Befason Preziosi: Kam shitur Genoa-n

Gazeta Dita

Enrico Preziosi ka lajmëruar shitjen e Genoa-s, por nukka zbuluar se kujt ia ka shitur pjesën më të madhe të aksioneve të klubit më të vjetër të Serie A. Lajmi e ka dhënë vetë ai në një intervistë ekskluzive të dhënë për “TeleNord”:

“Kam shitur klubin. Kontrata do të nënshkruhet brenda kësaj jave ose në fillimin e javës tjetër. Duke filluar nga intervista e ardhshme nuk do të jem më presidenti i Genoa-s”. Akoma nuk ka asnjë detaj në lidhje me blerësin.

Fillimisht dukej se Preziosi po zhvillonte negociata me Massimo Cellino-n, pronari historik i Cagliari-t, i cili ka shitur edhe Leeds. Më pas është folur për një grup biznesmenësh gjenovezë, por duket se Preziosi e ka refuzuar ofertën e këtyre të fundit.

Për momentin, e vetmja siguri është fundi i epokës Preziosi, një biznesmen i cili është prej njëzet vitesh në botën e futbollit. Për katër vite ka qenë pronar i Saronno, më pas për të njëjtën periudhë ka qenë presidenti i Como-s, skuadër që e ka kthyer në Serie A.

Në 2003-in ka blerë Geno-n, që në atë kohë ishte në Serie B. Në sezonin 2004-05, kuqeblutë kanë siguruar ngjitjen në kategorinë kryesore të futbollit italian, por një shkelje e rregullave sportive ka dërguar kuqeblutë në Serie C.

Genoa ka fituar dy kampionate të njëpasnjëshme dhe në 2007-ën, pas 12 vitesh, është kthyer në Serie A, prej ku nuk kanë lëvizur më.

Preziosi dhe drejtuesit e tij, gjatë gjithë këtyre viteve kanë arritur të zbulojnë shumë lojtarë të panjohur, që më pas janë kthyer në kampionë dhe janë shitur për shuma marramendëse.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *