“1395 ditë pa të kuqen”, filmi i artistit shqiptar Anri Sala mbylli edicionin e parë të festivalit “Ekrani i filmit” organizuar për herë të parë në Shkodër, pas 10 vitesh rrugëtim në Firence.
Filmi solli për të pranishmit një prej 1395 ditëve të rrethimit të Sarajevës, nga 1992-1996, ku ndonëse jeta në këtë qytet s’ka të ndalur, edhe një veprim i thjeshte si ai i të dalurit nga shtëpia apo kalimi në rrugë, nenkuptonte rreziqe ekstreme për banorët e tij.
Filmi i Salës është fryt i bashkëpunimit me Selja Kameric, ku interpreton muziken Patetica orkestra filarmonike e Sarajes dhe interpreton aktorja spanjolle Maribel Verdu.
Për organizatorët ky edicion i parë shënoi një moment të veçantë kthese në historinë e këtij festivali, që pritet të shënojë vitin e ardhshëm edicionin e tij të dytë.
Për Silvia Lucchesi, drejtoreshe e “Lo schermo dell’arte ne Firence ky bashkëpunim i parë ishte shenjë e një maredhenie të gjatë që do të ndërtohet mes dy vendeve, për të sjellë këtë praktikë të mirë të festivalit filmit.
Silvia Lucchesi: “Jemi të lumtur. Për ne ishte hera e parë që vinim në Shqipëri dhe ky ishte një zbulim i dyfishte, i vendit por edhe njerezve te mrekullueshem.
Artiste te pergatitur dhe një publik fantastik që na ndoqi per 3 nete ndonëse në temperatura të larta. Shpresojmë të kthehemi edhe vitin tjetër me të tjera prezantime, sepse siç e kam thënë edhe ditën e hapjes, sivjet mbushim 10 vite dhe jemi të lumtur që patëm mundësi ta festojmë këtë përvjetor me ju në Shkoder.
Duhet punuar, gjëra nuk vijnë vetë. Hera e parë është me e thjeshtë se ta nisësh kët rrugëtim, pasi fillimi ka probleme për gjetjen e burimeve ekonomike. Meterialet nuk mungojnë, ka filma shumë të bukur.
Të gjithë janë të gatshëm të sjellin në Shqiperi prezantimet e tyre, pastaj njerezit kualitativ ekzistojne si Adrian e Melisa, keshtu që besoj se do të kthehemi. Ky është një festival që merret me artin kontemporan, ndryshe nga festivalet e tjera ndërkombetare.
Ne flasim vetëm për artin, e siç e dijmë ai nxit interes për debat. Kinemaja shërben për të kuptuar artin, është një medium popullor.
Njerezit që nuk kanë shumë eksperiencë mbi artin kontemporan, mund të afrohen përmes filmave dhe kinemasë. Diskutimet shërbejnë për të nxitur interes në praktikat bashkekohore që nuk janë të njohura”.
8 filma dhe dokumentare u prezantuan në 3 netët e festivalit në Shkoder që erdhi nga Art House, falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
