Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amsterdam ditën e shtunë, ku një pronar banese, që e kishte listuar atë në rrjetin e famshëm social të bujtinave “AirBnb” ka hedhur nga shkallët një turiste, e cila vonoi daljen nga dhoma e rezervuar.
Ajo duhet të linte dhomën në orën 11 të mëngjesit, por gjendej ende aty deri në orën 13:00. Për veprimin, pronari i banesës akuzohet për tentativë vrasjeje.
