ishte dhe spikati me personalitetin e tij në mbrojtjen e një kauze në një kohë që ajo ishte më sulmuara dhe lehtësisht e plagosshme nga të gjitha anët. E në atë kohë nuk të ngrinte kush në përgjegjësi, nëse nuk kishe aftësi. Gramozi i kishte këto aftësi.

Po është nursëz Gramozi, thonë disa. Është shumë i rreptë, duke u nisur nga një shikim në distancë. Përkundrazi. Jo, më thonë ata që e njohin më nga afër se unë Gramozin. Tjetrit shikoji punën e jo gunën, thotë populli. Prandaj dhe ata që e njohin nga afër e konsiderojnë atë një njeri serioz, një njëri që e mban fjalën dhe nuk ka asnjë paragjykim për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, të majtë a të djathtë qofshin. E thonë këtë deputetë e ish-deputetë të PS-së, e thonë qytetarë të ndryshëm që kanë qarë hallet te Gramozi. Përndryshe, këta qytatarë nuk do ta kishin votuar për kaq shumë vite me radhë Gramozin.

Më thoshte një deputet i djathtë para ca kohësh: Do të mbarosh një punë, drejtoju Gramozit! Është burrë që e mban fjalën…

Gramoz Ruçi, pas Sali Berishës është pa dyshim politikani më jetëgjatë i Shqipërisë pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Është dhe një simbiozë e të dy regjimeve. Pavarësisht anatemimeve dhe sulmeve që i bëhen pambaramisht, fakti i mbijetesës tregon se ai është idealisti, mbase i më i përkushtuari në të majtën shqiptare, që nga koha kur Fatos Nano u zgjodh kryetar i PS-së e deri më tani që atë parti e drejton Edi Rama.

Kur shkruaj këto radhë, dua të më mirëkuptojnë lexuesit. Gramozin e çmoj në distancë si një politikan me integritet, pasi nuk bëj pjesë në atë parti dhe në as ndonjë parti tjetër.

Gramozi përballë Saliut

Gramoz Ruçi dhe Sali Berisha janë dy politikanët më të vjetër të Kuvendit të ri. Problemi është fare i thjeshtë: Kush nga ata do ta çelë seancën e parë? I takon Saliut si më i moshur. Saliu është 73 vjeç, ndërsa Gramozi është nja shtatë vjeç më ri. Dyshoj se duke njohur karakterin dhe sjelljen e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali, ai nuk do të pranojë të drejtojë atë seancë, edhe për faktin se nuk do që t’i shtrëngojë dorën e ta urojë kryetarin e ri të Kuvendit publikisht për detyrën e lartë që do të marrë përsipër të kryejë. Këtë Berisha e ka manifestuar në të gjithë karrierën e tij dhe në të gjitha rastet, nuk ua jep dorën e nuk ua uron fitoren atyre që i zënë vendin, aq më pak një kundërshtari si Gramozi kur e sheh të bëhet Kryetar Kuvendi.

Ata kanë qenë të dy ish-komunistë, Saliu me një stazh 25 vjeçar edhe si sekretar fanatik partie, Gramozi në pesë vitet e fundit. Deri në vitin ‘90 ata të dy të vrisnin për Enverin, por më pas ata u ndodhën jo krahë për krahë, po ballë për ballë si kundërshtarë politikë. Dhe janë ndeshur e përplasur kushedi sa herë me njëri-tjetrin gjatë këtyre viteve, për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të ndryshme që ata mbanin dhe në fakt i ndanin nga njëri tjetri… Dhe ja, ky është thelbi ku ata ndryshojnë ata nga njëri-tjetri, tek karakteri krejt i ndryshëm.

Po tregoj një ngjarje të përjetuar nga shumëkush nga 25 vite më parë, në prill 1992, kur Sali Berisha zgjidhej president i vendit. Një nga kritikët më të rreptë të Saliut në atë kohë ishte pikërisht Gramozi.  Ai e pati akuzuar Berishën si revanshist dhe si një njeri që po fuste frymën e përçarjes kombëtare në popull. Në një moment replikash të ashpra me Berishën, i ishte drejtuar atij me fjalët: “Ti kërkon me çdo kusht të bëhesh president. Edhe mund të arrish të zgjidhesh ndonjë ditë, por president i Shqipërisë nuk ke për t’u bërë asnjëherë!”

Duke patur këtë ndjesi të shprehur botërisht, për të ruajtur dinjitetin e ati që do të bëhej kryetar shteti, prandaj dhe kjo ishte arsyeja që demokratët bënë një ndryshim në dispozitat kushtetuese, ku u sanksionua se zgjedhja e presidentit bëhet pa debat nga deputetët. (Një vit më parë zgjedhja e Ramiz Alisë president ishte bërë pas një diskutimi maratonë, ku u derdhën të gjitha mllefet dhe fyerjet, lëvdatat dhe meritat, vlerësimet dhe gabimet, akuzat dhe retorikat e mundshme për personin që do të merrte frenat e shtetit në duar, gjë që në fakt e zhvlerësoi atë në sytë e opinionit ende pa u ulur në kolltukun presidencial).

Për Berishën atë ditë u hapën shishet e shampanjës në sallën e parlamentit dhe pati entuziazëm të madh te simpatizantët e tij që mbushnin platenë dhe lozhën e parlamentit. Por opozita socialiste votoi totalisht kundër dhe më e rëndësishmja është se ky parashikim i Gramozit u vërtetua katëcipërisht në 1996, ‘97, ‘98, por edhe gjatë qeverisjes së dytë të Berishës, 2005-2014…

Tani, i nderuar mik i largët, të vijmë tek fitorja e 25 qershorit. Fitorja e thellë e PS-së në këto zgjedhje kërkon një analizë të thellë, pasi për të kanë ndikuar shumë faktorë. Disa konsiderojnë arritjet në mandatin e parë të Ramës, disa opozitën e dobët dhe pa vizion etj., etj. Besoj se i ke ndjekur debatet që bëhen në ekrane dhe në faqet e shtypit të shkruar. Kur vjen puna në rrafshin brenda kampit të socialistëve, kam dëgjuar të majtë e të djathtë që thonë se fitorja nuk është atribut vetëm i Ramës, por po aq edhe i Gramoz Ruçit. Ai, pra Gramozi, edhe pse ishte figura numër dy në parti, pranoi të futej në listë i 9-ti në Fier. Dhe PS në atë qark, e udhëhequr gjatë fushatës nga Gramozi, mori edhe mandatin e dhjetë.

***

Nesje, që të mos e zgjatim me këtë portret të paautorizuar, Gramoz Ruçi si Kryetar i ri i Kuvendit do të ketë një barrë shumë të rëndë përsipër dhe do të jetë në një pozicion më ndryshe nga tani: më i atakueshëm, por edhe i më i kritikueshëm se sa deri më sot. Sepse kush punoi e nuk gaboi.

Por për një gjë mbase flas me bindje: Ai nuk do ta lejojë Berishën të flasë pambaramisht dhe pa doganë siç ka bërë për vite me radhë nga foltorja e Kuvendit. Ai thjeshtë do të zbatojë rregulloren e Kuvendit dhe rregullorja nuk e lejon këtë. Mendoj se ky gjest do të përshëndetet nga qytetarët e këtij vendi, pasi ia rrit vlerat atij vendi ku shkojnë ata, burra dhe gra, që i ka zgjedhur populli t’a përfaqësojnë denjësisht.

 

Share This Article
40 Comments
  • Kuvendi me Gramos Rucin ne krye do jete

    si mesuesi me nxensit.

    por problemi eshte aty jane futur dhe ca parashkollore dhe ca te vjeter pa shkolle.

    Ruci ka mundesine te flase me rrugacet

    hajdutet..

    Aty nuk ka asnje deputet te varfer si ne vitin 90

    qe ta ktheje koken na njehere per popullin.

    Ti popull ta gezosh I foninin e Mones dhe thesin me miell ,.
    Pas 4 vjeteve ne nuk do shihemi me keta deputet

    se ata do shkembejne zonat dhe neve na hoqen

    nga lista e memorjes.

    • Na kenaqe me kete shkrim. Kaq lepirje pa thene asgje konkrete eshte veshtire ta besh. Vetem profesionistet arrijn ta bejne. Po mburret nje k.. se do kemi dike ne krye te parlamentit qe sdo lejoj salen me fol?! Pse ky eshte kriteri i kryetarit te parlamentit????? A e dini se ca peshe kryetari i parlamentit apo jo? Injorante qe lepihen ngelen injorante, si majatas si djathtas si te ilirit apo kujtdo.

  • Bravo Xhevdet. Gramoz Ruci burre i rende, autoritar dhe me personalitet. PS krenare qe ka nje njeri te tille. Respekt per kete burre te Laberise trime.

    • Xhevdeti nuk e përmend fare qënien e Gramozit sekretar i parë,që si e ka pranuar ai vetë kontrollonte e komandonte gjithçka në rreth,pra edhe luftën e klasave e sigurimin.Berisha qe mjek ,kurse ky krye persekutori i një rrethi të tërë.

      • Burimi, ke shteruar, ndoshta dhe nga thatesira, po jo mendja te shkreten, jo syri qe lexon apo veshi qe degjon se i bere m… te gjitha shqisat e tua. Lexoje me larte “Gramozi perballe Saliut”, paragrafi i dyte ku thote se te dy kane qene komuniste, njeri 25 vjet dhe tjetri 5 vjetet e fundit…por nuk eshte kjo aresyeja. Gramozi eshte burre me dy “rr” ndersa Berisha eshte mafje, kriminel, hajdut, tradhetar. Po ti hapesh syte, e lexon mire ne kohe çdo gje. Dhe jo vetem kaq; ju, ca nga ju qe ngaterroni guzhinen me nevojtoren sot, keni gjithe te drejten qe te flisni ç’u vjen nga bytha ta thoni nga goja, se te dya njesoj i keni. Fatkeqesia juaj.

  • ndersa ka 27 ne politike ne demokraci per kete gjendje te mjerushme te shqiperise mban pergjegjesi gramoz ruci me teper se sali berisha se bene pjese ne nje parti ku populli e voton 75 perqind .per mua te iki nje ore e me pare

  • Gjynah qe ka vdekur Enveri dhe Ramizi, se po te ishin gjalle populli i dhjere dhe krenar shqiptar do t’i kishte vene ne krye te vendit dhe do te brohoriste: “Edhe bar do te hame dhe parimet nuk i shkelim. Rrofshin tallonat.”

  • Z. Xhevdet, Nuk e njihja per bemkat e tij shokun Gramoz. E shifja tek lagjia (“fatemirsisht” banoj nje nje lagje me kete “legjende”), tek bredh si horr me makina luksoze te cilat i ka blere me rrogen e shtetit.
    Pas ketij portreti te “paautorizuar” qe i ke bere ketij vampiri, ne Tirane s’ka me vend per statujen e Skenderbeut. Aty duhet vendoset statuja e Gramozit (edhe Sala duhet te kete nje statuje ne Baberru). Ndersa ju gazeta-rucet servila qe zvarriteni si krimba ne stallen e politikes shqipetare, me siguri qe nje dite do te perfundoni si fertilizant ne fushat e Myzeqese!

  • Njè shkrim modest pèr njè personalitet tè patundur, tè palodhur dhe tè devotshèm. Tè njè shqipètari e burri me besè dhe me fjalè. I priftè e mbara dhe punè tè mbarè Gramos Ruçi !

    • me të vërtetë si thua ti!!
      shkrim modest!!
      komneti tënd i bashkuar me atë të EDI duhet të bëjë që të kërkohet një bust për mozin tonë me kom të shtremta!!
      i cili si në pushtet dhe në opozitë vetëm shtoi pasurinë!kuptohet për të mirën e popullit!!
      ska faj i shkreti,në hije gjithnjë dhe “shih rrushi rrushin e piqet”!
      edo ke të drejtë si për makinat dhe për përmendoren që i duhet ndërtuar kësaj ikone të politikës së ndyrë shqiptare!!
      shumë nga shqipot e godasin për atë kohë që mund të them me 99% bindje se ishte më e pastra!!
      ky dhe të tjerët janë katastrofa e shqipërisë me politikën që ndoqën pas ’97ës!!bile që kur nuk folën kundër piramidave!!aty filloi devijimi i tyre!aty ja ndjenë shijen parasë!!

  • Per Gramoz Rucin mund te thuhet e te shkruhet shume , por nji ngjarje e rende e ndodhur po ne Shkoder ,pas ngjarjeve tragjike te 2 prillit , kur Gramozi “u mor peng”tregojne guximin , trimerine dhe pastertine e figures se tij .Me emra te tille historia jone vetem pasurohet.dhe ne ndjehemi krenare..

  • “Po, iu përgjigja, do të shkruaj unë se cili është ai që do të jetë Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë.”
    uau qënka vendosur o xhevdet??
    se ai palloshi i tironës ishte në mëdyshje??
    ndoshta e ke vendosur ti me mozin pa e pyt ramën fare!?

  • “….., nuk ua jep dorën e nuk ua uron fitoren atyre që i zënë vendin, aq më pak një kundërshtari si Gramozi kur e sheh të bëhet Kryetar Kuvendi.”
    xhote po sikur të jetë e kundërta??
    po sikur “kandidatura” e mozit që ka turp të veshë fustanellë,të jetë sa për tu hedhur hi syve të shqipove dhe në të vërtetë të zgjidhet berisha kryetar parlamenti!?
    ça do thoshje ti??
    sidoqoftë paske bo nji prtret me të vërtet të “pasutorizuar” të mozit!!
    si i paautorizuar duket që larg,por dhe ti i paske ra nga kina,me atë shokun në amerikë!
    shnet e bithë të forta xhote!!VK shqipove!!na vër kë të duash sipër se nuk themi gjë!!për ne njëlloj është!!berish a gramoz selim a jorgaq,pal a preng!të gjithë për të nai fut janë!!

  • PER GRAMOZ, MBETJEN E SIGURIMIT TE SHTETIT ESHTE FJALA????!!!!!

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

  • Per te gjithe anonimet dhe fallcot.
    Te pakten me burrerore eshte te shkruani me identitete te sakta, keshtu edhe ju marrin seriozisht.

  • Bobobooo cfare panegeriku…
    Aq shume lavderime,pas asnje kritike qofte per kohen si Sigurims, qofte per Ngjarjet e shkodres,qofte per tregu e ´mishit ´ me skaf, qofte per largimin e tij ne greki etj etj…
    Sa per shkodren: ne boten normal kjo do mjaftonte qe ky vete kur me mos te kandidoje: eshte principi i pergjegjesise, edhe per punet qe me dore tend nuk i ke krye po qe jane krye nga policet e tu…kur thoni . Sepse ai, më mirë se kushdo tjetër mbase e dinte të vërtetën, dinte autorët dhe ekzekutorët e masakrës…atehere faji eshte edhe ma i madhe se nuk ka shume alternativa ketu: ose vete ka dhane urdhri per vrasjet, ose vete ka dhane urdhrin per mos hetim te vrasjeve. Po te dish e mos te tregojsh kush jane kriminelet kur pretendon me perfasuar popullin shqiptar, i vjen qe na perfason nje njeri qe ose vete eshte kriminel,apo qe eshte bashkpunor me kriminelet mbasi po dika kush i beri e nuk i tregoj kur para Drejtesise…
    Eshte gjynah per qeverine e re,edhe vertet idiotsi politike me zgedh Gramoz Ruci, perkunder lavderimet qe disa mundi me i ba, sepse nuk eshte nje njeri qe perfason harmoni po nje njeri qe perfason,volens nolens, kujtomet me te zeza per nje pjese te mire te popullit Shqiptar.
    Pyetja eshte pse u ba kjo zgedhje,perkunder keto pikat shume negative,qe mbulojne qeverine Rama 2 qe ne start me nje velo jo fort te pelqyeshme nga opinonet publike n’evrope? Pse Rama beri kete zgedhje? I trembet Parlamentareve te vete? I trembet ´rrjedhjevé kur te vjen puna tek millioneret e Partise?
    per te mbjatur ne dore deputetet e PSse e me i detyruar me votuar vettingu sepse Rama nuk ka fuqi mbi Parlamentaret millionera?
    apo per te zbutur ato qe qe ne Parti do kundershtojneb Ramen, qe mos te ngacmoje millioneret ePSse
    Shume te tjere kane punuar mire per PSne pa u perlye as me Ramizin as me Nexhmijen,as me Nanon,pra pse Rama e zgodhi pikerisht kete,qofte me nje cmim jashte shume te madhe per ´imazhin’ e Shqiperisénje kriminel si kryeparlamentar e nje vjedhes si President,pra kush eshte ky kryeminister qe bene keso zgedhje do jete pyetja: peng i Maffias apo dicka edhe ma keq i paafte me zgedh….

  • Arben mbete si bishti i qenit ,herë djathtas ,herë majtas nuk zure pozicion ose ekuilibër !

  • Nuk po di taman.Por ne kinema te shkodres kisht bledhje apo gjyqe.Aty perplaseshin “demokratet” e Berishes me Guxumtarin Gramoz Rucin.Kepucen ia hodhen “demokrtatet” e shkodres.Po Gramozi i ftoi burrenisht.Kush don te kete pune me mua te presin kur te mbaroj kjo mbledhje apo gjyq i shpifur i kohes.
    Jasht asnji shkodran nuk i doli po u struken si qyrraca te shpifur qe shesin pordhe e mend me shurren perpjet e bythe dhjere.

  • U lemerisa kur lexova qe Xhevdet Shehu mjaftohet me faktin se me gjasme me ardhjen e Gramozrucit ne parlament sali bisha do te flase me pak ne parlament.
    .Kjo i nderuar XH.SHehu eshte tallje me lexuesit

    Pse ja quan njolle ne biografi ate qe GR ka qene minister ne nje kohe qe dikush duhej te ishte aty….dhe nuk quan njolle ne biografi SEKRETARIN E PPSH per mjeksine sali serbin ?
    Biles berishajt jane e vetmja familje ne bote qe kane patur dy sekretare partie (edhe SELIM BERISHA I NDJERE VELLAI I TIJ KA QENE SEKRETAR PARTIE ne tropoje…
    .
    .nuk po permendim ulurimat e saliqenit per varjen ne litar te Shoshorit
    .
    KRAHESO I NDERUAR XHEVO KRIMET E BERISHALESE ME KUNTRAVAJTJET E GRAMOZ RUCIT:
    PSE SALI SERBI BURRI I SHTETIT I FAQEZIUT ARVIZU DHE KOBURJA ANTIKOMUNISTE E ANTISHQIPTARIT ELEZBIBERAJ DUHET TE VIHEN PRANGAT ?

    Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.
    **
    Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
    ***

    Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.
    ****
    Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin.
    ****
    Nuk kisha deshire tja shihja surratin gramoz rucit ne parlament bile as ne PS….por derisa amerika zyrtare & BE tolerojne krimet e saliserbit..nuk eshte gje tjeter vecse kapitulli i fundit i librit te enverhoxhes….rreziku serbiberoamerikan per shqiperine….se as serbi me grekun te na kishte pushtuar faktikisht nuk do te arrinte shqiperia ne kete kolaps kombetar-ekonomik dhe psiqik.
    .
    keqardhje per shtypin shqiptar
    ( dhe xhevon & diten )
    qe po ja shplajne trurin shqiptareve..

  • SI KA SURRATIN KA DHE SHPIRTIN – thote populli a thua se ka patur parasysh fiks kete surratin e salduar te teneqes vjeter te qeverise Adil Carcanit.

  • Mjafton te jet socialist dhe kta fuksat e sigurimit e bejn hero.Vertet burri i mire eshte,apo nuk ka edukue femijet e tij.I biri vrau dy vete e as qe i hini ferra ne kemb.Ai ishte nxitsi kryesor qe te behej cfar u be me 21janar.Kujtojeni te nderuar fuksa kur dekleroj ne parlament:E KENI MBRAPA KOKES PO JU NUK E SHIFNI.Pra ishte pregaditur ajo cfar u be.Me vjen keq qe shkuen ata militaeuc me pages qe shkuen si qeni ne rrush,per karriken e Edi Rames.

  • Gramoz Rucin e njof nga bisedat e shokeve te mi , qe kane qene mesues ne Tepelene dhe nga shtypi . Kam mendimet me te mira , per te si kuader I larte I tranzicionit dhe si njeri , ne rrast se mbeshtetem ne njohjen e shokeve te mi , kryesisht gjirokastrite .
    Kuadrot e tranzicionit , do te dilnin nga ata te PPSh , sepse ajo parti kryente nje perzgjedhje , qe eshte per ta pasur zili , dhe per ta imituar , nisur nga shkermoqjet , qe kane ndodhur keto 2 muaj . Drejtusit e partive te tranzicionit , I ka spjeguar Driteroi si kane lindur . Kam shkruar shume , per ta , sepse lidhet jeta cerekshekullore e popullit .
    Koha vertetoi se ne Partite e djathta u strehuan ish enveriste , me te meta , te denuar dhe karakteropat , por dhe te persekutuar nga regjimi I Enverit . Ne Partite e majta u strehuan komuniste te devotshem , idealite , te lidhur me shtresat e gjera ; pjesa me emire e PPShse . Testi 27 vjecar vertetoi se shumica dermuse e poplitikaneve te djathte ishin njerez , qe I vune vetes detyre pasurimin dhe dobesimin e rolit te shtetit , ne menyre , qe te krijoheshin oportunitet per vjedhje . Ne krye te tyre u vu nje kaste komunistesh e perbere nga Berisha , Meksi , Hajdari , Pashko e te tjere te ketij niveli . Sa ishin ne pushtet te djathtet e komunistit Berisha , Shqiperia u baderdis dhe u masakrua nga sigurimi I Gazidedes me shoke . Shteti luftoi me arme frontalisht , kunder popullit dhe u vrane mbi 20 mije njerez te pa fjzhem .Demet materjale te shkaketuara nga furia demokratike arrijne ne 100 milliard $ .
    Tjeter fytyre pati e majta , qe riparoi mjaft plage dhe fakti , qe arriti fitoren plebishitare te 25 Qershorit , vertetion katerciperisht se e majta shqiptare ka ruajtur baraspeshat , qe SHqiperia te mos eliminohej si shtet . Nje nder 10 politikanet e ekuilibruar te kesaj sage shqiptare , ka qene Gramoz Ruci . Akuzave u ka dale perballe . Eshte ballafaquar ne gjyq dhe ka dale I pa fajshem . Me pak fjale , Gramozi ben pjese ne eliten e vogel politike te ketij cerekshekulli . Si njeri , mesusit kane treguar se ishte I pjekur , I permbajtur dhe ka mbrojtur interest e shumices . Keshtu njifet edhe nga televizori : Me fjalor te zgjedhur , llogjik , gjakftofte . Nuk ka manifestuar as nje shenje arrogance . Eshte nje politikan I rralle I tranzicionit . Te tjerat I gjykojne organet vendimarrese . Zgalem

  • Ky ruci kurre nuk me ka interesuar…..duket burre i mire por ky si dhe PS-ISTAT e tjere kane patur nje imptence kriminale ndaj nazi-berishizmit pasi trehere kane marre vota popullore per denimin e tij..dhe kane tradhetuar votat
    .
    Po patet merak per minister te permbrenshen njihuni me MONSTREN FLAMUR NOKA
    ……
    A eshte normale te emrohej nga saliserbi ministri i mbrendshem Flamut Noka qe eshte nipi i nje gjenerali te UDB nga me antishqiptaret ?

    A eshte normale qe dhe sot Flamut Noka eshte nenkryetari i sigurise kombetare me kryetar spartak BRAHO qe me shume eshte i semure se ne pune dhe ka lene te pare NIPIN E GJENERALIT myrteza zhvinki

    ————————

    Pra me qarte perse shoqeria civile ,mediat dhe gazeta Dita nuk i shkon deri ne fund spiunit Feim Murati ( Flamur Noka) qe eshte derivat i gupit kriminal bash berishe.

    Perse nuk kerkohet arrestimi ne flagarance i Flamur Nokes por jepen keto material te para 70 vjeteve ku ramiz alia me biciklete ne kalane e beratit qenjka bere James bondi i ketij anastagjarperit qe sic duket edhet njeri pa identitet kombetar.

    Kush eshte kryetari i sotem reali I sigurise kombetare te ligjevenesve se spartak brahos i ka rene DAMLLAJA ???

    Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
    Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
    Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
    Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
    A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
    A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
    Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
    Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

    Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.

  • Zoti SHehu e lexova shkrimin tend ,ju me zotin Gramos jeni nga ni zone ,por ketu nuk flitet per krujshqi por flitet ,per SHtet -Sovran dhe meritat I takojne zotit Sali se ishte I pari nga keta te dy,qe e thehu ket akull te komunismit,por Gramozi eshte I vetmi deputet qe ka marre zemer dhe e ka kritikuar zotin Sali balle- per – balle ne parlament dhe jo si disa deputete,si THOMA-ANJGJELLARI,apo deputeti ILIR -XHAKOLLI I cili u zgjoth deputet vetem ne hijen e FATMIR-XHAFES keta lloj deputetesh jane njieres per te marre rrogen ne parlament dhe per te bere HOTELE -lluksoze ne VLORE ne DURRES dhe ne POGRADEC,kurse Saliun vetem Gramozi ,Edvini,Sokol-Balla Namik-Dokle ,Pandeli Majko,Eduart-Selami ,Sokol -Olldashi ,AZEM-HAJDARI,qe e kane kundershtuar ,se deputetet e tjere prej viteve 90-e deri me sot ,PO te thosh Saliu ne “parlament”,fluturon GAMORI ,keta I thone : Fluturon me 4-kembet.

  • l te ulet mozi ne vendin e kryetarit,por vec me dhembet shternguar mos te qendroje.kupton mozi,mos na i skermit dhembet nga maja e foltores

  • le te ulet mozi ne vendin e kryetarit,por vec me dhembet shternguar mos te qendroje.kupton mozi,mos na i skermit dhembet nga maja e foltores

  • Ky vend nuk ka pasur te keqe nga Gramoz Ruci,se as ka shitur shqiperine dhe as ka mbjelle katrahuren,as ka kultivuar rrugacerine qe te vjedhin e te vrasin si ua ka dashur qejfi.Gramoz Ruci ka dashur shtet dhe jo rrumpalle.Edhe po ja mbylli halene kryerrumpalles malokare,mire do beje,se nje nga vromat e Skraparit,nje nga Lugu i zi i Tropojes,luajten xhele me kuvendin e Shqiperise.Pune te mbare Gramoz!

  • Sa te parespektueshem jemi per mendimin ndryshe. Do te ishte me mire qe seicili qe merre pjese ne debat, t’i shprh mendimet e tij me argumenta e pa fyerje, e kunderta tregon mungese kulture e papjekuri demokracie… Te gjithe flasin me pseudonime… A eshte kjo fjale e lire?! A eshte demokraci? Perkundrazi! Xhevdet Shehu, ka bere nje portretizim sipas bindjes se tij, cilido tjeter ka te drejte te sjelle te kunderten. Per mua, analiza e tij qendron. Jo vetem tek politikanet, por cilido njeri (sado t’i duket vetja qelibar) ka mungesat e tij.”Kali i kuq e ka nje huq”. Po te marre dy kryesoret, per te cilet flitet: Sala me Gramozin, them se kane te mira, por edhe mungesa. Per mua, mungesat me te medha qendrojne nga ana e Saliut… Perse? Sepse, atij iu dha mundesia qe te ndodhej ne krye te vendit, pikerisht ne momentin qe sapo ndryshoi sistemi, dhe bota priste nje shkeputje nga mentaliteti i vjeter autoritar i drejtimit te shtetit… Saliu beri te kunderten, qendroi aq i ashper me mendimin ndryshe, sic kishte qene dhe Enver Hoxha. A s’flasin per kete qendrimet e paralajmerimet e Azem Hajdarit?! Po mendimet e mocionisteve, figura nga me kryesoret ne PD dhe ne radhet e inteligjences se larte??? Po gafat e piramidave, qe sollen deri ne shkaterrimin e shtetit e ushtrise…? (Ndodhi ngaqe Sala nuk e leshonte karrigen) Po grushti i shtetit i 14 shtatorit 1988?!. Po vrasja e 4 fatkeqve ne mes te bulevardit??? E sa e sa te tjera.. Po ai stres i tmerrshem qe krijoi gjate legjistratures se kaluar ne Parlament, kur ishte e pamundur ta hapje TV e ta degjoje, se vetem Saliu fliste, na shastisi ne si popull, te medhenje e te vegjel. Gramozi, ka dhe ai gabimet e tij, apo edhe pergjegjesine ndaj djalit, apo dhe nuk eshte forte i bukur nga fytyra (Po ama as Saliu nuk eshte me i bukur)…. Sidoqofte, trima jane te dy. Kur ndodhen vrasjet e 2 prillit 1991, ai Gramoz i doli ballas detyres dhe nuk i u perfol asgje ne komplikim te te vrareve. Dhe sa here ka folur ne Parlament, nuk bene gam-gam kotsekoti, po i ze fjala vend. Nese vertet zgjidhet kryetar i Parlamentit, te pakten do te kemi nje gje, qe Saliu nuk do e kete me mundesine te shije pa litar e t’na tmerroje femijet me ulerimat pa fund. Ai do te lejohet te flasi sic i takon, sic e ka rregullorja e si u takon te gjithe deputeteve. I barabart mes te barabarteve. Persa i perket komunistellekut, te dy kane qene, Saliu gati 5 here me shume, por edhe me ekstremist mesa kemi degjuar nga personeli mjekesor i spitaleve( Nuk e di se sa mund te jete e vertete se ka perjashtuar nga puna nje infermiere, ngaqe kishte mbledhur buken me gazete ku ndodhej fotoja e nje udheheqesi…. ) Ardhte koha qe ta kemi fjalen te lire e te respektojme mendimin ndryshe te shokut, vellait e mikut…

  • Burrat hijerende si Gramozi i bejne nder ketij vendi. Burrerine ja njohin te gjithe, ndoshta Shkodra me shume ne ’91.

  • Eshte i vetmi njeri qe mund te ktheje dinjitetin , rolin e seriozitetin e parlamentit shqiptar atje ku kerkohet ne prag te futjes ne BE . Ka zgjidhur shume here mbeshtetur ne ligj , ngerce qe jane krijuar ne jeten parlamentare shqiptare.

  • Eshte i vetmi njeri qe mund te ktheje dinjitetin , rolin e seriozitetin e parlamentit shqiptar atje ku kerkohet ne prag te futjes ne BE . Ka zgjidhur shume here mbeshtetur ne ligj , ngerce qe jane krijuar ne jeten parlamentare shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *