Politikanë nga koalicioni qeverisës i Gjermanisë folën sot për krijimin e një regjistri pan-evropian të ekstremistëve të majtë për të ndihmuar në parandalimin e përsëritjes së përplasjeve të dhunshme të regjistruara gjatë samitit të G20-s në Hamburg javën e kaluar.
Të paktën 476 policë kanë mbetur të plagosur gjatë trazirave mes të enjtes në mbrëmje deri të dielën në mëngjes. Më shumë se 400 persona janë arrestuar.
Politikanët thanë se një bazë të dhënash do t’u mundësonte atyre të ndalonin militantët në kufi.
“Zvarritjet dhe brutalizmi i dhunës tregojnë se ka një majtë shumë aktive..”, tha një politikan gjerman.
