Analisti: Basha tentoi “të vrasë atin e tij” në politikë, por dështoi pasi…

Gazeta Dita
080709d-005

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e ‘Opinion’, në “News 24”, është shprehur se Basha nuk ka gisht në humbjen e thellë që pësoi PD-ja.

Sipas tij Basha, ka qenë i suksesshëm deri në momentin që ai ka imituar paraardhësin e tij, në momentin që ai ka qenë vetvetja ai ka dështuar.

“Ka të paktën 20-vjet i shkëputur nga Tirana. Ai për 4 vjet nuk ka qenë një vlerë e shtuar e opozitës, ka qenë i heshtur. Ai ka ndërhyrë vetëm në aspektin estetik dhe jo politik në Kuvend.

Ai nuk ka gisht në këtë humbje. E gjithë politika shqiptare ngjan si një dyqan me veshjesh dhe kostumesh me të njëjtën masë dhe prerje. Kam përshtypjen se bëhet fjalë për një zbrasti të madhe.

Për të krijuar një bërthamë të tij ai ka dështuar. Të gjithë të tjetër janë një koje e origjinalëve. Basha u duk se pati sukses deri në momenti që u shkri.

Tentoi të vrasë atin e tij në politikë, dhe ka dështuar në momentin kur ka qenë vetja. Nuk kemi individë të cilët të frymëzojnë përveç kryetarëve”, tha Vangjeli.

Share This Article
3 Comments
  • Zotni,per te vra te Atin, duhet te jesh dikkushi ne Vetvetin,pra duhesh te existojsh si subjekt qe lendon,vepron e jo si objekt i tjeterkujt.
    Pra ky as kete akt ka pasur mundesi me ba,se as nuk e koncepton me qene subjekt qe vepron,n’aspekti psy.

  • “shkëlqimi dhe rënja e zotit vangjeli”mund të quhet një rishkrim i zylos së agollit!!
    vari hejbet se nuk di se çthotë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *