Të martohesh brenda një shtëpie plot me kanabis

Gazeta Dita

Kisha Ndërkombëtare e Kanabisit filloi të ofrojë ceremoni të ndryshme, ku ambienti është i mbushur me gjethe të lëndës narkotike.

Një cift në Nevada zgjodhi të martohet në një shtëpi të ligjshme në Las Vegas që ishte e rrethuar me bimë kanabis.

Anna Balfe-Taylor tregoi se kur i fejuari i saj Mark e ftoi të kurorëzonin dashurinë e tyre në një shtëpi të tillë, duhet ta mendonte si ide por në fund iu duk dicka interesante.

Qëllimi i dasmës së tyre në një ambient të tillë ishte më shumë mbështetje për ligjet e reja të drogës që të legalizohej në Nevada.

Mark zgjodhi këtë mënyrë sepse në të kaluarën, babai i tij u burgos në mënyrë të padrejtë për një vepër të keqe, gjë që e bëri të bëjë kërkime për lëndët narkotike.

“Ka të bëjë me lirinë e zgjedhjes së një substance që nuk është e dëmshme,” – tha Mark për Metro.

Kur u martua, në Nevada filloi shitja e lëndëve narkotike prandaj ai kishte një tufë marijuane në xhep.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *